Një 32-vjeçar u arrestua në Pikën Kufitare të Kapshticës teksa udhëtonte drejt Greqisë, ndërsa dyshohet se po dërgonte mostra të hashashit me qëllim trafikimi tek ndonjë grup kriminal. Policia tha se i arrestuari është Andrea Bulku, banues në lagjen nr. 2 Korçë.
Gjatë kontrollit të mjetit “Peugeot”, me targa YHB1567, në sedilen e pasme iu gjet 16,6 gramë hashash, kurse gjatë kontrollit të banesës iu gjet edhe një sasi prej 0,6 gramë lëndë narkotike kokainë, që u sekuestruan në cilësinë e provave materiale, bashkë me telefonin celular.
