Janë zhvilluar dje ndeshjet e Champions League pa shumë surpriza. Kryendeshja e kësaj dite ajo me Manchester Cityt dhe Bayernit të Mynihut ka përfunduar me fitoren spektakolare të anglezëve të cilët kanë arritur të përmbysin rezultatin nga 1-2 në 3-2.
Edhe pse kaluan të parët në avantazh dhe Bayerni mbeti me 10 lojtarë City nuk ka mundur të administrojë rezultatin duke i lejuar Bayernit të shënojë dy gola dhe të udhëheqë pothuajse gjatë gjithë takimit. Në minutën e 85-të, Aguero barazon shifrat në 2-2 dhe i jep zemër ekipit të tij.
Pas golit të shënuar, City rit akoma më shumë presionin mbi gjermanët dhe gjen golin në minutën e 2-të shtesë sërish me Agueron. Mbyllet gjithçka 3-2 dhe tashmë anglezët i kanë të gjitha mundësitë për të shpresuar te kualifikimi pasi pasi kanë 4 pikë ndërsa Roma dhe CSKA kanë nga 5.
Ndërkohë Bayerni e kishte siguaruar kualifikimin pa filluar ndeshja. Në takimet e tjera Chelsea ka shkatërruar në shtëpinë e vet Schalken me rezultatin 0-5, Barcelona triumfoi 0-4 në transfertën e Apoel Nikosias, PSG mposhti 3-1 Ajaxin, dhe Bilbao fitoi në fushën e Shakhtar me rezultatin 0-1.
Ndeshja mes Sporting Lisbonë dhe Maribor u ndërpre për rreth 40 minuta pasi mungoi energjia elektrike në stadium dhe rifilloi me vonesë.

Duan te na bejne edhe BUDALLENJ!!!
Ajo ndeshje ishte e SHITUR,ndaj serbi PLATINI,po te kete SUMATRICE le ta hetoje!!!