Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
E dashur gazeta Dita! Këto ditë në shtyp dhe media, po flitet shumë për punësimet në arsim. Mësuesit kanë nisur aplikimet në portalin online, kjo nuk më duket normale, sepse teknologjia online nuk ka shtrirje në çdo skaj të Shqipërisë, prandaj dhe numri i punëkërkuesve për mësues nuk është i saktë. Të interesuarit dihen, ata po paraqiten herë mbas here pranë DAR dhe ZA të rretheve, për një vend pune. Prandaj këto drejtori dhe zyra arsimore, të japin evidenca të sakta për numrin e punëkërkuesve, sipas arsimit, profilit, kualifikimeve etj. Këto evidenca i merr Ministria e Arsimit shumë shpejt dhe vazhdon procedurat e konkurseve, po kështu del i saktë numri i atyre që kërkojnë të punojnë mësues në shkalle vendi, ku dihet që ka dhe shumë mësues në pritmëri. Ekspertët e Ministrisë së Arsimit, që merren me këtë punë, duhet ta shikojnë më mirë këtë problem, se më shumë duket si shou mediatik. Me respekt, K.N.
