Policia vendore njoftoi se vuri dje në pranga autorin e dyshuar të plagosjes me motosharrë të fqinjit të tij në Mirditë. Pashk Bajraktari, 48 vjeç, u kap i fshehur, ndërsa akuzohet se mbrëmjen e së martës, në fshatin Domgjom të Fanit goditi Pashk Përndocën, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. Përplasja ndodhi për motive pronësie mes dy familjeve që kishin lindur vite më parë. Fillimisht familja Përndoca sulmoi me leva Pashk Bajraktarin dhe ky i fundit u përgjigj duke përdorur motosharrën
