Letër e nënshkruar,
Bashkim Lila
Përshëndetje Dita. Jam invalid i plotë. Pjesën më të madhe të kohës jetoj në Itali. Shumë pak rri në shtëpinë time në Yrshek, vetëm 2-3 ditë në muaj. Kur u ktheva në shtëpi për të marrë recetën, nuk kisha energji elektrike. Që prej vitit 2010, faturat vijnë edhe kur në shtëpi nuk ka njeri. Vlera e tyre arrin deri në 7000 apo 8000 lekë. Faturohet afrofe, pavarësisht se unë kam një sahat në shtëpi. Për këtë problem nuk kam mundur të gjej zgjidhje. Jam ankuar edhe tek zyra e kujdesit ndaj klientit, por më kanë përcjellë duke më thënë se duhet të paguaj si debitor, ndërsa nuk dihet se cili është faturisti që pret këto fatura. Faturat e mija janë marrë si shembull nga deputetë socialistë në kohën e Berishës dhe tani vuaj të njëjtat pasoja, madje është përkeqësuar. Si unë janë dhe invalidë të tjerë të cilët po nëpërkëmben dhe s’po sigurojnë dot mbijetesën.
