Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar sot ndaj pretendimit të ngritur nga banorët e zonës së Lanabregasit në Tiranë, të cilët kanë më shumë se 20 ditë pa energji elektrike.
Sipas OSHE-së njësia 2 Tiranë, më shumë se gjysma e familjeve në zonën e MbiShkozës, janë debitorë prej shumë vitesh dhe për këtë shkak u është ndërprerë furnizimi me energji i cili nuk do të rilidhet derisa të nisë shlyerja e debisë në vlerën 170 milionë lekë.
Armando Zhuka, drejtori i njësisë Tirana 2, bën të ditur se 67 prej këtyre abonentëve, janë debitorë në shuma të mëdha. Zhuka përgënjeshtron pretendimet e banorëve se ndaj tyre janë aplikuar gjoba të larta duke shtuar se bëhet fjalë për kamatëvonesa të mbledhura ndër vite.

Pikerisht keta 67 konsumatore qe spaguajne, sduhet te mbajne peng pjesen qe paguan.
OSHE, te furnizoje paguesit e rregullt, duke lene pa drita, “trimat” qe jetojne me frymen e Saliut.
Prinderit dhe familjarët e “Horr Merkel” në Shqipëri ndërsa në Gjermani horri ka bërë lidhje të paligjëshme në linjën e Enxhi Merkelit me shpresë se nuk do të dyshojnë!? Por “dardha e ka bishtin anash” dhe nuk do të mundë t’ja hedhë shumë gjatë? Ore,- kush është drejtori i O Sh E E gjermane se e lajmëroj vetë…? Ha ha ha !
@@@ Korigjim i komentit të mësipërm ku mungon pas dyfjalëshit “…në Shqipëri…” mungon fraza “…janë pagues të rregullt…”. @@@@ Prinderit dhe familjarët e “Horr Merkel” në Shqipëri janë pagues të rregullt ndërsa në Gjermani horri ka bërë lidhje të paligjëshme në linjën e Enxhi Merkelit me shpresë se nuk do të dyshojnë!? Por “dardha e ka bishtin anash” dhe nuk do të mundë t’ja hedhë shumë gjatë? Ore,- kush është drejtori i O Sh E E gjermane se e lajmëroj vetë…? Ha ha ha !