Kur Nishani i kërkon Edi Ramës “distancim nga Enveri”

Dita

Nuk është se Presidenti ynë i Republikës pritet të thotë ndonjë gjë të madhe, apo të ndërmarrë nisma pas të cilave politika konfliktuale e palëve dhe drejtësia e falimentuar shqiptare të mund të frenohen qoftë edhe në minimum në aventurën e tmerrshme të tyre kundër interesave të vendit.

Por që prej gojës të tij të sprucohet benzinë për të mbajtur ndezur zjarrin anti-përparimtar që “opozita” vjell jo vetëm ndaj qeverisjes të vendit, por kryesisht ndaj dukurisë së progresit, kjo nuk mund të shpjegohet ndryshe përveçse me një lloj botëkuptimi foshnjor, që është ku e ku me pozicionin që çuditërisht mban personaliteti krejtësisht negativ e krejt i dyshimtë i zotërisë që e mban këtë post.

Të merresh sot me Enver Hoxhën e për më tepër të kërkosh të implikosh Edi Ramën me të, është një karagjozllëk i tillë që të bën për të vjellë. Këtë të gjithë e kuptojnë, me përjashtim të atij “befanës” së PD-së, atij enveristit latent, të cilit Enveri i vdekur, siç edhe i gjallë, i rrit adrenalinën.

Të gjithë e kuptojnë njëkohësisht se sot, nëse ka një emër apo figurë problematike për të shpjeguar të tashmen nga e kaluara nuk është Enver Hoxha. Me këtë, shumica absolute e shqiptarëve e ka zgjidhur problemin. Ai e ka mbi 30 vite që e ka mbyllur historinë e vet si një diktator i pa shpirt, si një delirant i paskrupullt e një fatkeqësi për popullin, si një figurë karakteristike e rendit që dështoi si në praktika ashtu dhe nga degradimi i idealeve me të cilat u ngjiz.

Nëse sot ka një emër, prej të cilit mund ta kuptosh të tashmen e pamerituar nga e kaluara e dhimbshme, i cili si për ironi e në formën më të shëmtuar përpiqet ta fusë emrin e Enverit në jetën e qytetarëve, është pikërisht “befana” 70-vjeçar i PD-së, i cili tamam si Enveri po e mbyll historinë e tij po si një njeri i pashpirt, si një delirant injorant e i pavlerë, si një mashtrues krejt ordiner, figurë karakteristike e gjendjeve tranzite të shteteve që synojnë rendin demokratik.

Të arrish që t’i kërkosh maxhorancës politike, distancim nga Enver Hoxha, siç bëri këto ditë President ziu, nuk është thjesht mjerim inteligjence, por mashtrim si ato të kategorisë të befanës. Kujt ja kërkon këtë ky burrë i fandaksur, Edi Ramës…? Doja edhe unë të thoja një fjalë, por me këta luspa bakalarosh që përveshin për ditë jetën tonë të rëndë e të trazuar me lloj-lloj budallallëqesh duhet një dimër i tërë. Sepse në fakt nuk janë aq budallallëqe se sa matrapazllëqe me lirinë e të drejtën e popullit. E matrapazllëqet duhen shoshitur me kujdes e tamam. Mbase po na vjen edhe neve ky fat i mirë!

 

************

 

VIDEO:  Në 25 nëntor në një intervistë TV presidenti Bujar Nishani u shpreh

Do kërkoja që mazhoranca të deklaronte publikisht distancimin nga figura e diktatorit dhe të dënonte ashpërsisht krimet e bëra nga diktatura ku diktatori padiskutim ka pasur rolin kryesor. Çdo tentativë për ta minimizuar, për ta pudrosur apo orientuar në kanale të tjera egërsinë e diktaturës, pasoja që në shumë drejtime i vuajmë edhe sot është e papranueshme jo vetëm për mazhorancën, por edhe për të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë”.

