Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se operacionet e Rusisë në lindje të Ukrainës, shkelin ligjin ndërkombëtar dhe kërcënojnë paqen në Evropë.
Duke folur në parlamentin gjerman, Merkel ka thënë se, “asgjë nuk e justifikon ndërhyrjen direkte apo indirekte të Rusisë në konfliktin në Donetsk dhe Luhansk.
Veprimet ruse kanë vënë në pikëpyetje paqen në Evropë, dhe shkeljen e ligjit ndërkombëtar”, ka thënë Merkel, raporton REL.
Por, ajo ka shtuar se nuk sheh zgjidhje të shpejtë, duke thënë se, “përpjekjet tona për të kapërcyer këtë krizë kërkojnë durim dhe qëndrueshmëri”.
Gjermania është zemëruar tej mase me Rusinë, e cila ka refuzuar thirrjet e perëndimit që të mos mbështesë seperatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.
Për shkak krizës në Ukrainë, ndërhyrjes së Moskës atje, marrëdhëniet mes Rusisë dhe Gjermanisë janë tensionuar./b.l

Jo ne Evrope moj Zonje, por ne bote! Por vazhdonı t’i lepını bythen, u ka zene frika te gjitheve ketu ne Evrope dhe pertej oqeanit. Me shume vonese e ke kuptuar kete gje!