Gjermani i fundit dhe tradhtarët e parë

redaktor

Në pjesën e dytë të kësaj analize mbi ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri dhe debatet e sotme, autori trajton me fakte dhe shembuj konkretë, principin e vendosjes së datave historike nga fitimtarët, rrëzon teorinë e luftës civile në Shqipëri bazuar në analogji të shumta të asaj periudhe në Europë, dhe denoncon një tis të sheqerosur zbutjeje që së fundi po i vishet pushtimit italian dhe atij gjerman. Si kanë vepruar popujt e Europës pas lufte me bashkëpunëtorët e nazifashizmit? Si ka vepruar Vatikani i asaj kohe të rëndë me hierarkët e fesë katolike që jo vetëm u bënë vegla, por edhe morën poste të larta nga pushtuesit?

 

Nga Shaqir Vukaj

Vijon nga numri i kaluar

Duket qesharake dhe ka për të mbetur në analet e historisë, se si një parlament vendos për data historike, siç ka ndodhur më 22.11.1993, në një seancë të posaçme të Kuvendit Popullor, ku për orë të tëra u diskutua se kur ishte çliruar Shqipëria, më 28 apo 29 Nëntor. Por tashmë Partia Demokratike kishte dalë hapur dhe mbronte datën 28 Nëntor, si ditë e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë. Për ta bërë më bindës “vendimin” e Kuvendit, partia në pushtet kishte krijuar një komision “shkencor”, me përbërje tepër të dyshimtë, i krijuar tinëzisht, pa asnjë aprovim të Kuvendit Popullor apo të Kryesisë së tij. Binte në sy, që në përbërjen e këtij komisioni kishin përfshirë edhe një anëtar, të cilit do i fusnin djalin në burg e do e kërcënonin me dënim, një tjetër, që i premtonin t’i çonin djalin në ambasadë apo edhe një bashkëpunëtor të ish Sigurimit të Shtetit, të cilit i tundnin letrat e vjetra… Në këtë të ashtuquajtur komision, kishin atashuar dhe dy deputetë të PD, që për nga profesioni nuk i lidhte asgjë me historinë, por që ishin dalluar për shkrimet e “studimet” e tyre kundër Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Pa u zgjatë me përmbajtjen e atij relacioni të paraqitur në emër te komisionit, por që nuk bindte askënd, madje as ata, në emër të të cilëve u paraqit (prandaj ata nuk e kishin firmosur) dhe, pavarësisht vendimit qesharak që mori Kuvendi, shumica dërmuese e shqiptareve u bindën se ajo ishte një farsë. Madje, aty u duk edhe më qartë se Dita e çlirimit për shqiptarët, do mbetej 29 Nëntori ashtu siç e kishin vendosur fitimtarët, ata që kishin çliruar Shqipërinë.

 

28 apo 29?          

Shumë letër e bojë është harxhuar këto dy dekada për të “përcaktuar” datën e çlirimit të Shqipërisë. Ç’rëndësi ka kur ka ikur gjermani i fundit nga tokat shqiptare, në ora 23 të dt. 28 nëntor apo në ora 1 të dt. 29 nëntor. Sipas dokumenteve të Shtabit të Përgjithshëm Gjerman, data 29 nëntor 1944 është dita e largimit përfundimtar të pushtuesve gjermanë nga Shqipëria. Studiuesi i çështjeve shqiptare, Bernd Fisher shkruante para 10 vitesh, se sipas materialeve që kishte parë në arkivat gjermane, gjermanët si datë të tërheqjes nga Shqipëria, kanë përcaktuar datën 29 Nëntor. Në një intervistë që ai dha para pak ditësh, thoshte se kishte lexuar ditarin e një oficeri gjerman që shkruante se gjermanët ishin larguar nga Shqipëria më 4 dhjetor. Fisheri apo studiues të tjerë, të huaj apo shqiptarë, mund të gjejnë ditarë të gjermanëve të tjerë, ku mund të shkruhet se gjermanët janë larguar më 5, 7 apo 10 dhjetor. Ç’rëndësi kanë këto. E rëndësishme është që Shqipëria u çlirua dhe kjo ka qenë dhe mbetet kryesorja.

Për kureshtje të lexuesit, në Europë, dita e fitores mbi nazifashizmin përkujtohet në dy data, më 8 maj dhe më 9 maj. Kjo sepse, sipas kohës së Europës Qendrore, lufta ka përfunduar në ora 22 e 43 minuta të datës 8 maj, kur në Moskë kishte filluar dita e re, pra ishte data 9 maj, pavarësisht se njësi të ushtrisë naziste vazhdonin të rezistonin edhe mbas datës 9 maj. Kështu në perëndim të Lituanisë luftimet kanë vazhduar deri më 15 maj, më 14-15 maj është zhvilluar beteja e Poljanskit në Jugosllavinë Veri-Perëndimore. Në ishullin holandez Teksel, luftimet kanë vazhduar deri më datën 20 maj. Nazistët gjermanë janë larguar nga Praga mbas datës 9 Maj etj. Me të drejtë, në vitin 2004, Asambleja e Kombeve të Bashkuara vendosi që fitorja mbi fashizmin të përkujtohet në të dy datat, 8 dhe 9 Maj (vini re: Asambleja e Përgjithshme e OKB vendosi të përkujtohen të dy datat dhe nuk u mor aspak me datën e përfundimit të luftës, sepse këtë e kishin përcaktuar fitimtarët). Në të vërtetë, si datë e përfundimit të Luftës Dytë Botërore është data 2 shtator, sepse në këtë ditë të vitit 1945, është nënshkruar Akti i Kapitullimit të Japonisë, por tashmë është bërë traditë që fitorja mbi nazifashizmin të përkujtohet në datat 8 dhe 9 Maj.

 

Luftë Nacional Çlirimtare apo Luftë Civile?

Në kuadrin e sulmeve dhe mohimit të Luftës Nacional Çlirimtare, krahas me ndryshimin e datës së çlirimit, (projektuesit e kësaj farse duket e kuptonin se kjo nuk do të zinte vend në sytë e opinionit të gjerë) u hodh edhe ideja se Lufta Nacional Çlirimtare ka qenë Luftë Civile. Fillimisht opinioni i gjerë nuk e mori seriozisht, sepse ngjarjet, zhvillimet dhe faktet e shumta flisnin krejtësisht ndryshe. Kuptohet se kjo ishte një sajesë tjetër kundër kësaj lufte dhe, jo e vetmja, mbasi do të dëgjonim sajesa e përçudnime të tjera.

Dua t’u kujtoj atyre profesorëve e studiuesve (megjithëse te paktë në numër) që flasin e shkruajnë për të ashtuquajturën Luftë Civile në Shqipëri, se si i trajtojnë luftërat civile specialistët e njohur të kësaj fushe. Së pari, sipas specialistëve më të njohur në botë në ketë fushë, në një vend të pushtuar nuk mund të ketë luftë civile, sepse nëse aty luftohet, luftë mund të zhvillohet vetëm kundër pushtuesit, pavarësisht zënkave, grindjeve apo edhe përleshjeve me armë që mund të zhvillohen midis fiseve apo grupimeve rivale, shpeshherë të nxitura e të mbështetura nga pushtuesi, apo në shërbim të tij. Specialisti i njohur i kësaj fushe, Profesori i Universitetit të Stenfordit, Xhejms Feron e përcakton kështu: “Luftë Civile është konflikti i dhunshëm brenda vendit, luftë e grupeve të organizuara, që kanë për qëllim marrjen e pushtetit, në qendër ose në rajone, ose që kanë për qëllim të ndryshojnë politikën shtetërore”.

Sipas Konventës së Gjenevës, kriteret e Luftës Civile janë:

Palët ndërluftuese duhet të zotërojnë pjesë të territorit të vendit

Pala kryengritëse duhet të ketë pushtet mbi popullsinë e një pjese të caktuar të territorit të vendit.

Kryengritësit duhet të njihen si palë luftuese.

Qeveria është e detyruar t’i shmanget përdorimit të forcave ushtarake kundër kryengritësve.

Sipas këtyre specialistëve, në periudhën 1816-1997, në botë janë zhvilluar 213 luftëra civile, ku si më të përgjakshmet përmendin Luftën Civile në Amerikë (1861-1865), Luftën Civile në Rusi (1917-1922), Luftën civile në Kinë (1927-1950), Luftën Civile në Spanjë (1936-1939), Luftën civile në Greqi (1946-1949), Luftën e Dytë civile në Sudan (1983-2005) etj. Në listën e luftërave civile të zhvilluara (për të mos marrë kohën e lexuesit nuk po i përmend sipas radhës) specialistët nuk shkruajnë për asnjë luftë civile të zhvilluar gjatë Luftës Dytë Botërore në Europë, në vendet e pushtuara nga nazifashistët, për më tepër në Shqipëri. Madje ata nuk pranojnë që mund të zhvillohet luftë civile në një vend të pushtuar, duke e quajtur shpikje të disa politikanëve.

Gjatë Luftës Dytë Botërore, shumica e vendeve europiane ishin të pushtuara. Në disa prej këtyre vendeve, pushtuesit prishën kufijtë ekzistues, “zgjeruan” kufijtë e disa vendeve (Hungarisë iu dha Vojvodina, Bullgarisë Maqedonia, Shqipërisë iu hoq një pjesë e Kosovës dhe disa rajone të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Greqisë ju dha Çamëria), u krijuan shtete gjoja të pavarura (Kroaci, Sllovaki) etj. Kudo në këto vende, pushtuesit gjetën bashkëpunëtorë dhe me ta krijuan qeveri kukulla, krijuan njësi të rregullta ushtarake, garda, polici, milici, xhandarmëri etj.

Në shumicën e vendeve europiane, popujt u ngritën në luftë të armatosur kundër pushtuesve dhe, kuptohet ata luftonin edhe kundër bashkëpunëtorëve të tyre, që i kishin bashkëkombës, por që ishin vënë në shërbim të pushtuesit.

Mjaftojnë dy-tre shembuj. Më 10 korrik 1940, Heroi i Francës i Luftës Parë Botërore, Filip Peten, nënshkroi aktin e tradhtisë me pushtuesit gjermanë, për krijimin e “Francës së Lirë” me kryeqytet Vishinë (këtej ka lindur dhe vazhdon të përdoret emërtimi kolaboracionist – nga frëngjishtja bashkëpunëtor i pushtuesit, përndryshe tradhtar i Atdheut). Gjatë luftës së Rezistencës Franceze kundër pushtuesve nazistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre të Vishisë, ku u përfshinë Ushtria Franceze e udhëhequr nga De Goli, luftëtarë me pikëpamje të ndryshme, që nga katolikët e djathtë, anarkistët e deri tek komunistët, francezët janë përplasur shumë herë me armë me njëri-tjetrin, por askush deri më sot nuk ka marrë guximin të shkruajë se në Francë ka pasur luftë civile.

Dokumentet e zbuluara vitet e fundit në Rusi, tregojnë se gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur një pjesë e territorit të Bashkimit Sovjetik ishte e pushtuar nga nazistët gjermanë, rreth 2 milionë shtetas sovjetikë (të persekutuar e të pakënaqur nga pushteti sovjetik, emigrantë, robër lufte, përfaqësues të kombeve jo ruse etj.) të organizuar në njësi luftarake, si Ushtria Kombëtare Popullore Ruse, Ushtria Çlirimtare Ruse, Korpusi i Posaçëm Rus, Korpusi i Kavalerisë Kazake, Legjioni Gjeorgjian, Legjioni Armen, Ushtria Nacional Çlirimtare Ukrainase, Brigadat Malore Kaukaziane etj, kanë luftuar kundër Ushtrisë së Kuqe, por të organizuar dhe sipas planeve të nazistëve gjermanë. Deri më sot askush nuk ka shkruar për luftë civile në ish Bashkimin Sovjetik, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjermanët, mbasi pushtuan Çekosllovakinë, “krijuan” shtetin sllovak, ku në krye vunë kolaboracionistë vendas. Në gusht 1944 në Sllovaki plasi kryengritja, përvjetori i 70-të i së cilës u përkujtua para pak muajsh. Askujt nuk i shkon mendja të flasë e të shkruajë për luftë civile në Sllovaki, pavarësisht se aty u përgjakën sllovakët me njëri-tjetrin.

