Kuvendi ka miratuar buxhetin e vitit 2015 dhe paketën fiskale.
Miratimi është bërë me 81 vota pro dhe 3 kundër.
Gjatë seancës së sotme ka pasur debate sidomos për amendamentet e LSI-së për fasonët.
Në fund, amendamenti i LSI-së është rrëzuar nga votat e PS-së.
Opozita ndërkohë nuk ka qenë prezente në sallë, me përjashtim të Nard Ndokës.
