Protesta e manipuluar, e propaganduar e trumbetuar me aq zhurmë e bujë, për nga pjesëmarrja rezultoi e paktë, e shumta mund të ishin disa mijëra. Them kështu se për fat të keq shoqëria jonë ka shumë kundravajtës të ligjit, janë gati 40% që nuk paguajë dritat, që ndërtojnë pa leje apo me leje të kundërligjshme, ka trafikantë e kontrabandistë.
Ka shumë të pakënaqur që kanë humbur pushtetin dhe privilegjin si: ish-ministra, zv/ministra, ish-drejtorë, nëndrejtorë apo ish-zyrtarë të lartë qendrorë e lokalë që i kanë varur shpresat te protestat, tubimet dhe demonstrimet me dëshirën e dëshpëruar për t’u rikthyer në pushtet pa të cilin nuk jetojnë dot. Ka shumë nga ata që jetonin rrumpallë pa mund e vështirësi, “Ha Muço, e pi Muço”.
Këto kohëra tashmë kanë ikur e perënduar. Prandaj mendoj se Qeveria duhet të vazhdojë me vendosmëri reformat dhe zbatueshmërinë me rreptësi të ligjit pavarësisht ulërimave çjerrëse të kryetarit të opozitës. Çfarë na rekomandon opozita, që t’i lëmë hajdutët të vjedhin energjinë elektrike, që kundravajtësit të ndërtojnë ku të mundin e si të mundin dhe pa marrë parasysh rregullsinë urbanistike?! Jo, dhe në asnjë mënyrë, ka ardhur koha që Shqipëria të futet në ullinë e shtetit ligjor nëpërmjet zbatimit të ligjit e të reformave.
Gjithsesi zotërinj “opozitarë” mos u ekzaltoni nga ata pjesëmarrës protestues, pasi përballë 23 qershorit ajo ishte një pikë ujë kundrejt 1.000.000 votave ndëshkuese ku ende s’e keni marrë veten.
Letër e nënshkruar
Pali Nito