Dihet se në vendet fqinje, në Jugosllavi dhe Greqi, lufta kundër pushtuesve nazifashistë ka qenë shumë e fuqishme. Edhe në këto vende ka pasur forca që gjoja luftonin për çlirimin e vendit (çetnikët e Mihajlloviçit në Jugosllavi apo EDES-i i gjeneralit Zerva në Greqi) dhe që u përplasën me armë me forcat e organizuara që luftonin kundër pushtuesve nazifashistë, por askush nuk thotë e nuk shkruan, se në Jugosllavi apo Greqi, është zhvilluar Luftë Civile (Sikurse e thamë pak më lart, në Greqi Lufta Civile filloi me ikjen e pushtuesve).

 

peteniAtdhetarë dhe tradhtarë

Në përpjekjet e dështuara për të mohuar Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, po dëgjojmë e po lexojmë edhe gjëra që nuk i kishte shkuar mendja askujt. Na thuhet se Shqipëria nuk qenka pushtuar nga Gjermania Naziste, madje “Hitleri i paska pas shumë xhan shqiptarët”, çka as vetë nazistët gjermanë nuk e kishin thënë asnjëherë. Në mbështetje të kësaj teze, se Shqipëria nuk ka qenë e pushtuar, ndonjë studiues, me titull madje edhe profesori, kërkon t’i paraqesë si “patriotë idealistë, burra trima të kombit” ata që e kishin shitur Shqipërinë sa herë u ishte dhënë rasti. Do të përmend përsëri Anton Harapin, meqë citohet dhe na sillet si shembull patriotizmi. Ishte ai që priti italianët me lule, ishte ai që kryesoi dërgatën e Shkodrës për t’i vënë kurorën Viktor Emanuelit, ishte ai që në kundërshtim me ligjet e rregullat fetare firmosi “bashkimin e Shqipërisë me Italinë” e më vonë u bë regjent i pushtuesve nazistë. Mund të vazhdoj me shumë shembuj të tjerë për këta farë patriotësh. Kë të përmend më parë, Shefqet Vërlacin, Eqrem Libohovën, Kol Bib Mirakajn apo Gjon Marka Gjonin, Mustafa Krujën apo Mit’hat Frashërin, Rexhep Mitrovicën apo Lef Nosin…? Krahasoni listën e deputetëve të parlamentit të vitit 1937 (parlamenti i fundit i ish Mbretërisë), me asamblistët e Asamblesë Kushtetuese të 12 prillit 1939. Për turpin e tyre, ata shitën A. Zogun, të cilit i kishin shërbyer me zell e servilizëm dhe kryesorja, shitën atdheun dhe brenda ditës u “bënë italianë”. Është e pabesueshme kur krahason përbërjen e parlamentit që përmenda më sipër me Asamblenë Kushtetuese të 12 prillit. Nga 6 ish deputetë të Prefekturës së Elbasanit, 5 u bënë asamblistë, nga 8 ish deputetë të Prefekturës së Beratit, 7 prej tyre u kthyen në asamblistë e kështu me radhë. Këta ishin patriotët dhe elita shqiptare!

Është e vërtetë se në të kaluarën janë bërë vlerësime e veprime të gabuara për disa figura të diskutueshme e që duhen korrigjuar e venë në vendin që u takon, por kolaboracionistët, kuislingët, ata që i kanë shërbyer pushtuesit kanë vetëm një emër: Tradhtarë të atdheut. Askujt nuk i shkon nëpër mend deri më sot për të rehabilituar Filip Petenin (heroin e Luftës Parë Botërore) ose Pjer Lavalin në Francë (i pari dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa i dyti dënuar me vdekje) apo Vidkun Kuislingun (kryeministër i Norvegjisë, me emrin e të cilit, etiketohen bashkëpunëtorët e pushtuesit, tradhtarët e atdheut, i dënuar me vdekje), Gjeneral Vllasovin në Rusi (dënuar me vdekje), Jozef Tison në Sllovaki (President i Sllovakisë, dënuar me vdekje), Joanis Ralis (kryeministër i Greqisë, dënuar me vdekje) etj. Janë ndërruar shumë qeveri në ish Çekosllovaki apo R. Çeke, të majta e të djathta, por askush nuk i ka ndryshuar dekretet vitit 1945 të Presidentit të Çekosllovakisë, Benesh dhe dënimet për bashkëpunëtorët e nazistëve gjermanë. Kështu mund të vazhdohet edhe për shumë të tjerë.

Rekomandimi që i bënte gjenerali anglez Dejvis, Komandës Aleate në dhjetor të vitit 1943 për kolaboracionistët shqiptarë, se “këta njerëz janë mësuar të bëjnë rolin e kuislingut me turqit, me italianët me gjermanët dhe, tani përpiqen të bëjnë këtë rol edhe me ne, prandaj rekomandoj, t’u bëhet atyre edhe një paralajmërim i fundit, se mbas lufte do të dalin para gjyqit si kriminelë lufte”, është zbatuar në të gjitha vendet e Europës mbas lufte. Duken të pabesueshme sot shifrat për dënimet e dhëna mbas lufte kundër bashkëpunëtorëve të pushtuesit. Në Francë, janë arrestuar rreth 170 mijë vetë, nga të cilët 120 mijë janë dënuar (nga këta me vdekje rreth 6000 vetë, pa përmendur rreth 50-60 mijë të ekzekutuar ditët e fundit të luftës për çlirim dhe ditët e para mbas lufte), dhjetëra mijëra vetë janë dënuar me burgime të ndryshme në Holandë (ku u arrestuan 150 mijë vetë), në Norvegji (ku u arrestuan 18 mijë vetë), Belgjikë, Danimarkë (ku janë arrestuar e dënuar me mijëra vetë, pa përmendur qindra të dënuar me vdekje) etj. Në këto vende janë dënuar deri edhe prostitutat që kanë “bashkëpunuar” me pushtuesit. Kështu mund të vazhdohet për shumë vende te tjera dhe lista do të zgjatej shumë…

 

Paradoksi shqiptar

Pushtuesit kanë gjetur kolaboracionistë e bashkëpunëtorë në shumë vende dhe, kjo nuk është dukuri vetëm shqiptare. E veçanta e kolaboracionistëve shqiptarë është se, në ndryshim me shumë vende të tjera europiane, në Shqipëri u vunë në shërbim të pushtuesit shumë nga ato që konsideroheshin si elitat shqiptare. Sigurisht është detyrë e historianëve, e studiuesve të kujdesshëm e të paanshëm, që me kujdes, nëpërmjet dokumenteve, të bëjnë diferencimin e duhur, e jo siç ka ndodhë në të kaluarën, sepse jo të gjithë ishin bashkëpunëtorë të pushtuesit. Por më e veçanta shqiptare është se, mbas viteve ‘ 90-të, kjo kategori pa asnjë dallim, vetëm nisur nga fakti se ishin dënuar në epokën komuniste, gradualisht filloi të rehabilitohej, madje disa prej tyre u dekoruan, iu bënë buste e pllaka përkujtimore, me emrat e tyre u emërtuan sheshe e rrugë, veprime këto që nuk kanë ndodhur në asnjë vend europian. Të bëhen tradhtarët heronj, për turpin e atyre që i kanë bërë dhe vazhdojnë t’i mbrojnë, ka ndodhur vetëm në Shqipëri. Ka ndodhur vetëm në Shqipëri, që me vendim të posaçëm të pushtetit, hiqen monumentet e heronjve te vërtetë e të hidhen në plehra, siç kanë vepruar me Heronjtë e Vigut, rast i pa dëgjuar askund në Europë.

Janë tepër të rrezikshme tezat që po hidhen ditët e fundit nga ndonjë studiues, që duke dashur të mohojë Luftën ANÇ, ndërmerr hapa tepër të rrezikshëm, kur shkruan se partizanët, ata që bënë luftën, ata ishin gati të jepnin jetën për atdheun, siç e dhanë shokët e tyre, na paskan qenë ca “fshatarë të varfër, me nivel të ulët kultural, ideologjik e politik që i ndërsyen, jo vetëm kundër okupatorit por edhe ndaj shqiptarëve”. Dhe jo vetëm kaq, por ata “paskan hyrë në Shqipërinë e Veriut si vjedhës, grabitës dhe dhunues të lirisë”. E ajo që i ve kapak dhe që është tepër e rrezikshme, është se “Jugu na paska pushtuar Veriun”, tezë tepër e rrezikshme antishqiptare. Besoj se ata që shkruajnë kështu e hedhin të tilla ide, duket i kanë harruar ngjarjet e vitit 1997, kur disa mendje e gjak prishur antishqiptarë, deshën të fusnin në luftë Veriun me Jugun. Në ngjarjet e kohëve të fundit në Ukrainë, ku po vriten ukrainasit me njëri-tjetrin, jo pa qëllim, por, për t’i ndërsyer kundër njëri-tjetrit, hidhen parulla të tilla si ato të pushtimit të Ukrainës Perëndimore nga Ukraina Lindore, apo anasjelltas, gjatë Luftës së Dytë Botërore…

Nuk është çudi që nesër të na thuhet se edhe pushtimi italian nuk ishte pushtim, por ishte “bashkim vullnetar i Shqipërisë me Italinë”, madje i bërë edhe ligjërisht nga një Asamble Kushtetuese, siç u quajt ajo e 12 prillit të vitit 1939, sepse është hedhur edhe ndonjë llaf si kalimthi, “po të kishim qenë bashkë me Italinë”, tani do të ishim ndryshe, madje do të ishim pranuar shumë më herët në BE, aty ku duan të shkojnë shumica e shqiptarëve… Duket e pabesueshme, por kështu dukej edhe para disa viteve kur hidhej ideja se Shqipëria nuk ishte pushtuar nga Gjermania Naziste, siç po na thuhet tani, dhe jo vetëm nga ndonjë person i veçantë, por edhe nga ndonjë politikan, madje edhe nga ndonjë që i thotë vetes historian.

 

Për ata që kërkojnë të bëhen më katolikë se Papa

Do ta mbyll me një veprim apo qëndrim tepër kuptimplotë të Vatikanit dhe Papa Piut XII, para se të kthehem për herë të fundit tek rasti i priftit katolik Anton Harapi dhe qëndrimin e Vatikanit ndaj tij. Në mars të vitit 1939, mbas pushtimit të Çekosllovakisë, u shpall “Republika e Sllovakisë” me në krye priftin katolik, Jozef Tiso, një shtet gjoja i pavarur, por që ishte krejtësisht nën kontrollin dhe urdhrat e Berlinit. Në kuadrin e persekutimeve, internimeve, burgosjeve e dënimeve të patriotëve sllovakë, sipas udhëzimeve të Berlinit, në mars të vitit 1942, presidenti dhe qeveria me aprovimin e parlamentit vendosën dhe internuan çifutët që jetonin në Sllovaki (rreth 80 mijë vetë) në kampet e përqëndrimit në Poloni, Gjermani, dhe Çeki (70 mijë prej tyre u vranë). Vatikani, duke parë këto krime të padëgjuara që bëheshin në një “shtet të pavarur” që drejtohej nga një parti e krijuar nga një prift katolik (Glinka) dhe me kryetar shteti, po një prift katolik (Tiso), vendosi të mbajë qëndrim, të pastronte edhe veten. Me vendim të veçantë, Vatikani e çregjistroi nga lista e prelatëve të Papatit dhe i hoqi titullin e monsinjorit, madje siç thonë disa studiues edhe e çkishëroi. Kjo është historia me priftin katolik Jozef Tiso. Jo krejtësisht, por e ngjashme është edhe historia me Patër Anton Harapin, i cili u vu në shërbim të të gjithë pushtuesve, madje në poste tepër të rëndësishme, ndaj të cilit Vatikani që atëherë u tregua i kujdesshëm; ndërsa tani, të paktën, megjithëse i pushkatuar nga regjimi, nuk e ka përfshirë në procesin e kanonizimit. Prandaj në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, nuk ishte portreti i tij dhe i disa priftërinjve të tjerë që bashkëpunuan ngushtë me pushtuesit.

Ndërsa disa politikanë shqiptarë dhe këta që shkruajnë, e duan ta bëjnë atë dhe shokët e tij heronj, duhet të marrin shembull nga Vatikani e Papa dhe ta kuptojnë se ata, kurrsesi nuk mund të jenë dhe nuk mund të bëhen “Më katolikë se Papa”.

Share This Article
37 Comments
  • 28 APO 29 NUK KA PIKE RENDESIE, PASI ESHTE NJE MARREVESHJE, POR KUR FIKSOHET NJE DATE E IMPONUAR NGA MILADIN POPOVIC, SEPSE KESHTU DO PARTIA KOMUNISTE JUGOSLLAVE, ATEHERE KJO DUHET SULMUAR ME TE GJITHA ARGUMENTET DHE NUK DUHET PRANUAR, VETEM PER KETE FAKT.

    TE MOS PERMENDIM QE KETA HISTORIANE KANE MANIPULUAR HISTORINE TONE KETO 50 VITE DHE E KANE MBUSHUR ME MASHTRIME.

    • O Arben! Shprehjrt e tua jane treguese te injorances. Emrin femijes ia vene prinderit qe e kane lindur dhe jo ata qe kane dashur ta mbytin qe ne djep. Edhe emrin e LANCL ia kane vene ata qe e bene dhe nuk ka asnje te drejte ta zhbeje askush tjeter. Edhe daten e clirimit e kane caktuar ata qe luftuan per clirimin e jo ata qe luftuan per te mos u c;liruar duke bashkepunuar me nazifashistet, armiqte e Shqiperise dhe te gjithe popujve te tjere te botes.

    • O rrumpalle SALIU.me vjen keq te te them ne emer Shqiperia eshte cliruar ne 1944 ndersa Jugosllavia ne 1945. Kur shqiptaret festonin clirimin ata luftonin akoma me gjermanin edhe pse kane cuar nje dite clirimi forcat gjermane kane qene ne territorin Jugosllave edhe pas asaj date O KLYSH SALIU. Dhe megjithese je kaq idiote dua te kujtoj se jane pikerishte sherbetoret e serbit te cilet jo se kerkojne nje date te vertete por thjeshte qe kundershtia brenda shqiptare te vazhdoje pa kuptim sa me gjate te jete e mundur.

  • CFARE MUND TE PRESESH NGA SHAQIR VUKAJ?

    Shaqir Vukaj kur ishte ambasador i bente mbledhjet e Partise ne cader ushtarake ne mes te dhomes se pritjes qe mos ta degjonte ARMIKU. Mesa duket kete numer vigjilence te lare komuniste e ka mesuar ne Moske tek KGB-ja sovjetike ku e kishte derguar Partia e Punes per studime te larta. Prandaj edhe oponionet qe jep Shaqir Ambasadori ne DITA per LANC-in kriminal te Enver Hoxhes qe vrau ushtaret angleze ne Kanalin e Korfuzit dhe qe pasoi me konfiskimin nga ana e Anglise te floroirit te Ahmet Zogut me vendim te gjykates se Hages, pra keto opinione jane tejet te pabesueshme sepse jane shkruar ne konspiracion te plote brenda cadres ushtarake te Partise se Punes.

    • avrizuja,
      Po te njejten pergjigje mot à mot ( fjale per fjale ) e ke dhene edhe para dy ditesh. Une po te jap e njejten pergjigje qe te dhashe para dy ditesh dhe fatkeqeisht nuk u botua :

      avrizuja,
      Me fal por neve kur kritikojme duhet te jemi serjoze dhe te mos hidhemi dege me dege duke na treguar peralla per çadra dhe budallalliqe te tjera. Ti, mik i dashur, duhet qe me fakte dhe argumenta ti pergjigjes argumentave dhe fakteve serjoze te zotit Vukaj. Mua, si shqiptar nuk me intereson fare jeta private e zotit Vukaj, mua me inereson te dij ne se ato qe thote dhe verteton me fakte zoti Vukaj jane te verteta ose jo.
      Pataj cfare lidhje ka shkrimi i zotit Vukaj me vrasjen e anglezeve ne Kanalin e Korfuzit, floririn e Ahmet Zogut, qe na i ke thene mbi nje milion here. Behu serjoz qe te te vleresojne dhe jo monoton duke i rene brimes se fyellit gjithmone e ne nje brime.
      “Avrizu” ne kemi konzepte plotesisht te kunderta me njeri tjetrin, demokracia na jep te drejten ti shprehim ato edhe ne se nuk kemi ndoshta te drejte. Mendoj se une edhe ti nuk e kemi monopolin e se vertetes, kemi shume kohe dhe japim mendimet tona ne Forum pa pretenduar ( te pakten une ) se kemi gjithmone te drejte, e cila ka shume mundesi qe eshte ne anen tjeter.
      Pra,me serjozitet ne argumenta se humb pike dhe behesh jo serjoz.

      Pershendetje

      • Cfare seriozi kerkon nga ky “arvizuja” alias “nastradini”,se ai eshte pacient i CMENDINES SE ELBASANIT dhe tere kohen merret me “shkencen” e pordheve!!!
        Shkodranet kane nje fjale te urte:
        -“Edhe BUDALLA koken si te NJIRIT(njeriut) e ka!!!

        • More komentues? A e kini vënë re sesa të fortë janë nga nervat “plaku” dhe “roberto” që mundohen të mbushin mëndje që nuk mbushen sepse kanë shumë vrima? Po ju jap nga një nderim veç e veç për durimin e madh që kanë në rjepjen e pulave balliste!? Plus një… Tung!

    • Kur E.Hoxha ndertonte ate Shqiperi te masakruar nga nazi-fashizmi, Arvizuja nuk qasej dot ne lagjet e bardha se e merrnin per qene kazanesh dhe i fusnin koqen e plumbit. E.Hoxha monster se tradhetine e quante tradheti ndersa Arvizuja jetonte ne demokraci por ne getot e lagjeve te zeza te qyteteve Amerikane.

  • Z.arvizu ,,! ESHTE E BESUESHME DHE VERTETUAR SE AI ZOGU YT QE E ANASHKALON E VODHI FLORIRIN SE AS FIRME NUK KA HEDHUR SI DHE PO DEL TANI, GJE QE PER TY SKA RENDESI, KURSE EDHE PER ATE FLORIRIN E GRABITUR PO PER FAJ TE ZOGUT E TE KUISLINGEVE TE TJERE TE NJOHUR QE ME SA DUKET PO I MBRONI DHE KETA ? Te tjerat nuk na duhen fare , skemi se cfar te bejme ne se ty nuk te pelqe Sh .Vukaj , qe meresh me kafazin , jo me zogjte , ..!

  • Një dajak i fortë i z. Shaqir Vukaj për të gjitha speciet kolaboracioniste dhe lamashët e historive të falsifikuara? Fakte dhe prova që askush nuk mund t’i kundërshtojë? Fakte dhe prova që kanë fuqinë të depërtojnë deri në palcën e çdo bashképuntori të fashizmit? E vetmja gjë që mund të bëjnë paskësaj tabloje të qartë të tradhetisë së tyre është të heshtin? N.q.s nuk heshtin, të fshihen si dikur kur zinin pritë ndaj luftëtarëve të lirisë dhe që të fshihen akoma më mirë të gjejnë pseudonime e nick-a më të sofistikuar se këta që kanë përdorur deri tani !? Nuk është sekret të themi se një inxhinier elektronik klasi njëkohësisht dhe hacker na ka ndihmuar që me një grup shokësh të deshifrojmë se kush fshihet pas tyre?? Por, respektojmë rregullin jo dekonspirues që ka gazeta dhe ne i qëndrojmë rregullit të “Ditas”? Ajo që mund të themi është se personazhet e kamufluar kanë lidhje jo vetëm me kolaboracionizmin e djeshëm por dhe me qytete e kryeqytete antishqiptare e antikombëtare, me politikanë të qelbur të historisë së këtyre 24-vjetëve dhe, me selinë e krimbave buzë lumit të Lanës !?? Le të vazhdojnë të shajnë e të shpifin kundër të vërtetave historike të Luftës Antifashiste të shqiptarêve? Aq më mirë për të marë vesh se nga kush përfaqësohet kolaboracionizmi i djeshëm dhe antishqiptarizmi i sotëm!!?? Janë pothuajse e njëjta specie ??? E kanë në spiralen gjenetike genin e tradhetisë dhe në gjak shurrën e pushtuesit nazifashist!? Z. Shaqir Vukaj në shumë shkrime përfshi edhe dy pjesët e këtij shkrimi ka pasur për qëllim jo të nxijë por të ndriçojë të vërtetën e cila është mbuluar me jargët e falsifikatorëve e të shpifesve të cilët kérkojnë të kompensojnë turpin e djeshëm me baltën e sotme mbi çlirimtarët dhe antifashistêt, mbi datat dhe faktet e patjetërsueshme të luftës ngadhénjimtare Ncçl !??? Hile e njohur psikologjike që mësëmiri e njohin kallajxhinjtë,-kazanit të nxirë e té sterrosur i vënë kallaj përsipêr dhe,kêtë punê e bëjnë periodikisht…? Siç kanë bërê e bëjnê kallajxhinjte e historisë kolaboracioniste….??? Mirpo biçaku i z. Shaqir qênka i mprehtë? Një kalim mbi kallaj dhe ja ku del sterrê si nata “kazani kolaboracionist”!!??? Nderime z. Shaqir Vukaj! P/S :do të komentoja më gjatë por ka ardhur çasti kur ky celulari im fillon të bëjë naze me saktësinë e gërmave? I ndodh gjithnjé pas një komenti relativisht të gjatë!!? Tung!

    • S’te kam pare me mencurisht here tjeter! Apo ke qene dhe une s’kam vene re sa duhet?! Te lumte. Ke bindur poaqsa Vukaj… Me goxha bisht e ke kete radhe, ate mavri kafe, qe vetem ne tavoline s’po mundim ta pime dote akoma!…. Respekte Zaimi….

  • ?????!!!? O i nderuari moderator,njëherë na thua mos posto shpejt ndërsa kur respektojmë kërkesën dhe postojmë na thoni “e thatë njëherë këtë”. 1111155555 £££. Edhe dajaku yt z. Pëllumb është i fortë jo vetëm në këndvështrimin që sheh shkrimin e z. Vukaj por edhe në këndvéshtrimin e të pabesëve të pérfshirë në “kazanin e falsifikatorëve kolaboracionistë”? Respekte!

  • Hajde shesim pushkë italiane dhe gjermane me të cilat luftuan bashképuntorët e fashizmit? I shesim lirë siç shitën lëkurën përdoruesit e tyre? Hajde armë trofe,kush do? Natën!

    • Mark shpellar uk-u ka pritje familjare sot. Ai bashke me fisin e tij i japin Sali Hale berishovic-it titullin e nderit: BABA I NDERUAR. Mos u cudit se shpellar si ky japin dhe nderin per e familjes per kauzen kriminale e te korruptuar Berishiste. Fuck Mark uk

  • Komplimenta dhe respekt shkrimit dhe fakteve qe jep zoti Vukaj. Une nuk jam historian dhe publicist, por mendoj se keshtu drejte dhe me fakte duhet te thuhen te vertetat historike. Faktet flasin me ze me te larte se sa fjalet. Nje respekt te vecante kam edhe per punen shume te madhe arkivuese, qe ka bere zoti Vukaj ne mbledhjen e materjaleve bindese. Kjo gje, materalet bindese, vertetojne edhe faktin se njerez si “avrizuja” nuk japin pergjigje direkte por hidhen dege me dege duke treguar historira mbi Kanalin e Korfuzit dhe floririn e Zogut dhe “Marku UK” qe nuk ndihet. Pra faktet bindese qe jep zoti Vukaj kane nxjerre “jasht luftimi” llafazanet e mbrojtjes se genjeshtrave si “arvizu” dhe “Mark Uku”.

