Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit.
Këtë gjë ai e pohoi edhe gjatë një interviste të dhënë për TCH në edicionin e lajmeve të orës 00:15.
Por, ai ka lënë të kuptohet se hapja e dosjeve nuk mund të bëhet sa hap e mbyll sytë.
Ai ka thënë se kjo mazhorancë do të bëjë pjesën e saj, brenda mandatit të vet qeverisës.
Gjë që do të thotë, se hapja e dosjeve mund të dojë më shumë kohë se ky mandate qeverisës.
“Në këndvështrimin tim, pa zgjidhur një herë e mirë raportin tonë me të shkuarën, si një raport i lirë, njerëzish të lirë me historinë e tyre, ne do të kemi gjithmonë probleme me të sotmen dhe me të ardhmen.
Për këtë do të duhet kohë, por e rëndësishme është se çfarë na takon brenda kohës sonë ne do ta bëjmë pa nguruar për asnjë çast dhe pa menduar nëse humbim vota apo jo, por duke menduar vetëm një gjë, sa krenar do të jemi nesër përpara fëmijëve tanë për atë që bëmë me mundësinë e jashtëzakonshme që na u dha me këtë privilegj që rrallë herë mund t’i jepet një njeriu që të jetë kryeministër, ministër apo deputet i vendit të tij”, ka thënë Rama.
Tashmë pritet të shihet nëse do të shkohet seriozisht drejt hapjeve të dosjeve, apo ky ishte veçse një show.

Dosjet duhet te hapen, te gjitha, per gjithkend, panvaresisht statusit qe ai ka.
Por urgjente eshte hapja e dosjeve, per politikanet dhe administraten shteterore, se jane ish spiunet qe sot jane ne politike dhe ne administraten shteterore, qe kane sjelle dhe po vazhdojne te sjellin fatkeqsi ne popull.
Dosjet duhet te hapen edhe per kategorine qe sot jane biznesmene te “suksesshem”, qe ne fillim vitet 90-te, u futen nga ish sigurimi i shtetit, per te marre ekonomine ne dore, sipas urdheresave te samitit te Katovices, qe mori vendim, qe komunizmi falimentoi politikisht, por duhet te marre ekonomia ne dore, qe ish komunisto-spiune, te kontrollonin perseri vazhdimesine e tyre, si kapitaliste.
Dosjet e sigurimit dhe dosjet e korrupsionit, jane shume te rendesishme, korrupsioni galopant i tokave, ku eshte direkt e involvuar familja Berisha, korrupsion qe ka shkaktuar tragjedi familjare dhe vrasje mafioze.
Hapja e dosjeve eshte e domosdoshme,por sidoqoft ,Sali berisha si bashkepunetori sigurimit te shtetit komunist,ka per te shpetuer,pasi ai perfiton nga koha qe thote Edi Rama dhe nga nderhyrja qe ka bere ai dosjeve ne AQSH-se.Saliu nuk evuri kote URAN BUTKEN drejtor te AQSH,se ai ishte besniku itij per te bere ndryshime ne dosje.Me siguri dosja e Saliut sote eshte e paster.Ai i ka hequr e vene dokumenta sipas interesit te tij.Shkoni ne lumuin e erzenit gjeni dokumentat e dosjeve se atie i kane hedhur.Prandaj hapja e dosjeve nuk ka per te sjell ndonje gje te re,e kini kote.
Te hapen se I pari spiun ka qen Sali berisha