Mëngjesin e sotshëm është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar për vrasjen e djeshme në Elbasan, por për arsye hetimore policia bën publike vetëm inicialet e tij, O.SH.
Për blutë e Elbasanit ngjarja lidhet me motive të dobëta, por po punohet për zbardhjen e shkaqeve konkrete që kanë shtyrë autorin të vrasë 27vjeçarin.
Një 27vjeçar u vra dje me armë zjarri, ndërsa ishte duke dalë nga shtëpia e së motrës në lagjen “Beqir Dardha” pranë Unazës Jugore të qytetit të Elbasanit.
Fatjon Oçka me banim në Cërrik dhe origjinë nga Korça është qëlluar disa herë, ndërsa autori ka shfrytëzuar errësirën për t’u larguar.