 

Share This Article
16 Comments
  • Unë kujtova se ky kërriçi president po kërkonte distancimin nga shkatërruesi i shtetit dhe i ushtrisë në 97-ën, nga grushti i shtetit të 14-shtatorit 98,nga kontrabanda millosheviçiane e naftës, nga Gërdeci,nga tradhetia detare,nga vrasja e ndyrë e katër qytetarëve më 21 janar, nga grabitja e pasurisë 45-së vjeçare të shqiptarëve ndërsa ky hale ka bërë të vetat tezat kolaboracioniste!!? Duket qartë që flet me gjuhën e saliut!? Debil antihistorik dhe shurrtore e tradhetarit dhe antishqiptarit sali berisha!? Sa vjen e më shumë po del hapur si megafon kolaboracionist? Nuk ke faj ti mor birbo,- e ka fajin pederastia socialoportunistelësëiste që të lë ty që në postin e të parit të shtetit, t’i grish sallatë miletit !? T’u shoftë fara dhe nishani !

  • Shesim dekorata të nishanit dhënë për kolaboracionistët? Hajde dekorata nishani për çdo pjellë shejtani !? Hajde dekorata ? Eshtë marë miratimi i saliut për shitje? Hajde dekorata nga ky shkërdhata? Hajde, i kemi lirë? E ka vënë çmimin kanali i shqup-it buzë lanës!? Dekorata të lira që nga koha e mbretit deri te gjermani i fundit…. Përfshi dhe ato të tradhëtisë së saliut…!!?? Hajde dekorata … Nishani !

  • O Nishan, mos na habit,
    Se je derro hipokrit,
    O Nishan mustaqemi
    Distancou i pari ti !

    Nishan o palo Officer
    Bustin e shokut Enver,
    E ruaje si gje me vlere,
    Fol o Hipokrit, or Plehre !

    Thone kur ishte kamarjer,
    Mezi çoje nje Gote verë,
    Tani je sakat i mjere,
    Dhe poturet i permjer….

    • Neti Vjosa emigrant ne AUSTRI
      shkruan vargje me plot DASHNI

      per:

      Enver MONSTREN&KOMPANI
      me gjak mbyten tane SHQYPNI

      refereni:

      pse mor PIZEVENGE SHQYPNIE
      nuk hani farepyka DEMOKRACIE?

    • Neti Vjosa emigrant ne AUSTRI
      shkruan vargje me plot DASHNI

      per:

      Enver MONSTREN&KOMPANI
      me gjak mbyten tane SHQYPNI

      refereni:

      pse mor PIZEVENGE SHQYPNIE
      nuk hani fare pyka DEMOKRACIE?

      • O Nastradin Pyka,
        O Merimange e zeze qe shpif dhe vetem shpif….
        Meso te respektosh bashkjetesen e mendimeve te kunderta.Ti hiqesh si antikomunist, por je me dogmatik se komunistet ekstrem, se komunistet reformatore jane pjese e Ylberit te Demokracise ne mbare boten perendimore…
        Nastradin, nje dogmatik si ty eshte shume e thjeshte ta kundershtosh me argumenta, se ti nuk je thjeshte nje person qe te pikon tavani nga pleqeria, por je dhe nje burre langaraq, bythlepires qe kur gjendesh ngusht dhe ne fakt je gjendur ngushte, per te ngrohur Sumen tende pranove te largoheshe nga Spaçi dhe te perketheje veprat e atij qe sot
        ulerin dhe e mallkon si monster dhe antikrisht….(dhe kete nuk ta them une per here te pare, por vet bashkvuajtesit e tu, jo nje here por disa here, por ti nuk ha pyka….)
        Trego pse te kane futur ne burg dhe hajde te debatojme bashke…
        Po te kane futur per shpifje, mire ta kane bere , se ne fakt ti je vetem per
        KRYETAR I PARTISE SE SHPIFJEVE DHE THASHETHEMEVE….
        Pije kafen atje te Tajvani dhe ngrys ditet qe te kane mbetur ne paqe se
        po qe per te luftuar antikrishtin, ti i rrove topet sa ishte gjalle dhe leh si zagar tani qe i jane tretur dhe kockat, pas 30 vjetesh….

  • BUJAR NISHANI KREU AKADEMINE USHTARAKE NE KOHEN E KOMUNIZMIT
    SALI BERISHA ISHTE MJEK, PROFESOR DHE SPECIJALIZOI NE FRANCE NE KOHEN E KOMUNIZMIT
    DISTANCOHUNI ME VEPER JO ME FJALE
    CKYENI DIPLOMAT

  • Juve mire eshte te beni detyren tuaj sepse je bere nje vegel qesharake dhe loder ne duart e Saliut sa per Enverin as ju as mazhoranca dhe asnje nuk mund te eresoje dhe as tja ngreje figuren Enverit Te pakten per periudhen e luftes nuk besoj se ka ndonje pike te eret Natyrisht tani mbas 70 vjetesh mund te gjykosh si te duash dhe mund te shkruash sipas qefit por lerini ta bejne historianet kete pune Jo si ata qe nderuan daten e clirimit ne kohen e Sales president.

  • Bujar Mehmetin, se kam degjuar ndonjehere te kerkoje falje, per periudhen kur ishte vullnetar i Enverit, biles per te humbur gjurmet, nderroi mbiemrin, nga Mehmeti e beri Nishani.

  • Po kur thua keto o p[alaco mkeri i semure qe me ligj nuk gezon ate vend pune,por te perdor saliserbi per firmosje turp se cfare thua e po ta citoj o antishqiptare…
    Gjatë një interviste për “Tonight Ilva Tare”, Nishani shprehet se shfaqja e fotos së diktatorit është provokim. “Nuk mendoj se ka dy Enver Hoxha. Ka një dhe vetëm një. Përmbajtja , portreti dhe memoria e një diktatori çnjerëzor veprimtaria e të cilit gjatë luftës duhet parë me realizëm. Edhe vetë ideologjia komuniste e ka pranuar se Shqipëria ka pasur një luftë guerile që është transformuar më pas. Nuk ka asnjë fakt shkencor që të ketë provuar se ka pasur një organizim të mirëfilltë. Nuk ka asnjë shembull të tillë ndër këto vende të modelit sovjet, nëse këto reminishenca kanë mbetur në Shqipëri janë anormale, por janë dhe provokative në raste të caktuara. Veçanërisht shfaqja e fotos së diktatorit është provokim”, tha Nishani. e vazhdo ku firmose qe shite vendin tek Ruso serbi ..populli po pret te arrestohesh ti e saliserbi…por drejtesia nuk di se cfare pret tamn antishqiptare

  • Opa, foli dhe kapter avniu (jari). Po ku ke qene deri tani ti kaptero, nuk e ke degjuar asnjehere ramen kur ka denuar enverin, enverizmin, diktaturen.Madje e ka bere me eger se ju qe mbaheni qe perfaqesoni te djathten. Po kur flste rama ti e kishe koken te byth e sales.
    Madje ti kapterro te kujtohen ato antimitingjet per mbrojtjen e xhaxhit. Ti ishe ne durres qe kishe shkuar per ta mbrojtur mos ta hidhnin bustin, madje po te duash ka edhe filmime. Te kujtohet eeeee…

  • SALI BERISHA PERSERI E DREDH DHE FSHIHET PAS FINTEVE KOMUNISTE POR ESHTE ME AFER TE VERTETES SE EDI RAMA QE ESHTE ZYTUR NE LLUMIN ENVERIST TE LIKE FLORIRIT.

    Na mbetet vetem te themi MEDET! kush drejton vendin tone duke ndjekur kete debat nonsens te politikes sone kombetare 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit si ne ASNJE vend tjeter ish komunist te Evropes Lindore. MEDET! Ne vend qe te edukojne me ne fund popullaten e indoktrinuar dru me pre per ta afruar sado pak me popujt e tjere te Evropes Antikomuniste dhe Demokratike pushtetaret tane me Edi Ramen ne krye kane dale si KRYQTARE te komunizmit ne Bote per te luftuar ARMIKUN e Kllases dhe po vajtojne sebashku te majte dhe te djathte si kukumjacka pylli LANC-in kriminal te Enver Hoxhes qe vrau ushtaret angleze ne Kanalin e Korfuzit dhe i dha krahe grekeve te shpallin GJENDJEN E LUFTES me Shqypnine, situate absurde qe ka mbetur deri me sot. Per cfare renditje te Shqypnise ne anen e Aleateve ben fjale Saliu ne retoriken e tij enveriste kur Gjykata e Hages e cilesoi LANC-in e Enverit si nje organizate terroriste dhe konfiskoi floririn e Ahmet Zogut qe u gjet i fshehur po nga Aleatet ne Bavari duke ja falur Anglise qe Enveri e masakroi me pabesi pederast me mina jugosllave? Prandaj eshte vendi dhe koha qe te thuhet qarte dhe boterisht se:

    PD-ja e Saliut po te ishte me te vertet nje parti europiane e DJATHTE do te deklaronte sic kane bere te gjitha partite e DJATHTA ne BE:

    29 nentori i ZI duhet te fshihet nga kalendari i festave zyrtare te Shqypnise sepse nuk eshte festa e shqyptareve por e imponuar me dhune nga jugosllavet e Titos.

    Por me thelbesore dhe madhore ne kete debat te vonuar eshte fakti se 29 nentori i ZI nuk solli CLIRIMIN e vendit nga gjermanet qe realisht perfaqesonin nje garnizon prej afro 500 vetesh shumica austriake te prapavijes me detyre per te siguruar terrheqjen e te plagosurve qe vinin nga Fronti i Lindjes per te kaluar ne Mal te Zi dhe me tej dhe qe po perpiqeshin te shpetonin koken nga katunaret shqyptare qe i qellonin pas ferrave. 29 nentori i ZI per Shqypnine dhe shqyptaret si te gjitha keto data te ZEZA he historine e vendeve ish komuniste te Evropes Lindore solli me vete PUSHTIMIN akoma me te eger se ai hitlerian, keto data famekeqe sollen dhe implementuan per nje kohe te gjate MURTAJEN bolshevike staliniste te sprovuar shume kohe me pare se nacional-socializmi i Hitlerit ne Rusi dhe Ukraine me vrasje masive dhe pushkatime totale ndaj popullsise si edhe me internime horror ne GULAG-et per kundershtaret politike qe vetem gjate periudhes 1923-1933 shenuan mbi 30 milione te vdekur ne Rusi duke e renditur Stalinin si VRASTARI i njerezimit me i madh ne Bote pas Mao Ce Dunit qe kishte asgjesuar ne Kine mbi 40 milione njerez te pafajshem. Megjithate Enver Hoxha mban nje vend “NDERI”ne klasifikimin boteror te KILLERAVE seriale sidomos persa i perket egersise antinjerezore te ekzekutimeve me tortura me thyerje kockash te viktimave te tij dhe sidomos duke llogaritur numurin per fryme te popullates per nje vend te vogel si Shqypnia. Duhet te shtojme se nderkohe qe ne vendet ish komuniste te Evropes Lindore burgosja dhe perndjekja politike u ndalua me ligj ne vitin 1956 nga Hrushcovi, ne Shqypnine Enveriste ne vitin 1991 dolen nga burgjet komuniste mbi 30 mije vete te persekutuar dhe kjo spjegon pse vendi yne ka mbetur kaq prapa ne demokratizimin europian dhe pse Edi Rama sheh akoma tek te persekutuarit ARMIKUN e Kllases.

    I bejme apel politikes sone kombetare tí therrase trunit te indoktrinuar dhe te mos mashtroje me popullaten me formula bajate ideollgjike te Kohes se Qepes te Enver Hoxhes dhe te fshije nga kalendari i festave zyrtare 29 nentorin e ZI komunist jugosllav, sepse Vatanin e presin shume sfida sidomos ne fushen ekonomike qe shqyptaret te afrohen gradualisht me popujt e tjere te BE-se ashti sic ka qene edhe AMANETI qe lane intelektalet properendimore shqyptare, te cilet dhane jeten e tyre ne rini per kete kauze jetesore per te shpetuar Vatanin. Keta intelektuale ishin dhe jane MARTIRET dhe DESHMORET e vertete qe duhen nderuar dhe perkujtuar dhe jo xhelatet gjakatare te Enverit qe grabiten si PREDATORE komuniste pasurine dhe pronat private, masakruan dhe vrane kundershtaret dhe falimentuan ekonomine dhe renuan shtetin si kurre me pare ne histori.

  • Nishanlliu , nje qen-roje i interesave te klikes berishiane ! Nje fanatik i ndyre ! Nje pizeveng,
    nje anti-shqiptar i shitur sebashku me padronin e tij . Qelbesire, i neveritshem ! Nuk gjeje
    me fjale per kete sakat,ulok, pordhac,qe e mat veten me hinen e mengjezit , qe kurresesi nuk
    perfaqeson interesat e popullit shqiptar por intersat e klanit primitiv te familjes se Vicidolit
    Dhe fakt eshte se ky medioker u zgjodh nga nje njeri, nga vicidolasi i urryer e neveritur nga
    te gjithe shqiptsret e ndershem e patriote ! Ky zagar duhet t’i paguaje te gjitha nje dite sebash-
    ku me padronet e tij …!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *