Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit.
Ceremonia është zhvilluar gjatë vizitës së kryeparlamentarit në Gjilan, në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen me rastin e Festave Kombëtare.
Titulli iu akordua Metës pas vendimit të Kuvendit Komunal, ndërsa iu dorëzua nga kryetari Lutfi Haziri.
Ilir Meta u prit në Gjilan me flamuj shqiptarë dhe billborde me foton e tij, ku shkruhet ‘Mire se erdhe z.Ilir Meta’.
Në fjalën e tij Lutfi Haziri u shpreh “Meta është njeriu që ndihmoi pavarësinë e Kosovës. Për herë të parë një autoritet aq i lartë shqiptar viziton Gjilanin. Vizita e tij është nder e respekt i shtetit shqiptar për Gjilanin”.
Meta ka falënderuar për titullin dhe në fjalën e tij, nuk ka lënë pa kujtuar e përshëndetur edhe një vajzë të vogël dikur, të quajtur Saranda, e cila i kishte mbetur në kujtesë nga vitet kur kosovarët i iknin gjenocidit serb.
“Ajo vajzë nuk qetësohej dot, pavarësiht nga gjithçka i jepnin; aty mësova se ajo kishte humbur të gjithë familjen në luftë. Nuk e di ku është sot Saranda, por Kosova sot është e pavarur”, tha Meta.
“Jam përpjekur sinqerisht t’iu shpëtoj këtyre titujve, sepse kur bëhet fjala për një politikan aktiv, besoj se çdo kontribut është detyrë dhe përgjegjësi që nuk mbaron asnjëherë.
Erdha sot në Gjilan për të festuar sot me ju, ditën e përpjekjeve të përbashkëta për liri, ditën për të shpëtuar kombin nga shkatërrimi dhe nga ndarja, ditë që po e festojmë me shumë gëzim dhe krenari.
Unë e konsideroj dhënien e titujve një përpjekje për të bërë më shumë dhe pozicioni i Gjilanit dhe i Anamoravës është shumë i rëndësishëm dhe do të bëhet edhe më shumë në të ardhmen sepse besoj se do shndërrohet në qëndër të rëndësishme bashkëpunimi rajonal”, theksoi kryeparlamentari.
Në vijim ai vlerësoi bashkëpunimin që kanë forcat politike, përfaqësuesit e komuniteteve, etnive.
“Kam vlerësimet më të larta për bashkëjetesën e shkëlqyer të popullit që jeton këtu.
Një mirënjohje nga të gjithë shqiptarët, i takon Gjilanit,, për atë mikpritje që i ka afruar bashkatadhëtarëv tanë të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës në kohët e tyre më të vështira se dihet që vatra e tyre më e ngrohtë ka qënë Gjilani”, tha Meta.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kryeparlamentari Meta tha se “të gjithë ne e dimë se ngritja e flamurit në Vlorë identifikohet me dy figura të mëdha kombëtare, Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin, që simbolizojnë përpjekjet e të gjithë patriotëve shqiptarë, anembanë trojeve tona, për të shpëtuar kombin, për të krijuar shtetin dhe për t`i dhënë një të ardhme kombit tonë”.
Haziri tha se “në kuadër të javës së Flamurit, ne nderojmë edhe udhëheqësin tonë të luftës për pavarësi, Idriz Seferin, i cili në atë kohë, me luftëtarët e vet arriti të çlirojë kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës, duke luftuar për lirinë e të gjithë shqiptarëve.
Natyrisht se ky nëntor është i madh, por për Gjilanin, është edhe i dhimbshëm, sepse liria e asaj kohe u pagua me jetën e shumë dëshmorëve dhe martirëve të kësaj ane”.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta ka mbajtur edhe një takim me përfaqësuesit e Shoqatës “Vatra”, që tubon shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe u ka dhënë përkrahje kërkesave të tyre të drejta për kthim në shtëpitë dhe vatrat e tyre, nga të cilat janë larguar qoftë për arsye politike, më herët, qoftë për arsye ekonomike, së voni.
Meta ka vizituar edhe gjimnazin “Zenel Hajdini” si dhe ka marrë pjesë në Akademinë me rastin e 102-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ku atij i është dorëzuar edhe çmimi “Qytetar Nderi” i Gjilanit.
Kjo është vizita e parë e një udhëheqësi të lartë të Shqipërisë në Gjilan.

KISHA RESPEKT PER KETA TE GJILANIT, POR TANI E DHJENE FARE PUNEN.
KORRIGJIM, LAJM I FUNDIT ESHTE QE NUK KA MARRE NJE TITULL TE TILLE.
O Beni! Po fol njehere drejt, dreqi e mori. Po duaje vendin tend. Boll me ndasi. ville çorben e keqe. Boll me..
TEK LAJMI I ILIR MUTIT VENDOSE TA SHKRUASH KETE??
Hazir Hajni i gjilanit E ka dekorue kete hajnin e shqiperiise
Njani tjetrin e kan begenise . Perhajr……..Bashkimi i hajnise!
Ky lajm qenka shume i mire. Por nje pyetje kam, pas 24 vjetesh ne duart e Saliut jane akoma origjinale keto dosje? Nuk e di si jane keto pune, por ma thote mendja qe ai dhe te tjere i kane rregullu me kohe punet ashtu sic kane dashur! E po te shohem eshte llaf me kalu radhen apo nje tentative tjeter per te na vene brire.