Presidenti jugafrikan: Krishti duhet të vijë sërish në Tokë

Ornela

Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, filloi të martën në qytetin e Boksburg fushatën “16 ditë aktivizmi kundër dhunës ndaj gruas dhe fëmijëve”.

Politikani u kërkoi pastorëve t’i luten Zotit që Jezu Krishti “të ndryshojë planet”. “Nuk e dimë kur do të vijë Jezusi për të na kërkuar. Kur ishte ende në tokë, mëkatarët nuk ishin kaq të shumtë sa tani. Ai duhet të kthehet për t’u kujdesur për ne dhe të na pastrojë”, tha ai.

Zuma po hetohet nga autoritetet afrikano jugore për shpenzimin e 23 milionë dollarëve nga arkat publike për vepra në fermën e tij në fshat, në juglindje të vendit.

Share This Article
6 Comments
  • Do vije,hic mos ke dert,vetem prite po s’pate pune tjeter.Ja ke kane vella keta tanet ne Shqiperi,qe pretendojne se jane perendimor e shum perparimtar.

  • Zuma dhe saliu të jenë në delegacionin e pritjes së Krishtit? Në vënd të Ponç Pilatit!? E meritojnë të jenë në vënd të tij? Ndoshta dhe Jozi ? Tung!

  • Thote xaxi te vij Krishti se e di qe nuk merr vesht nga ekonomia e sotme dhe do dali pa lag per shperdorimet e 23 milionve.
    Edhe po erdhi Krishti,ne fillim do merret me problemin Izraelit me Palestinen dhe jo me Afriken.
    Por jam i sigurt qe qeveria Izrailite dhe sidomos ky surrat shtremti Netanjahu nuk do ta pyesi
    fare Krishtin se e din mir qe ai do mbaje anen e palestinezve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *