Në fjalën e tij në Parlament, ku po diskutohet buxheti i shtetit për vitin 2015, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në skemën e sigurimeve shoqërore janë shtuar mbi 81 mijë vende pune.
Ai e ka cilësuar këtë shifër si një sukses në fushën e punësimit.
Nga ana tjetër, ai ka vlerësuar maksimalisht punën e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, si dhe tatimeve.
Kryeministri Rama e ka quajtur këtë arritje një punë të shkëlqyer.
