Pallatet në plazh, dënohen 5 zyrtarët e komunës Rrashbull

Alqi Kociko

Gjykata e Durrësit ka shpallur fajtorë dhe dënuar me burgim 5 ish-zyrtarë të komunës Rrashbull, anëtarë të KRRT-së dhe Zyrës së Urbanistikës, të akuzuar për “shpërdorim detyre”, në dhënien e 15 lejeve të ndërtimit në zonën e ndaluar të plazhit të “Shkëmbit të Kavajës”. Gjithsej u dhanë 5 vjet burgim, ndërsa një e gjashtë u shpall e pafajshme. Gjykimi ndaj këtyre të pandehurve u zhvillua me procedurë të shkurtuar, ku vetëm 3 prej tyre do izolohen në qeli, kurse 2 të tjerëve, pavarësisht dënimit, u kërkua kthimi i tij në shërbim prove me 2 vjet me kusht. Ndërkohë që vijon i mëvetësuar procesi gjyqësor me procedurë normale për kryetarin e komunës, Hysen Gashi. Nga hetimet rezulton se të 15-të lejet e ndërtimit për pallate, hotele dhe vila, janë dhënë brenda vitit 2011 për firma të ndryshme ndërtimi. Dënimet e dhënë janë nga 8 muaj, deri në 1 vit e gjysmë burgim.

Dënimet e dhëna

Në përfundim të procesit hetimor, gjykata vendosi të shpalli fajtorë dhe të dënojë të pandehurit Viktor Ndreka me 12 muaj burgim dhe 2 vjet heqje të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike,

Vasil Gjoni me 10 muaj burgim dhe 2 vjet heqje të drejtës për funksione, Sabri Troci, 8 muaj burgim dhe 2 vjet heqje të drejtës për funksione. Kurse për Erifili Theoharin, 16 muaj burgim, por u kërkua pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, për një periudhë prej 2 vjetësh me kusht, shërbim prove, me kusht që të mos e përsërisë veprën penale dhe Fatjon Aliaj, 10 muaj burgim, por edhe për të u kërkua pezullimi i ekzekutimit dhe vendosja në dënim me kusht me 2 vjet. Ndërsa për Nevjana Isufin u kërkua dhe dha pafajësi, pasi nuk rezultonte e përfshirë në këtë abuzim me detyrën. Nga ana tjetër vijon gjykimi me procedurë normale për kryetarin e komunës Rrashbull, Hysen Gashi, po i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Komuna e ka pasur të ndaluar të jepte leje ndërtimi në rërën e plazhit.

 

Dënimet e dhëna:

Viktor Ndreka, 12 muaj burg

Vasil Gjoni, 10 muaj burg

Sabri Troci, 8 muaj burg

Erifili Theohari, 16 muaj burg, kthehet me kusht

Fatjon Aliaj, 10 muaj burg, kthehet me kusht

Nevjana Isufin, e pafajshme

 

 

 

Lista e 15 lejeve abuzive të dhëna nga Komuna Rashbull:

 

1-Praktika e dhënies së lejes së ndërtimit për subjektin “K….K…..” dhënë në vitin 2011, për 9 kate+papafingo+garazhd, 8 kate+papafingo+garazhd dhe 7 kate+papafingo+garazhd.

2.Praktika e dhënies së lejes për subjektin ”D….K……”, viti 2011, 7 kat+1 kat njësi shërbimi + papafingo + 1 kat nën tokë.

3.Praktika e dhënies së lejes për subjektin “P….K….” në vitin 2011, objekt 9 kate( 1 kat shërbim dhe 8 kate banim) +1 kat nën tokë.

4.Praktika e dhënies së lejes me vendimin e vitit 2011, për subjektin “K….K…..”, godinë hotel 1-6 kat+1 kat nën tokë.

5.Praktika e dhënies së lejes me vendimin e vitit 2011, për subjektin “E…..”sh.p.k, godinë banimi 6 kat+1 kat shërbime.

6.Praktika e dhënies së lejes së sheshit të ndërtimit me vendimin e vitit 2011, për subjektin “G…..S…..”, hotel 7 kate+1 kat restorant+1 kat sallë konferencash+1 kat nën tokë.

7.Praktika e miratimit të sheshit me vendimin e vitit 2011, për subjektin “K….K…..”, godinë banimi dhe shërbimesh 8 kat+garazh.

8.Praktikat e dhënies së lejes për subjektin “E……”, shtesë 1 kat mbi objektin 7 kat+garazh, dhënë në vitin 2011.

9.Praktika e miratimit të sheshit dhe dhënies së lejes së ndërtimit me vendimin e vitit 2011, për subjektin “XH…….”, shtesë 2 kate mbi banesën 4 kat+1 kat dyqane+papafingo+garazh.

10.Praktika e miratimit të lejes së ndërtimit me vendimin e vitit 2011 në favor të subjektin “XH……”, shtesë 2 kate mbi objektin 5-6 kate.

11.Praktika e miratimit të lejes së ndërtimit me vendimin e vitit 2011 në favor të subjektin “K….K….”, 8 kate+papafingo+1 kat nën tokë.

12.Praktika e dhënies së lejes me vendimin e vitit 2011, për subjektin “E…A…K”, 8 e 9 kate+1 kat parkim nën tokë.

13.Praktika e dhënies së lejes me vendimin e vitit 2011, për subjektin “E…A…K”, 8 e 9 kate+1 kat parkim nën tokë.

14.Praktikat e dhënies së lejes për subjektin “L…..”, me vendim të vitit 2011 nga KRRT.

15.Praktikat e dhënies së lejes së sheshit të ndërtimit për subjektin R. K., viti 2011.

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Kush ka bythe te jape leje ndertimi palejen e kryetarit?Kryetari i komunes eshte dhe kryetar i K.R.T. ,prandaj kot i keni rene ne qafe ketyre rrogtareve se gjitha punet i ka bere ky padrino ne foto.Le ta provonin keta zotrinj te mos firmosnin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *