Tarafi “blu” i policisë shqiptare

editor

Lista me 102 drejtues të lartë dhe të mesëm në strukturën e policisë shqiptare të cilët janë ose nga Tropoja ose nga Kukësi (dhe janë më shumë se kaq). Lista vërteton atë që përflitej prej kohësh se nepotizmi dhe militantizmi e kanë kthyer policinë shqiptare në një organizatë me uniformë të PD-së së Berishës duke krijuar një hendek të thellë me profesionalizmin që imponon ligji dhe e drejta e qytetarëve shqiptarë.

Pjesa dërrmuese e drejtuesve dhe zyrtarëve në policinë shqiptare përfaqësojnë një lidhje të pastër klanore me drejtuesit politikë të Ministrisë së Brendshme dhe qeverisë. Gazeta “DITA” ka siguruar një listë me 102 nga drejtuesit e lartë dhe të mesëm të strukturës së Policisë së Shtetit, të gjithë nga një zonë e ngushtë gjeografike e vendit: Tropojë dhe Kukës. Është paralajmëruar prej kohësh, fakti që policia është kthyer në një domen të tarafit dhe lidhjeve klanore të ministrit të Brendshëm Flamur Noka nga Kukësi dhe të kryeministrit Berisha nga Tropoja. Lista në fjalë është sugjeruar nga punonjës të vjetër në strukturën e policisë dhe përmban vetëm një pjesë të zyrtarëve policorë me prejardhje nga Kukësi dhe Tropoja në rangjet drejtuese të policisë. Pjesa dërrmuese e antarëve të kësaj liste janë drejtues të lartë ose të mesën ose/dhe zyrtarë të cilët kanë funksione kyçe në struktura të caktuara siç është Interpoli apo policia shkencore. Lista në fjalë flet vetë dhe çdo komentim i saj do të ishte i tepërt.

Megjithatë gazeta “DITA” gjen rastin të theksojë se disa ndër emrat e përmendur në listë përfaqësojnë realisht punonjës të profesionistë. Është amplifikimi klanor i strukturave të policisë që ka zhytur në batak edhe shumë profesionistë të policisë me prejardhje nga Kukësi apo Tropoja. Në listën prej 102 emrash të zyrtarëve dhe drejtuesve të policisë që boton sot “DITA” rezulton se 55 prej tyre janë nga Tropoja, madje disa syresh janë dhe lidhje direkte farefisnore e kryeministrit ose drejtuesve të tjerë të Partisë Demokratike, ndërsa 47 antarë të kësaj liste janë nga Kukësi. Një pjesë të emrave të antarëve të kësaj liste gazeta i ka pasqyruar me iniciale për shkak të sektorëve delikatë në të cilët ata shërbejnë.

Struktura

Në ditët e fundit policia e shtetit është bërë objekt i shumë debateve pas disa ngjarjeve të rënda të ndodhura në vend dhe elementeve të veçantë që pasuan këto ngjarje e që kanë vënë në dyshim integritetin e disa drejtuesve të policisë. Rasti më i fundit ishte ajo që u cilësua si “darka e gabuar kupolës së policisë” , ku krerët më të lartë të këtij institucioni u gjetën në fotografi duke darkuar me Arben Frrokun, i dyshuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. Por në muajt e fundit gjithashtu janë regjistruar vrasjet e tre kryekomisarëve të policisë nga elementë kriminalë. Nga ana tjetër ish-drejtues të policisë si Shemsi Prençi kanë akuzuar në mënyrë publike se krerët më të lartë të Drejtorisë së Policisë së Shtetit janë të kriminalizuar dhe në mbrojtje të interesave të paligjshme dhe kanë deformuar dhe kthyer në domen të klaneve të biznesit një pjesë të mirë të strukturës policore në të gjithë vendin.

Por duket se degradimi i strukturës së policisë në vitet e fundit ka qenë integral. Këtë fakt e konfirmoi dhe raporti i ICITAP e PAMECA, i firmosur dhe nga pala shqiptare, raport ky që kritikonte disa aspekte bazike të gjendjes dhe mënyrën e trajtimit të qindra mijëra policëve të thjeshtë nga qeveria dhe shteti.  Ky raport u publikua dhe në gazetën “DITA” pak kohë më parë, ndërsa nxjerrja në dritë e këtyre të vërtetave të pranuara edhe nga vetë qeveria(sepse ndryshe nuk kishin për ta firmosur raportin e hartuar nga ICITAP-i amerikan) duket se shkaktoi dhe një zemërim te ministri i Brendshëm Flamur Noka, zemërim ky i vërejtur në disa deklarata dhe reagime të njëpasnjëshme të tij.

Sikur gjendja e kriminalitetit në vend të ishte ulur ndjeshëm dhe struktura policore të ishte në efikasitet dhe profesionalizëm të plotë, ndoshta askush nuk do të kujtohej për të zbardhur listën e emrave kryesorë të personave që drejtojnë policinë shqiptare.

Por degradimi dhe skandalet e njëpasnjëshme që kanë përfshirë strukturën e policisë, me siguri që duhet ta kenë një shpjegim, e pjesë e këtij shpjegimi mund të jetë edhe kjo listë, që realisht fakton se policia shqiptare është shumë larg një strukture profesionale të ndërtuar me baza meritokracie. Ajo tashmë i ngjan një bajraku të mbingarkuar me shumë njerëz të përzgjedhur nëpërmjet një mendësie klanore, që mund ti shërbejë kujtdo përveçse interesit publik të qytetarëve shqiptarë.

 

Raporti: Policia shqiptare në gjendje të mjerueshme

 

Një raport i hartuar në muajin Nëntor të vitit të kaluar për Policinë e Shtetit nga dy përfaqësi ndërkombëtare si PAMECA dhe ICITAP-i amerikan, ka ofruar një panoramë krejt të zymtë madje edhe diskriminuese për punonjësit e policisë së shtetit.  Ky raport u botua në “DITA” disa javë më parë. Raporti është i shkruar në shqip dhe anglisht, e mes rradhëve të tij prej 60 faqesh mund të mundohesh sa të duash për të gjetur një element progresi apo përmirësimi për punonjësit e policisë në dekadën e fundit, por është e pamundur. Situata e policëve ka  degraduar me shpejtësi vit pas viti. Përngjajnë si një grup njerëzish të orientuar e të trajtuar si “mish për top” me paga që as nuk krahasohen me homologët e tyre në vendet e rajonit të Ballkanit, por edhe me shpërblime, pagesa për orë shtesë, fatura shërbimesh dhe ndihmë të posaçme për detyra delikate, krejt të munguara. Raporti thekson se situata ka ardhur e përkeqësuar që pas vitit 2003, por rënia “pikiatë” duket se ka ardhur pas vitit 2007,  aq sa ekspertët e huaj nuk kanë nguruar që të thumbojnë me disa pasazhe në raportin e tyre duke kujtuar se punonjësit e patrullave të përgjithshme, (që janë të lidhur direkt me mbarëvajtjen e rendit në qendrat urbane), paguhen më pak se …pastrueset e disa institucioneve të tjera shtetërore (!). E njëjta gjë mund të thuhet edhe për policët të cilët kanë dalë në pension të parakohshëm, kontributet e tyre për pensionin janë rritur vitet e fundit por përfitimi nga pensioni është reduktuar. As kuotën e racionit mujor të ushqimit që e kanë të garantuar me ligj, kanë vite që nuk e përfitojnë – thuhet në raportin që mban në faqet e tij vulën “konfidencial”.
Raporti është më shumë se një këmbanë që gjithëkush të kuptojë se uniformat blu në Shqipëri, njerëzit dhe punonjësit që janë përzgjedhur për të garantuar jetën e qytetarëve, në fakt me kushtet që u ka krijuar shteti, zor se kanë qetësinë e duhur për të bërë punën, pasi të ardhurat që marrin i kanë vënë ata në kushtet e mbijetesës. Dhe pyetja që të vjen menjëherë në mend pasi ke lexuar një material të tillë është:  a mund të na krijojnë ne qytetarëve siguri publike punonjës dhe efektivë të trajtuar kësisjoj?

Vlen të theksohet se nga të gjitha deklarimet qeveritare dhe të kryeministrit në lidhje me pagën e policëve, apriori kryeministri pretendon rritje progresive të rrogave të policëve, ndërsa raporti i specializuar i ekspertëve ndërkombëtarë flet për një degradim progresiv të trajtimit të policëve. E gjitha kjo situatë me siguri që e ka një kosto, e cila nuk është vetëm kostoja e dobësimit të sigurisë publike për qytetarët. Raporti mes rreshtave përmend dhe rrezikun eminent që efektivë të caktuar të policisë, nisur nga keqtrajtimi financiar ta kenë më të lehtë të hidhen në “kampin tjetër” pra të “kontaminohen” nga ofertat që vijnë nga bota e krimit. Kështuqë kostoja e këtij keqtrajtimi mund të jetë edhe më e madhe se dobësimi i sigurisë publike, kostoja e vërtetë mund të jetë kriminalizimi i strukturave të policisë. Fundja a nuk jemi të gjithë dëshmitarë kur kalojmë në rrugët nacionale dhe shikojmë  se patrullat policore në këto akse shpesh kthehen në struktura gjobëvënëse private?

 

 

 

Lista me 102 emrat e drejtuesve në polici me origjinë nga Tropoja dhe Kukësi

 

Emri                                      Prejaardhja                             Funksioni                  

Flamur Noka                           Kukës                                      Ministër i Brendshëm

Isuf Çela                                 Tropojë                                    Sekretar i Përgjithshëm i  Ministrisë së Brendshme

Astrit Halili                            Tropojë                                     Drejtor i Shkollës së Policisë

Agron Kuliçaj                        Tropojë                                     Nëndrejtor  i Përgjithshëm i Policisë

Anila Hoxha                           Kukës                                      Nëndrejtor i Përgjithshëm i Policisë

Tasim Braho                            Kukës                                      Drejtoria e Qendrës së Përpunimit të Dhënave

Dritan Berisha                         Tropojë                                    Shef në Interpol

Veli Haklaj                              Tropojë                                    Departamenti Kundër  Krimit të Organizuar

Bujar Gjana                             Kukës                                      Departamenti Kundër  Krimit të Organizuar

Urim Rexhepi                          Kukës                                      Departamenti Kundër  Krimit të Organizuar

Valbona Hoxha                       Tropojë                                    Departamenti Kundër  Krimit të Organizuar
Seit Bici                                   Kukës                                      Departamenti Kundër  Krimit të Organizuar

Lazam Spahiu                          Kukës                                      Departamenti Kundër  Krimit të Organizuar

Perlat Vatoci                            Tropojë                                    Departamenti Kundër  Krimit të Organizuar

Sokol Nako                             Kukës                                      Departamenti Kundër  Krimit të Organizuar

Martin  Geci                            Tropojë                                    Departamenti Kundër  Krimit të Organizuar

Pajtim Qinami                         Kukës                                      Departamenti Kundër  Krimit të Organizuar

Besnik Ahmetaj                       Tropojë                                    Departamenti i Sigurisë Publike

Saimir Kuçani                         Tropojë                                    Departamenti i Sigurisë Publike

Shkëlzen Aliaj                         Tropojë                                    Departamenti i Policisë Rrugore

Shkëlqim Neza                        Tropojë                                    Departamenti i Sigurisë Publike

Nikolin Vatnikaj                      Tropojë                                    Departamenti  i Sigurisë Publike

Ali Elezi                                  Kukës                                      Departamenti për Kufirin dhe Migracionin

Agim Berisha                          Tropojë                                    Departamenti për Kufirin dhe Migracionin

Besnik Muçmata                     Kukës                                      Drejtoria e Standardeve Profesionale

Neritan Islamukaj                    Tropojë                                    Drejtoria e  Personelit

Syl Ismaili                               Tropojë                                    Departamenti për  Shërbimet Mbështetëse

Haxhi Bala                              Kukës                                      Departamenti për  Shërbimet Mbështetëse

Shpëtim Ahmetaj                     Kukës                                      Departamenti për  Shërbimet Mbështetëse
Gani Memia                            Tropojë                                    Departamenti për  Shërbimet Mbështetëse

Kolë Kukaj                              Tropojë                                    Departamenti për  Shërbimet Mbështetëse

Nazmi Kotarja                         Kukës                                      Departamenti për  Shërbimet Mbështetëse

Bajram  Hajdarmetaj                Tropojë                                    Departamenti për Trajtimin Policor

Pëllumb  Kavacica                   Tropojë                                    Njësia Rajonale e Policisë Rrugore

Ahmet Meshi                          Tropojë                                    Njësia Rajonale e Policisë Rrugore

Xhemal  Lusha                        Tropojë                                    Njësia Rajonale e Policisë Rrugore

Gëzim Gosturani                     Tropojë                                    Njësia Rajonale e Policisë Rrugore

Maxhun Hajdari                      Tropojë                                    Njësia Rajonale e Policisë Rrugore

Avdi Haluci                             Tropojë                                    Njësia Rajonale e Policisë Rrugore

Alejdin Omuri                         Kukës                                      Njësia Rajonale e Policisë Rrugore

Arben Gjediaj                          Tropojë                                    Njësia Rajonale e Policisë Rrugore

Ali Allaraj                               Tropojë                                    Njësia Rajonale e Policisë Rrugore

Krenar Ahmeti                        Tropojë                                    Njësia për Kontrollin e Autostradave

Bedri Gjonaj                            Kukës                                      Sektori Kundër Krimit Finaciar

Gani Jahelezi                           Tropojë                                    Sektori i Policisë Shkencore

Besim Bashaj                          Tropojë                                    Sektori i Policisë Shkencore
Xhemal Sylaj                           Kukës                                      Sektori i Policisë Shkencore

Mehmet Halilaj                        Kukës                                      Sektori i Policisë Shkencore

Ziadin Allaraj                          Kukës                                      Sektori për Rendin  dhe Sigurinë Publike

Fatmir Qinami                         Kukës                                      Sektori i Forcës së Posaçme

Xhavit Çiçi                              Kukës                                      Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse

Erzen Breçani                          Tropojë                                    Nëndrejtor i Policisë së Tiranës

Arbëresh Vokshi                     Kukës                                      Seksioni i Ruatjes  dhe Sigurimit  të Objekteve

Isa Lishaj                                 Kukës                                      Sektori i Analizës  së Informacionit Kriminal

Vjollca Geci                            Kukës                                      Sektori i Analizës së  Informacionit Kriminal

Dritan Malaj                            Tropojë                                    Sektori Kundër Krimeve të Rënda

Mimoza Kuca                          Tropojë                                    Sektori i Rendit dhe Sigurisë Publike

Artan Byberi                           Tropojë                                    Seksioni Për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve
Agron Sulshabani                   Tropojë                                    Seksioni Për  Rendin dhe Sigurinë

Ilir Sula                                   Kukës                                      Seksioni Për  Rendin dhe Sigurinë

Alfred Elezi                             Kukës                                      Seksioni Për  Rendin dhe Sigurinë

Shkëlzen Biberaj                     Tropojë                                    Sektori Kundër Krimit Finaciar

Genc Peka                               Kukës                                      Sektori i Personelit

Mërgim Hoxha                        Tropojë                                    Sektori i Personelit

Agron Hasanpapaj                  Tropojë                                    Sektori Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve

Artan Pjetërnika                      Tropojë                                    Shef  i Komisariatit të  Fierit

Bashkim Shehu                       Kukës                                      Sektori Kundër Krimit Finaciar

Alfred Mazreku                       Kukës                                      Sektori i Analizës së Informacionit Kriminal

Milazim Halili                         Kukës                                      Sektori i Analizës së Informacionit Kriminal

Petrit Xhani                             Kukës                                      Sektori Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve

Xhevdet Axhami                     Kukës                                      Sektori i Rendit dhe i Sigurisë

Astrit Mazreku                        Kukës                                      Sektori i Rendit dhe i Sigurisë

Dashurije  Hoxha                    Kukës                                      Sektori i Rendit dhe i Sigurisë

Novruz Domi                          Kukës                                      Sektori i Rendit dhe i Sigurisë

Shpëtim Ponari                        Tropojë                                    Seksioni i Hetimit e Parandalimit të Krimeve
Gëzim Ngjeçi                          Kukës                                      Zv.Drejtor në Tiranë
Korab Istrefi                            Kukës                                      Sektori Kundër Krimit Finaciar

Argron Hadërmataj                 Tropojë                                    Sektori për Rendin e Sigurinë

Emri Vata                                Kukës                                      Drejtoria e Policisë

Naim Allaraj                            Kukës                                      Sektori Kundër Krimeve të Rënda

Përparim Aliaj                         Tropojë                                    Sektori i Migracionit

Gëzim Prebibaj                        Tropojë                                    Policia Kufitare

Astrit Gjonpali                        Tropojë                                    Policia Kufitare

Arben Hadërmataj                   Tropojë                                    Policia Kufitare

Ahmet Matoshi                       Tropojë                                    Reparti i Sigurisë së Brendshme

Gazmend Shllaku                    Kukës                                      Drejtoria e Përgjithsme e Policisë

Ylber Zyberi                            Kukës                                      Drejtues i Parë

Agron Balilaj                           Tropojë                                    Drejtues i Parë

B.Sakajani                               Kukës                                      Reparti RENEA
Q.Gjedia                                  Tropojë                                    Reparti RENEA

A.Buçpapa                              Tropojë                                    Reparti i FNSH-së
A.Jella                                     Kukës                                      Sektori i Operacioneve Speciale

A.Visha                                   Kukës                                      Sektori i Operacioneve Speciale

Sh.Madani                               Tropojë                                    Sektori i Shërbimeve Operacionale
A. Kuliçi                                 Tropojë                                    Sektori i Shërbimeve Operacionale

B.Karamuça                            Tropojë                                    Sektori i Shërbimeve Operacionale

F.Ahmati                                 Kukës                                      Sektori i Shërbimeve Operacionale

B.Braha                                   Kukës                                      Sektori i Shërbimeve Operacionale
N.Byberi                                 Tropojë                                    Sektori i Shërbimeve Operacionale
Gj.Gjonpali                             Tropojë                                    Sektori i Shërbimeve Operacionale

A.Gjediaj                                 Tropojë                                    Njësia e Lëvizshme Territoriale
A.Gjuta                                   Kukës                                      Njësia e Lëvizshme Territoriale

 

 

Share This Article
16 Comments
  • Pse kete fat te keq ne si popull ?
    Mbani shenim disa emra te tyre dhe mos bashkepunoni me ta sepse jane pjese e krimit ne Tirane e me gjere. Mos rrezikoni !

    Investigoni per emrin e vellait te Agron Kuliqit dhe do mesoni yrneqe. 🙂

  • A doni te dini se si eshte katandisur policie e shtetit keto tete cjete, pyesni ish inspektirin e pergjithshem te ministrit te brendeshem qe tani eshte ne pension……..mjafton tu them se kur e nxorren ate ne pension, Nishani i pari dhe shume te tjere bene feste se ai u kishte zbuluar gjithe horrlleqet dhe hakjduterit e tyre te ndyra……..

  • mas 23 qershorit do ikin se na jan bo tgjitth maloket shefa vetem nje qellim kane te mbajne shqiperine peng te injorances krimit e mafies se keshtu sundon me mire mreti sali vrit shefin dojete moda mbas 23 qershorit te gjith jane te lidhur njeri me tjetrin qeveri kriminelash

  • Pedofilia politikem e Berishes duket ne shkolla. Gjithmone keshtu kane bere me shkollat.Me pare i nxirrnin per sfond ne fjalimet e jozefines,tani ky maçok i çoroditur u drejtohet personalisht femijeve t’u shpjegoje politiken.Donim shembuj te propogandes amorale;ja edhe kete na e solli.

  • Dergova para disa oresh nje foto te nje femije te shokuar nga cfare shihte ne televizor, por ‘gardiani’ nuk i dha ok-ej. S’ka gje. Nje foto ish. S’u be qameti. Por kataklizmon e shoh ne kete dialog te zhvilluar po kete mbremje midis gjyshit e mbeses :

    Mbesa:- Sa i mire ky xhaxhi ! ( Per Berishen)

    Gjyshi:- Jo, xhan, ai eshte lubi. Ai po ju ha te ardhmen.

    Mbesa:- Gjyshiiii, ai thote qe do te na zbukuroje te ardhmen, si shtepine e kukllave.

    Gjyshi:- Shpirt, ai thote qe do te eklipsoje diellin.

    Mbesa:- C’eshte eklipsi ?!

    Gjyshi:- Berisha ! Eshte te te zene diellin e te hohesh vetem nate. Pa drita.
    Mbesa:-Gjyshiiii, mos e ka fajim ai Rama, ai me lesh e i gjate si presh…
    Gjyshi:- Jo te keqen gjyshi, fajin e ka kelyshi…

    Mbesa:- C’a po thua gjysh ?!

    Kete dialog fshihte fotoja e censuruar nen tisin e mbremjes plot informacione per zhvillimet politike te dites. Gjyshi dhe mbesa hengren bashke…comlek…

    Gjyshi:- Qe kjo kohe eshte plote kelysh, e merren me ju vocerrake, merren me ju tua bejne mendjen fushe…

    Mbesa:- Ti gjyshi flet kot!

    Gjyshi u pertyp e hengri unat me veten qe s’gjeti gjuhen per te bindur mbesen. Pasi kaloi pak kohe mbesa pyeti :

    Mbesa:-Gjyshiii, cfare do hame?

    Gjyshi:- Berishen do hame! Berishen me sallate ruse, te keqen. Ai vet ta tha ne televizor…

  • hahahaha, sa e bukur, por filloni edhe me lebërit gjate diktatures komuniste qe ishin vetem ne polici, sigurim, ushtri, etj, etj, e që jane edhe sot ne polici dhe ushtri se Laberia ka pasur nje fjale: “o me dele o me kapele”.

  • Shume gazeta te Tiranes lejojne ne komentet e tyre por edhe shkrimet kane tendence ndarjen krahinore gje qe eshte paster antishqiptare. Lista qe keni botuar nuk tregon asgje. Perse nuk i kerkoni Ministrise se Brendeshme raport te hollsishem te te tere struktures se saje referuar pozicionit e gradave perkatese.
    Nese Ministria nuk ju a jep si gazetare atehere keni te drejte te investigoni por edhe nese ju a jep prap duhet te bindenine vertetsine e te dhenave.
    Lufta politike kurre nuk duhet te cenoje unitetin e kombit. Pas 90tes si shume shqiptare am jetuar ne Shqiperi. Dihet qe regjimi kriminal komunist mazhorancen e kriminelave e kane pasur nga jugu por kurre nuk kam degjuar te shkruhet apo te thuhet jugoret kriminela.
    Dihet gjithashtu qe ka profesioniste nga tera krahinat e Shqiperise dhe do ishte me e ndershme e dinjitoze qe jo vetem ne Ministrine e Brendeshme por ne tere administraten publike te pratikohej testi profesional dhe etik e vendet e punes te jene me liste pritje sipas rezultateve te arritura. Testi behet me flete kompjuterike dhe korigjimi behet me kanim gje qe eshte tersisht i ndershem e korrekt.
    Shtypi duhet te kete misionin e emancipimit te shoqerise dhe te kryesoje e propogandoje ide e veprimtari antishqiptare .

    • PO ÇA DIN TI NGA KOMUNIZMI DHE KAPITALIZMI O MIKO LEJE MOS U FUT THELL SE MYTESH .ESHT E VERTET QE KAN QEN NGA JUGU PO KISHTE EDHE NGA VERIU POLICA QE ME SA DI UN KAN QEN NGA ME TE ZELLSHMIT ,PO TE PAKTEN SHKOLLEN E MOREN TU U DJERSIT DHE JO ME LEK SI SOT DHE PA KAPERCY NGA TETVJEÇARJA NE UNIVERSITET.TI SHIF NIVELIN E KRIMINALITETIT NE VEND PER TE KRIJU NJI IDE SA EFIKAS JAN KTA ME SIPER .ME E KEQJA ESHT SE GJITH KY KONTIGJENT PARAZITESH DO BEHEN SHUM TE ZELLSHEM GJATE ZGJEDHJEVE DHE TI E DIN PSEN.KOMUNIZMI U SHPORR NUK MUND TE JETOHET GJITH JETEN TU KUJTU GOGOLIN KUR UJKU KTU PO BON KERRDIN.SHQIPRIA ESHT ATDHEU I TE GJITH ATYNE QE E DUN KET VEND ÇDO NDARJE KRAHINORE ESHT E DEMSHME POR DUHET TE DISH SE KUSH E USHQEN KET ESHT VET POLITIKA ATUALE QE ESHT INEFIKASE DHE KAPET ME TE KALUARENSI JUSTIIKIM HARROJENI ATE QE IKU U BOT GATI 20 VJET NE PUSHTET DHE PO RIPERSERISNI TE NJEJTAT GABIME TE SE KALUARES .

    • ne nuk na prishin pun biografite e oficereve te policis por puna e tyre sepse ata jane emeruar vetem me nje qellim te mrbrojne pronarin e tyre, e jo per te mrojtur popullin e thjeshte,dhe ne prandaj e rrezuam komunizmin per te mos u perseritur ato qe u benin ne ate kohe zoti delaj.

  • he mo se dhe keta vellezrit tane jane pse e shifni me ate sy ,normal se ne shtetin e sales kane pate miqe te forte keta ne shtetin e edit do kete nga krahina te tjera .keshtu ka per te qene ne shqiperi ku lidhjet fisnore jane me te fuqishme se profesionalizmi.Rrofte Shqiperia Etnike,vdekje tradhetarve.poshte politika qe na percan.

  • SHQIPRIA PER FAT TE KEQ HISTORIKISHT KA JETUAR ME KET HISTORI E PERSERITUR TE PAKTEN KTO 100 VJETET E FUNDIT ,MENDIMI IM TE GJITH POSTET E PUNES NE VEND DHE JO VETEM NE POLICI TE BEHEN ME KONKURS SI E BEN GJITH BOTA KUSH FITON TE MBAJ POSTIN ASHTU DO ISHTE ME EFIKASE DHE ME CILSOR SHERBIMI PLUS ETIKA QE MUNGON GJITHASHTU,NUK ESHT TEM KRAHINIZMI MEGJITHSE NE KET RAST ESHT EVIDENTE SE EDHE PSE JE DERR DHE INJORANT TE BEJN DREJTOR PER FAT TE KEQ MILITANTIZMI POLITIK PO SHKATARRON VENDIN.

  • Rnofte njai naltmadhnia Saliramukadolli vazduesi i te maparshmit Ahmetullaburgajolli!, Keta u bane te zotet e ketij me i ardhe hakut, me e zhvillue per ta sundue duke e turbullue,tue majte rreth vetes do trima ne zà, qi peshurren tue knue pasi kane vjedhe e kurvnue.Te tane jane te shkollue, nan hije te plepave kane mesue dhe jane diplomue mbasi shtate bataliona per dymdhjete kamiona i kane pjestue.Naltmadhnia yne, qofte me ymer,si trimat e Jutbines asht tue luftue kunder klysheve te bllokmeneve, qi i pat marre ne krahe e i pat perqafue, atehere kur baballareve te tyne menderen ua pat ferkue dhe ua pat pastrue.

  • krahinarizimi i adm tregon kalbjen dhe friken e shtetit nga vete ato qe e kane votuar megjithse ne fakt eshte krejyt ndryshe .SALUA DHE LULUA e din me mire se kushdo se ato kane qeverisur me vota t vjedhura te pakten 1o 15 vjetet e fundit . Mjere populli kush i ka qeverisur, Fal ty o zot shyqir ishalla shpetuam nga keta injorant te kriminalizuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *