Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Lulzim, buxheti i shtetit, politika ekonomike makro dhe ajo fiskale, reformat, hartohen jo sipas “shijeve” të tua e të Sali hajvanit. Ajo kohë tashmë ka vdekur. Ato i përcakton mazhoranca PS-LSI që qeveris vendin në bazë të programeve të këtyre partive, premtimeve elektorale dhe platformës së qeverisë për mandatin 4-vjeçar të marrë në 23 Qershorin e madh. Për këto mban përgjegjësinë e madhe kryeministri Edi Rama (ose dyshja Meta-Rama, siç ironizon ti) para elektoratit të vet dhe gjithë shqiptarëve. Luli, papunësinë, varfërinë, korrupsionin, paligjshmërinë dhe 101 të këqijat në këtë vend i ideoi, i mbolli, kultivoi dhe i rriti pushteti injorant e kriminal i partisë tënde dhe atit tënd shpirtëror Sali Berisha! Niveli juaj intelektual e politik, Luli, është për të ardhur keq, deri në kufijtë e banalitetit. Vizioni i Edi Ramës është i qartë, progresiv, shtetformues. Me respekt, Th.N.
