Berishçe & Halimçe!

redaktor

Ishte interesante ajo që, teksa Berisha sokëllinte në stilin e tij të njohur – sa muzeal aq dhe aktual – në mbledhjen e grupit të partisë së tij, ajo çfarë shkruhej me titra poshtë në një prej mediave, tregonte më së miri se përse PD-ja vijon të jetë e shterpëzuar dhe e mplakur në thelb, derisa e ka ende liderin e saj historik, bazë frymëzuese. Në titra shkruhej: “Propozimet e PD-së për projektbuxhetin 2015”, ndërsa ajo çfarë thoshte Berisha të nxirrte mallin e viteve `91-`92 -`93 e në vijim, pa lidhje as me buxhetin, as me amendimet, e as me politikat financiare. Keqardhëse ishte pamja e disa emrave të rinj të inkuadruar në PD, që kontrastonin thellë me vlimet e turfullimet e Berishës. Ata ndoshta e kanë sfidë intelektuale politikën, pjesëmarrjen e kontributin në të. Ka prej tyre që janë gati të hahen “dhëmbë për dhëmbë” me vizionin qeveritar të daljes nga kriza e të përmisimit të situatës ekonomike, me skema e argumenta që ata i quajnë të drejta; por Berisha vetë, me ç`bart, antikulturën politike, barbarinë orale, CV-në e turpshme që ka si një kryeqeveritar që kurrë nuk arriti të bëjë shtet, por përkundrazi, e degradoi atë sa udhëhoqi, është më së pari një fyerje për vetë ata.

P.S. Zakonisht, ç`ka është e kaluar, ka një efekt provokues, herë të ëmbël e herë acarues; por duke qenë brenda muzeales si dimension, shndërrohet dhe në argëtues. Dhe ndodh që kur kthehemi e shohim pas, të kaluara të largëta ose të afërta, ca acarohemi, aq edhe argëtohemi me to, varësisht fateve dhe impresioneve personale që trashëgojmë. Fjala vjen me kohën e Enverit. Por kjo, nuk do vlente aspak nëse një ditë, Enveri do ngrihej sërish e do na ishte prezent me gjithë qënien e tij. Kjo do na kallte datën. Pikërisht këtë po përjetojmë me Berishën. As si muze nuk po na lë ta shijojmë!              

 

Halimçe!

Foli dhe Eduart Halimi për dosjet. Tha disa gjëra për të cilat duhet ndalur. Tha se partia e tij, kur qe dje në pushtet, paska dashur të hapë dosjet, por nuk e paska lënë mazhoranca e sotme duke bërë ankimim në Kushtetuese. Ajo që rrëzoi Kushtetuesja atëherë, nuk ishte hapja e dosjeve, por një ligj lustracioni me jo pak shkelje kushtetuese, i cili, për të qenë më të qartë, nuk merrte hiç në konsideratë faktin se Sali Berisha ka qenë komunist, e penalizonte të tjerë me më pak njollë të kuqe se ai. Pastaj, përse duhej t`i hapte dosjet kaq vonë, kur ka patur mundësi ta bënte këtë që pas `92 e tëhu?! Më pas, Halimi ka bërë një lidhje mes dosjeve dhe shfaqjeve të simboleve të Enverit, duke aluduar se tashmë nuk ke ç`të hapësh. Por hapja e dosjeve nuk vlen për ata që haptazi shprehin bindjet e preferencat e tyre; ato vlejnë për ata që ndryshe kanë qenë e ndryshe hiqen. Dhe ç`është më kryesorja, ai ka kërkuar jo hapjen e dosjeve politike të së djeshmes, por ato të sotme të korrupsionit. Dhe ja ku, si padashje, ka hapur një gropë për shokun, duke rënë fillimisht vetë brenda. Eshtë gropa për kryetarin e tij, por dhe për ish-kryetarin, që, kur vjen puna e të flitet për dosje korruptive, siç gjuha vete atje ku dhemb dhëmbi, ashtu dhe mendja vete tek Basha, ca pak tek Berisha, e më pas ç`vijnë pas tyre.

Share This Article
3 Comments
  • SIGURINE KOMBETARE E VALEVIT HAJDUTI

    i arit te Krrabes e i korruptuari i semure me ne ze ne kete vend te mjeruar. E degjuam te na perplase paciperisht nevojen e mbrojtjes se “sigurise kombetare” ne rastin e hapjes se dosjeve te Ministrise se Brendeshme !

    E para duhet kuptuar çdo te thote “hapja e dosjeve” pa cenuar lirine e individit dhe Kushtetuten e Shqiperise.

    Nje sharlatane qe ben edhe perkthyese e ambasadorit gjerman, kohe me pare eshte caktuar si kryeligjeruese e kesaj nisme te pashembullt per historine shqiptare. Projekt ligji qe propozon lejon hapjen e dosjeve ne nivel personal vetem ne te gjalle, te vdekurit ja kalon ne dispozicion Germenjit, laraskes qe guxoi te ngrihej mbi te vdekurit, per ti bere shkrum e hi.

    Ne se per nje te aferm ekziston nje dosje e tille, eshte afermendsh e qarte qe seicili nga ne ka te drejten legjitime te njihet me permbajtjen e saj. Aq me shume kur jeten ja kane privuar me apo pa te drejte, zylymqaret e djeshem te shndruar ne qengja mutmaskuar sot. Ligjevenesit shpresoj te mos marrin kurajon te aprovojne djallezine e zimbulimit te emrave te komprometuar brenda dosjeve personale.

    Pa u zgjatur me nivelin unisor te dosjeve, le te shohim çfare fshihet pas “sigurise kombetare” te surratkriminelit çun i Rexhep Metes nga Çepani.

    Ne kohen e enverizmit, tashme e kemi te qarte edhe mes dokumentave te shumte te publikuara, veprimtarine e agjenteve te sigurimit ne te kater anet e botes, ku per motive shteterore pjeserisht dhe private teresisht, luajten rolin e tyre te mirecaktuar nga eproret e tyre skllavoenveriste. Per disa njohim edhe emrat, per shumicen jo.

    Siguria kombetare ne kendveshtrimin enverist nuk ka me vend te trumbetohet, armiqte tane te djeshem sot na sheqerizojne me mollat e tyre te krimbura e nen ombrellen e tutoreve kane bere e bejne bejne lesh e li kete vend te dale jashte kontrollit te shqiptarizmes se mbrojtur perjete me gjak.

    Ata “sigurimse” qe nuk kemi degjuar asnjehere te flitet, me se merreshin ne Zvicer, Amerike, Kanada e te tjera vende asokohe armiqte tane?

    Ishin thjesht “parambledhes” te investimeve kolosale qe enveroxhizmi me pare, Ramiz Alia me pas dhe Sali Shiqerja e Fotos Nanua ne dekadat e fundit, e pse jo edhe Kalifet e ketyre diteve, kane bere me personazhe te “huazuar” me origjine shqiptare e jo, duke vjedhur pasurine e shqiptareve.

    E them kete edhe me njohje direkte te nje rasti ne amerike me dy “nepunes” te perfaqesise ne OKB qe u larguan me dy valixhe te stermbushura me dollare nga nje diskoteke amerikane e poseduar nga nje beratas emigrant i viteve tridhjete.

    Perse e si jetojne kelyshet e enveristeve ne Zvicerr (Hoxha), Kanada (Shehu), Suedi (Alia) e keshtu me radhe, le te hapen dosjet e zagareve te sigurimit qe depozituan ne dhjetera vjeçare parate e djerses tone ne kasafortat e tere botes.
    Kjo eshte “siguria kombetare” e Ilir Metes, dollaret, frangat, ari ne forcieret e bankave te huaja.

    Nuk cenon sigurine kombetare berja publike e emrave te personazheve krimbore qe dorezuan lista me emra te emigranteve te shpallur “armiq te popullit” (386 emrat e demostruesve ne New York ne fillimin e viteve 90-te), dhe qe nuk u lejuan te hyjne ne Shqiperine e tyre.

    Trasparenca eshte tipar i njeriut te ndershem, fshehja, manipulimi, zhdukja, tjetersimi i dosjeve (shpresoj te mos harrohet bashkebisedimi i spurdhjakut Tahiri me Papa Bergoglio-n) eshte karakteristike e zhberjeve njerezore.

  • Hale-imja, do vetem dosjen e korrupsionit, se ky korrupsionin me te madh qe ka bere, eshte vetem se ka hengur supe burgu, kur vizitonte burgjet, per saliun ky e di qe esht melaqe, ndersa per dosjet e sigurimit, sdo ti hape, se i del emri, qe ka spiunu vellain ndoshta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *