Kuvendi i Kosovës mblidhet më tetë dhjetor. Mustafa kryeministër

Dita

Kosova duhet të presë edhe së paku 2 javë për t’u bërë me institucione të reja,. Dy krerët e partive të koalicionit qeveritar PDK-LDK, kanë rënë dakord edhe me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga në një takim.

“Presidentja Jahjaga u njoftua me ecurinë e bisedimeve mes dy partive politike në harmonizimin e programit qeveritar dhe konsolidimin e prioriteteve shtetërore dhe i inkurajoi liderët e dy subjekteve politike që kanë arritur marrëveshjen ndërpartiake për bashkëqeverisje javën e kaluar që brenda këtij muaji të krijojnë institucionet relevante për të kompensuar kohën e humbur në përmbushjen e obligimeve institucionale ndaj qytetarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Presidentes.

Në takimin e grupeve punuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, mësohet se është arritur marrëveshja që Isa Mustafa të jetë Kryeministër i Kosovës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *