Sonte në mbëmje në orën 20:45 rikthehet magjia e Champions League. Luhen sot ndeshjet e raundit të pesë dhe gjithçka sa vjen edhe bëhet më interesante. Supersfida e dites së sotme është padyshim ajo mes Manchester Cityt dhe Bayernit.
Edhe pse anglezët kanë shumë pak shanë për kualifikim ata do të tentojnë që sot të kthehen te fitorja dhe pse jo të shpresojnë për vendin e dytë në grup. Të dy trajnerat do të kene në dispozicion futbollistët më të mirë dhe do të kenë luksin të zgjedhin.
Sfida premton spektakël si në fushë ashtu edhe nëpër tribuna. Në takimet e tjera që do të luhen sot spikat gjithashtu edhe sfida CSKA – Roma ku këto dy ekipe kanë nga 4 pikë dhe do të kërkojnë fitoren.
Në ndeshjet e tjera Bate Borisov pret Porton, Barcelona udhëton në Nikosia për t’u ndeshur me Apoel, PSG-ja pret Ajaxin, Chelsea shkon në Gjermani për tu ndeshur me Schalken, Shakhtar pret Bilbaon dhe Sporting do të përballet me Mariborin.
