Flet mamaja e Bleonës: Nuk ndjehem e turpëruar, jam krenare për vajzën

redaktor

Nuk ndjehem e turpëruar, jam krenare për vajzën Oli Qereti, nëna e këngëtares së njohur shqiptare Bleona Qereti, reagon pas publikimit të shkrimit sot nga Daily Mail, ku sugjerohej se familja e Bleonës ndjehet e turpëruar nga veshja e saj në eventin muzikor, aq sa është detyruar të “ngujohet” në shtëpi.

“Unë jam mamaja e Bleona Qeretit: Jo që nuk ndjehem e turpëruar, por përkundrazi ndjehem e entuziazmuar dhe krenare kur Bleona vlerësohet me superlativa nga media prestigjioze. Jam e prekur nga media që shpërndajnë dizinformacion”, – thotë Oli Qereti. Ndërkohë vajza e saj Bleona, del me një tjetër prononcim, pas “lumit” të reagimeve për zhveshjen e bollshme të saj në eventin muzikor AMA.

“Jam mirënjohëse që jetoj në një vend ku asgjë nuk është e pamundur dhe që kam shansin t’i bëj ëndrrat e mija realitet”, – thotë Bleona./noa
4_3399

Share This Article
5 Comments
  • Ndersa Bleona thote qe eshte e lumtur, qe gjeti nje vend ku mund te dale lakuriq, se mos e ndaloi njeri ne Shqiperi kete lloj bleone te zhvishet!.

  • Car ka ketu per mburje? E bija eshte produkt i mamase ,,perparimtare,,Shih njehere caremra kane mama e bije.Kane ndonje kuptim gjuhesor,kombetar,fetar…Asgje,Oli,moli,coli,koli,cici,mici.Mjerim i pafund.Nga c’do lloj druri nuk behet daulle themi ketej nga ne.

  • E moj vajze, sa te diskutueshme jane gjerat, ti paske patur ender te dalesh lakuriq dhe e paske realizuar ne Ameriqi, mire bere ti do ftohesh se une jam i veshur. Mamaja jote thote mediat prestigjoze. Po ku eshte prestigji ketu? Ti del lakuriq, ata bejne fotografi, i shesin ne gazeta, budallenjte i blejne dhe shikojne. Cfare shikojne, vajza te zhveshura si i ka bere nena. Po mire kur je kaq e varfer ske ci ben. Fukarallekut material sot i eshte bere dermani, por atij shpirterorit ske ci ben. Ne disa trupa hyjne edhe shpirtra mekatar dhe ky seshte faji yt, aq ke kaplloqe aq ben. Lereni te shkreten se kur u nda kaq i ra. Ne thoshim me pare te rrosh vet se mendja te paska lene.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *