Çfarë dihet për liqenin e Butrintit?

redaktor

I nderuar lexues! Liqeni i Butrintit është liqen me prejardhje tektonike dhe një lagunë tipike bregdetare me ujëra të kripura. Liqeni ka sipërfaqe 16.3 km2, gjatësi maksimale 7.1 km, gjerësi 3.2 km dhe thellësi më të madhe 21.4 m. Brigjet lindore dhe perëndimore të tij janë të larta dhe të pjerrëta, ndërsa ato veriore dhe jugore të ulëta. Në bregun jugperëndimor të liqenit ndodhen rrënojat e qytetit antik të Butrintit. Në veri liqeni është i gjerë, ndërsa në jug ngushtohet dhe formon gjirin e cekët të Kalasë, prej nga fillon kanali natyror i Butrintit. Liqeni i Butrintit shquhet edhe për florën dhe faunën e pasur dhe të larmishme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *