Gerd Gjenerali, i dënuar për vrasjen e “të fortit” të Tiranës, Naim Zymberi, është ekstraduar mbrëmjen e djeshme nga Italia.
Gjenerali është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ndodhur 17 vjet më parë.
Ai, së bashku me Arben Grorin, vranë në fund të vitit 1997 në një spital në Milano, Naim Zyberin, pasi e kishin plagosur më parë.
Sipas autoriteteve italiane, Gjenerali kishte marrë pjesë edhe në plagosjen e Zyberit.
Po kështu, dyshohet se ishte ai që kaloi sigurinë në spital, duke e fshehur pistoletën me të cilën u krye krimi, në një tufë me lule dhe dukë u thënë efektivëve të policisë italiane se ishte mik i Zyberit.
Arben Grori e akuzonte Zyberin për vrasjen e të vëllait të tij, Arturit, në korrik të vitit 1997.
Edhe Grori po e vuan dënimin me burg përjetë në Shqipëri.