  • Inderuar z.Shaqir eshte shkruartur dhe rishkruajtur me dhjetra here se kush eshte e verteta e Luftes-N Çlirimtare.Por ne Shqiperine tone te dashur ka shume te marre .Qe nuk kane as nder dhe Vatan .Mjer ky popull ke degjon dhe beson

  • Per daten 8-9 maj e qe vazhdoi deri nga shtatori Vukaj kokeplot e sqaronte fare mire. Keshtu edhe perr daten tone te clirimit. Do te shtoja se ne 28 nentor ne shkoder eshte krijuar brigada e 28 sulmuese dhe po ate dite jane vrare 4 shkodrane nga nazistet qe ishin “paqesore”.
    Boll me poshtersi te perjetshme kunder vendit tuaj si baballaret kolaboracioniste.
    Vukaj jep dokumente, ju brockullisni si qeni ne hene…

  • O Pelivan djali ? Për kafe me bisht dhe fitues konkursesh ta kam bërë unë ftesën i pari por ju mor çun do kini ngrënë ndonjë plumb kolaboracionisti nga “pusia” dhe tani më flet nga spitali partizan? E di mirë që unë nuk vij dot deri atje? Ah qerrata ah? Hajde pini njëherë kafen dhe bishtrat te unë pastaj të vij unë te ju? Kini dhe “mençurishte” të tjera të miat por ju kam parë se po dilni më rrallë tani!? Madje më kanë thënë se kini puthur një grua moshatare atje në usa dhe kur të thanë se ajo ishte mbesa e një kolaboracionisti, u bëre dhe u shtrove për (në) spital!? Ha ha ha! Duku njëherë duku “mjaft punove për të tjerë o fatkeq/kujto vendin tek ke lerë dhe tek heq…”. Të përqafoj dhe të jam mirënjohes për konsideratën e sotme? Mos përto dhe lexo nja dy-tre ditë më parë komentin që kam bërë për prononcimin e z. Sabit Brokaj lidhur me fjalën “monstër” të ambasadorit usa Arvizu? Tung!

  • – Nuk po bij dakort me zoterine. Ju kini marre nje emer qe eshte i njohur per njerezit dhe neve duhet te besojme. Dje lexova dicka dhe nuk jam dakort.
    – Ne Shkoder sic thoni Anton Harapi u dergua nga drejtuesi i Klerit.Por Harapi si prift nuk ka trashegimtare qe te dijne me shume.Atehere mua me rezultoi qe figura kryesore per te pritur Italianet me lule me 8 Prill 1939 ne Shkoder jane Sulco Beg Bushati dhe Ndoc Pistulli .Keto jane Emeruar me titullin”Minister Shteti” nga Jakomoni .
    ASambleja qe thuhet u mblodh me 12 Prill 1939 per te bashkuar Shqiperine me Italine ka nje liste emrash te botuar nga pro fashistet por nuk mund te quhet dokument pasi ne Bashkine Shkoder nuk ka procesverbale delegimi. Jo se kane humbur por nuk ka pasi ato kane shkuar si individ .Per cudi aty ke edhe Emrin e Daut Gjylbegut qe eshte babaj i njeritr nga 5 Heroit e Vigut.Ndersa po jane te konfirmuar Delegatet qe shkuan ne Rrome nga gjith Shqiperia dhe dorezuan Kuroren Vitor Emanuelit. nga 42 delegate nga Shkodra jane Ndoc,Pistulli,Ymer Kopliku, Zef Borici, Ymer Rushdija, Mark Kakarriqi,Kol Bib Mirakaj dhe Zef Kadarja nga Tirana,pra nuk eshte Anton Harapi dhe asnje nuk jane ish deputet te Zogut.. Ne qeverite nen pushtim fashist jane Ministra nga Shkodra :Qeveria e Shefqet Verlacit me 9 Ministra ka Maliq Bushatin ,Minister te Brendshem (Ky ka internuar ne Ventotene babain e Uran Butkes si antifashist edhe dhjetra tjere) dhe Ernest Koliqi si minister Aresimi,Ne qeverine e Mustafa Krujes jane Minister Finance Shuk Gurakuqi, Minister Sekretar I Partise Fashiste Jup Kazazi, dhe po ne ket detyre me pas Kol Bib MIrakaj( Ka patur parti fashiste zyrtare ne ate kohe dhe emrat e anetarve ne rang shqiperie jane ne gazeten Tomori dhe Fashizmi,por nuk esht Anton Harapi, perkunder jane disa te rinj 16 vjecar te Rinise Fashiste qe ne 1944 tani 21 vjecar i ke komuniste) prandej jam dakort qe mos shohim vetem bardh e zi ……kaq tani …….

  • Nuk jane gjermanet pushtues te Shqiperise,qe te beni tradhetar pater Anton Harapin.Copat e atdheut i kane gelltitur serbet dhe greket.Edhe ate Shqiperi londineze qe mbeti e krijuan Dom Nikolle Kacorri,Lef Nosi,Mustafa Kruja,Gjergj Fisshta.Femijen sa e do nena nuk e do njerka.Enver Hoxha me krijesen serbe UNCL zaptoi Kosoven per llogari te serbeve,cliroi kosoven nga shqiptaret dhe heshti per masakrat ne cameri.

  • Te lumte Zotni Vukaj! Kjarte fare se kush kane qene plehrat e dikurshme shqiptare. Fatkeqesisht pinjollet e ketyre plehrave jane kreshperuar, por e djegura nuk digjet me.Te falenderoj per shkrimin brilant e te pasur me shembuj.

      • Shesim mish kolaboracionistësh? Hajde, e shesim lirë siç u shitën te nazifashizmi!? Hajde mish !? Të parit dhe pa para ja japim saliut dhe nishanit sepse e kanë qejf, të dytës. Jozefinës,të tretit strazotullacit, të katërtës mesele palmës, të pestit uran safet butkës e me radhë… Hajde mish të lirë kolaboracionisti me gjak nazifashisti..hajde mish të lirë ??? Çmimi sipas tradhëtisë? Hajde mish,mish,mish…!

  • Vashdim- Ne ardhje te Vitor Emanuelit vizite ne Shkoder eshte pregatitur nje protokoll shteteror si ne cdo qytet. Aty jane nga Ministrat e Shtetit, Prefekti ,Kryetari i Bashkise,gjith perfaqesuesit Partise Fashiste,nga besimet fetare,dhe gjith hirarkija mbi 100 emra ( Fashizmi dhe komunizmi kane nje organizim) por nuk eshte Anton Harapi.Pastaj vjen qeveria e Maliq Bushatit dhe pastaj qeveria e Eqerem Libohoves..Italija kapitulloi me 9 Shtator. Gjith institucionet ,edhe ruajtja e rendit kishte italiane pasi ishim nje shtet. Ate dite qe ra shteti i Italise Shqiperia ishte si ne 1997. Imagjinoni Lezhen pa asnje ruajtes rendi,mjaftonin tre hajdute te armatosur dhe boshatisin pazarin…..nga kjo situate Qeveria e fundit pro fashiste me firme te zevendes kryeministrit Agushi beri thirrje ne Gazeten Tomorri,ne radio dhe ne Gazeten zyrtare : qe gjithe ato kuadro te xhandarmerise se perpara 7 Prillit 1939 qe jane larguar nga detyra te rikthehen ne repartet e tyre dhe te zotnojne situaten….Keshtu ndodhi ,.Edhe At Anton Harapi mori nje detyre me rendesi per jeten e popullit pasi ndryshe nga Italianet,gjermanet nuk merrnin persiper asgje lokale . (kujtoni Z. Vukaj ne 97 kur i beri thirrje gjith oficerve te vijne tek repartet edhe ato qe ishin larguar. ) kaq se eshte teme e madhe….

  • @Arben
    Ja ke fut kot…29 nentori eshte dita e kthimit te Mbretrsise Jugosllave( mbtetria serbo-kroate-slovene) ne Republike.

    http://sh.wikipedia.org/wiki/Dan_Republike

    Pra u kaluar ne mbreteri ne republike. Eshte si te thuash 11 janari yne, festa e Republikes…Edhe 29 nentori jugosllav nuk eshte dite Clirimi por dita e Republikes, si dhe 29 netori jugosllav eshte kremtuar me 1945 dmth 1 vit pas 29 nentorit tone…Dmth eshte aspektin kohor ska lidhje

  • Si e shpengon ky zoteria qe ‘kolaboracionistet’ shqiptare IU bashkuan pikerisht De. Gaulle-it ne Londer,edhe kjo si pas citatese te Vete De. Gaullit ‘ ne nje kohe kur shume pa franceze e bene kete.
    Nder ta zotni begeja,nipi i Mbretit Zog, apo baba i shkrimtarit cyzia Zyke,qe komunisti Berisha perzuni nga Shqiperia!

  • @Arben
    Ja ke fut kot…29 nentori eshte dita e kthimit te Mbretrsise Jugosllave( mbtetria serbo-kroate-slovene) ne Republike.

    http://sh.wikipedia.org/wiki/Dan_Republike

    Pra u kaluar ne mbreteri ne republike. Eshte si te thuash 11 janari yne, festa e Republikes…Edhe 29 nentori jugosllav nuk eshte dite Clirimi por dita e Republikes, si dhe 29 netori jugosllav eshte kremtuar me 1945 dmth 1 vit pas 29 nentorit tone…Dmth eshte aspektin kohor ska lidhje

  • Ligji n135,qe Vete Enver Hoxha edhe fitimtaret e kesaj lufte kundernazismit nxoren ne vitin 1945,tregon se ate here enveri edhe komunistete shqiptare e Kane njohur dit en e 28 nentorit si dite te çlirimit,kete ligj e Kane publikuar me 5 /11/1945 envers Hoxha edhe qeveria e re komuniste!
    Dita 29 eshte vendosur ma vlen kur ‘vellazeret yugoslav’ kerkuan njesimin e datave!
    Po ndoshta kjo do jeté nje sekret shteteror!
    Shumica prej n’est nuk kundershtojne luften,ne te vlen edhe prinderet tone ne an en e ditur per nje shqiptar Kane luftuar,po kundershtojme 29 shin,qe eshte nje date yougoslave te imponuar shqiptareve,sidomos shqiptareve te kosoves.e kush eshte shqiptar,nuk mundet me anashkaluar shtypjen e kosoves me kete date!

  • Ketu ‘historia et’ shqiptare do gje nje list en e shqiptareve qe IU bashkuan général De Gaulle-it ne Londer
    http://www.charles-de-gaulle.org/pages/la-memoire/accueil/organismes/liste-des-volontaires-des-forces-francaises-libres.php
    Ne kete liste keni armiqte e popullit edhe nazifascistet si pas ‘historianeve’shqiptare:zogista,nder ta cyzia zyke baba i shkrimtarit cyzia zyke,kolonel ysuf begeja,apo nipi i mbretit zog,saint cyrien Doshishti…
    Cudia eshte se historia et shqiptare e quajne nazi fasciste po général degaulli IU thote compagnons de la libération….

  • Mir mo po bota njofti luften kunder nazi fashizmit .partizanet italian spanjoll amerika anglia francanga krahu tjrter rusia me shoqet e veta .tashti spi kuptoj se , pona nuk asht te nji a dy data ,disa po e kthejne te zogu disa te gjyshrit e vet qe gabun ane disa bertasn per rangun e gjyshit .bej kapiten .dorac kaqak .tregtar qe edhe ato jan pak me hije .kur te flisni per zotnin ne fjal dinj se asht aj qe e ka provu ne mosh te re veten .pytni e ju kallxojn si e dridhi gryken e Reqit me nji mauzerr e 5 fishek ..tashti perveq se duhet te besojm se italjant e gjermant kan atdh si miq simas jush .na del teoria tjeter se edhe osmanlijt na kan pshtu .mirupafshim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *