Lexojini dy shkrimet e fundit të Isa Mustafa në Facebook: kryeministri i posazgjedhur i Kosovës mburret me shërbimet politike, pushtetore e policore që ia ka bërë kriminelit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit.
Kuku Kosovë! Çka të ka ndodhur!
Në shkrimin tim për inaugurimin e Isa Mustafës kryeministër i Kosovës, në të vërtetë për çapitjen e tij skajshëm të pasigurt nëpër tepih të kuq anash të të cilit qëndronte Garda Ceremoniale e FSK-së, fytyrskuqur më shumë se ai tepih, kam folur vetem për një pjesë të jetëshkrimit politik të Isa Mustafës: kam folur për pjesën e turpshme e kriminale të jetëshkrimt të tij kur ai ishte kryetar i Qeverisë së Prishtinës që merrej me fatin shoqëror, politik e policor të prishtinasve e, mandej, kur ai ishte ministër i Qeverisë së Kosovës të zgjedhur me 4 dhjetor 1989 që zbatonte dhunën dhe terrorin e Sllobodan Millosheviqit, qoftë edhe duke vrarë të rinjtë shqiptarë të cilët po protestonin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Në atë shkrim, ndërkaq, nuk shkrova edhe për disa të dhëna që e bëjnë të turpshme dhe fyese zgjedhjen e Isa Mustafës kryeministër i Kosovës.
Nuk shkrova e po shkruaj tani, se Isa Mustafa iku prej Kosovës kur në Kosovë u krijuan disa parti politike, kur krejt Lidhja e Komunistëve të Kosovës u bë Lidhje Demokratike e Kosovës, e kjo domethënë se Isa Mustafa iku prej Kosovës jo duke ikur prej atij të cilit i shërbente me përkushtim – Sllobodan Millosheviqit, por iku prej shqiptarëve, në vrasjen e bijve e bijave të të cilëve kishte marrë pjesë si ministër i qeverisë së Kosovës që urdhëronte policinë të shuante protestat e tyre.
Nuk shkrova e po shkruaj tani, se zgjedhjen e Isa Mustafës kryeministër i Kosovës e bën të turpshme dhe fyese edhe zgjedhja e tij ministër i financave të Qeverisë në egzil dhe e bën të turpshme dhe fyese për shkak se në atë punë të tij ministrore-financiare janë të përmbajtura mistere, për të cilat është shkruar e po shkruhet prej disa shqiptarëve që jetojnë në Evropë e për të cilat një ditë pashmëngshmën ai do të detyrohet të japë llogari.
Nuk shkrova e po shkruaj tani, se zgjedhja e Isa Mustafës kryeministër i Kosovës është e turpshme dhe fyese për një shtet të së drejtës edhe për arsye se ai u zgjodh kryeministër duke qenë i përmendur në shumë dosje që tashmë i janë dorëzuar prokurorisë së Kosovës për keqpërdorime të rënda në Komunën e Prishtinës derisa ai ishte kryetar i saj.
Nuk shkrova e po shkruaj tani, se zgjedhja e Isa Mustafës kryeministër i Kosovës është e turpshme dhe fyese, përpos të gjitha këtyre arsyeve edhe për arsye, se ai duke rënë në konflikt interesi, që është korrupsion i rëndë, shpërdoroi detyrën e kryetarit të LDK-së dhe detyrën e kryetarit të Prishtinës dhe u bë anëtar i shtëpisë private e quajtur Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës pa kurrfarë merite shkencore e intelektuale në të kaluarën e në të tanishmen.
Nuk shkrova e po shkruaj tani, se zgjedhja e Isa Mustafës kryeministër i Kosovës është e turpshme dhe fyese për vetëdijen historike dhe atdhetare të Kosovës edhe për shkak se të gjitha të dhënat e sipërthëna që ende s’janë e gjitha, dëshmojnë se ai është një mashtrues politik që në jetën politike të Kosovës ka rikthyer mentalitetin politik dhe pushtetor të UDB-së jugosllave të cilën e karakterizonte urrejtje e madhe ndaj Shqipërisë që ai, Isa Mustafa, e dëshmoi edhe pak javë para se të zgjedhej kryeministër dhe të cilën ai e dëshmoi edhe në fjalimin e tij mashtrues programor para Kuvendit të Kosovës.
Është e nevojshme, që Kosova të merret me të kaluarën e saj.
Është e nevojshme që Kosova të krijojë vetëdije të saktë e të drejtë për të kaluarën e saj prej vitit 1945 e deri sot.
Është e pashmangshme se kjo ditë kur Kosova do të pastrojë të kaluarën e saj do të vijë dhe në këtë ditë të ardhur Kosova do të pastrohet edhe prej Isa Mustafës, që sot është bërë simbol i mashtrimeve, nëpërbaltjeve, pabesive, tradhtive dhe krimeve politike, që, ja, mburret me gjuhë agresive e kërcënuese për atë të kaluar të tij!
Siç shihet prej përgjigjes së tij, Isa Mustafa mund të provojë kohë pas kohe edhe tani të flasë me gjuhën me të cilën fliste kur ishte shërbëtori nënbisht i Rrahman Morinës dhe i Millosheviqit. Por, Isa Mustafa duhet ta dijë, se as inteligjencia e Kosovës e as Kosova nuk janë më ato që ishin në kohën kur qeveria në të cilën ishte ky ua vriste shqiptarëve bijtë e bijat në protesta, kur shqiptarët i nxirrte prej banesave për të futur në to serbë, kur kjo qeveri ndërtonte fshatëra e lagje nëpër qytete të Kosovës për të sjellë kolonistë të rinj serbë, në të vërtetë kur bënte çka donte mendja e Isa Mustafës e terratisur dhe e blerë prej pushtetit neostalinist, shovinist, terrorist të Sllobodan Millosheviqit.
I them Isa Mustafës dhe u them shërbëtorëve të tij të përulur në parti e në disa media që të mos mbajnë gajlen e moshës sime dhe të shëndetit tim: unë do të jam ky që isha e që jam deri në fundin e jetës. Unë s’jam bërë shkrimtar për t’u quajtur shkrimtar, unë jam bërë shkrimtar për ta mbrojtur këtë popull me fjalën time prej shkelësve të lirisë së tij, prej mashtruesve politikë e të tjerë, prej vjedhësve, prej të korruptuarve, prej zhvatësve të pasurisë së tij, domethënë unë jam bërë shrimtar për të mbrojtur të drejtën e të vërtetën që e bëjnë të kuptimshme jetën e popullit, e që aq tmerrshëm po ia nëpërkëmbin mashtruesit dhe kriminelët politikë të tipit të Isa Mustafës.
Në qoftë se Isa Mustafa s’mund t’i durojë të drejtat e të vërtetat që për të shqipton Rexhep Qosja e intelektualë të tjerë, unë, megjithatë, nuk mund ta ngushëlloj; besoj të jetë i vetëdijshëm për vendosmërinë time që popullit i cili më ka rritur do të vazhdoj t’i shërbej si gjithnjë deri sot vetëm me të drejta e të vërteta. Kam qenë dhe mbetem i vetëdijshëm deri në ditën e fundit të jetës se vetëm ashtu i bëj shërbimin më të madh të sotmes dhe të ardhmes së tij.

Nuk e njoh politiken e Kosoves por me mjafton ky shkrim i akademikut tone te madh qe te ndihem i trishtuar.
Dhe i frikesuar per te ardhmen tone gjithashtu
I nderuari Rexhep Qosja!
Historia e Kosoves nuk fillon ne vitin 1945,por para 1945-ses!
Dyshoj se edhe ju mundoheni te mos flisni per LUFTEN PER CLIRIM KUNDER PUSHTUESVE NAZISTE TE Brigadave PARTIZANE,me afro 70 mije partizane,gje qe i dha te drejten Kosoves te fitonte STATUSIN E KRAHINES AUTONOME!!!
Edhe kosovaret kane derdhur gjak per Kosoven ne kete LUFTE TE PERGJAKESHME BOTERORE, pavaresisht se nje pjese e juaja u bashkuan me PUSHTUESIT duke krijuar DIVIZIONIN NAZIST “Scanderbeg”,qe do mbetet NJOLLE E ZEZE e atyre qe moren pjese ne te!!
o gomarr e ka llafin prej ardhjes se keti sebo-qetnikut te milloshit ne ket bot
Heu,bre “ismet”!
Nuk jam i rraces tende,prandaj je gabuar duke me quajtur “gomarr”!
E kuptoj qe ju GOMARRET e Kosoves jeni te shetitur e arsimuar,por ju mungon EDUKATA DHE KULTURA ne komunikim!
Duke i sherbyer per dhjetra vjet UDB-se nuk dini te dialogoni,por vetem monolog para padronit UDB-ash!
Je nga ajo rrace,qe citove,sepse nuk e ke kuptuar aspak qellimin e komentit tim per te nderuarin Rexhep Qosja,bile nuk e kisha fare per ate,por per CWETNIKET SERBE si Isa Mustafa e te tjere,qe ne Kosove ka plot!
Sic e urren Mustafa Shqiperine,ashtu e urrejne edhe shume te tjere,sepse keshtu e kerkon padronia e tyre SERBIA!
Eshte kjo arsyeja,qe prej 1999 ju nuk merreni me Serbine,se ARMIKUN tuaj te vetem e gjakatar,por me Shqiperine,Enver Hoxhen,LUFTEN NACIONAL-Clirimtare,PKSH,JUGUN GREK e VERIUN SHQIPTAR,islamizmin shqiptar e ortodoksine greke etj!!!
Shume prej jush keni ardhur ne Shqiperi duke votuar e pra keni lyer duart me gjakun e 4 te pushkatuarve te 21 janarit nga KLIKA KRIMINALE E SALI BERISHES,ketij ARMIKU TE SHQIPERISE DHE KOSOVES,por qe ju e quani “HERO”!!!
Shqiperia ka qene dhe do jete ZEMRA E SHQIPTARIZMIT,ndaj ju kosovaret duhet ta ndjeni ne shpirt se pa SHQIPERINE ju do mbeteni si CIFUTET NE SHKRETETIRE!!!
Te lumte ore vella se shume mire i ke thur keto vargje. Krejt cka thuaj jane te verteta dhe me vend. Ketu ne Kosove jane ende trushperlaret ne Ibrahim Rugova se pa Shqiperine ne mund te ecim perpara, se vetem me Sali Beriren dhe njerzit e llojit te tij do ecim para. Ende ne Kosove trushperlaret ne Rugova mendojn se socilaistet e Sqiperise jane ish komunistet dhe jane trdhtare, ende mendojn trushperlaret se te jesh i majt je tradhtar. Zerat si profersor Qosja per fatin e keq jane te pakt dhe fyhen deri ne qmenduri kur flasin drejt. Tek ne trushperlaret nga Rugova eshte ngulitur ne koke se kushdo qofte qe e kritikon eshte tradhtar i kombit siq eshte rasti i profesor Qosjes. Kjo ideologji e ashtuquajtur Rugoviste nga krimi dhe mafija ende e mbajn aktual ne popull kete bindje se qdo kush qe ja tregon te palarat LDK-se dhe njerzve te saje, eshte kunder Rugoves e kush eshte kunder Rugoves tek trushperlaret do te thote se eshte edhe kunder Zotit.
Me keto qe paska bere ky isa Mustafa nuk e di se cfare ben prokuroria e gjykata ne Kosove qe nuk e marrin ne ndjekje penale kete sherbetor te Serbise. Ky paska qene minister i qeverise serbe ne kohen kur serbia bente Terror mbi popullsine Shqipetare ne Kosove ne vitet 1988, 1989.
Te lumte pena Nderi i Kombit Rexhep Qosja qe po ja shkaterron masken ketij pseudopolitikani si isa mustafa .
Bravo i Nderuar Akademik Rexhep Qosja Je Nderi i Kombit. Te lumte qe po hedh drite mbi fakte dhe rrethana qe populli shqipetar i Shqiperise po dhe ai i Kosoves nuk i ka ditur po duhen mendje te ndritura si e Akademikut, Shkrimtarit, Rexhep Qosja qe populli te Zgjohet dhe ti hapen syte per ti pare dhe vleresuar gjerat sic duhet.
i besoni qosses ju ;;;;;; une edhe nje thes me patate nuk i bessoj qosses ;;qosja e beri enverin hero ;;; e beri komunizmin partine me te ndershme ne bote ;;;alora cfare prisni nga ne spiun te komunzmit ;;per qosen stalini mao enveri jane heronj ;; per mendimin tim ja fut kot nga xhelozia ;;;ose inate peronale ;;;
Mustafa dhe disa te tjere ne Prishtine jane trashegimia e Miloshevicit ne Kosove, perfaqesues te boshtit sllav ne politiken Tirane-Prishtine.
Mustafa eshte krahu i Bukoshit, ky i fundit, anti-UCK dhe jo rastesisht mik i Berishes.
Dhe jo rastesisht Mustafa eshte dekoruesi i Lul Bashes.
Dhe prape jo rastesisht si Mustafa si Saliu nuk vijne kurre ne pushtet me vote popullore por me kombinacione politike sa here ka krize ku nderhyjne “nderkombetaret”, pas te cileve fshihet shopesh lobi sllav kur behet fjale per Shqiperne.
Dhe shihni sa ngjajne ne gjuhen e akuzave Mustafa dhe Berisha.
A nuk ju duket sikur e ka shkruar Berisha pergjigjen e Mustafes per akademikun e nderuar? E kercenon me psikiatri.
Ne cmendini i fusnin komunistet ata qe mendonin ndryshe
@Arberi
Mendojme te njejten gje si ti edhe une, nuk di sa te tjere mendojne te njejtin arsyetim qe ndajme bahke per rrezikun sllavo-grek kundrejt shqiptareve…., Faleminderit!
@Dardan dhe @Arberi: edhe une dhe shume miq e shoke ndjame te njejtin mendim e arsyetim! UDB-ja serbe fatkeqesisht vepron fuqishem ne Kosove e Shqiperi duke na sjelle katrahure e vella-vrasje. Sikur te mos mjaftonte kjo kemi edhe fqinjin jugor qe mezi pret momentin te na pickoje me helmin e tij.
Kjo marreveshje eshte nje turp shqiptar, i nderuari akademik Qosja!
Me vjen neveri per keto kodoshat andej dhe kendej kufirit, drejtues te partive “te medha” qe bejne pakte te shemtuara, vetem e vetem qe te mbeten ne pusht-tet. LDK-ja eshte bere qepaze gje qe duket dhe nga ai grusht votash qe mori nga ata pak vanitoze qe akoma vajtojne “presidentin” rahmetli, ndersa ky “gjenerali” i UCK-se Thacci u be livere pas atij posti qe na dashka te marre si president pas Jahjages,
Lum ne shqipot me keta gjela maje plehut qe kemi pasur dhe qe po i kemi ne maje te Pusht-tetit!
Në një mendje me. Zani Burimi? Nderime prof. Qosjes për fjalën e mënçur e të guximshme në momente delikate të shtetformimit tonë! Aleanca LDK – PDK më duket si një aleancë e krijuar nga shërbimet e nëndheshme!? Kosovën nuk e shoh mirë pas kësaj aleance të pjellë gjithashtu “për hir të ruajtjes së pushtetit”!? Fare e panatyrshme një aleancë e tillë që të krijon përshtypjen se UÇK po i dorezohet ushtrisë se bujar bukoshit!!? Nderime të veçanta për prof. Qosjen!
Po prap po flet o plak matuf.Tani te kan rene trut ne qafe.Vendi jote ku je rritur as 2% nuk ju duan.Si akademik duhet me te heq kapelen.Po e kaluara juaj si sherbetor i UDB Jugosllave ju ka nxir ftyren.Po ku merr vesh ti.E dine edhe nje femij se ma keq nuk ka sesi te behet.Po ikin me mijra nga Shqiperia e Kosova se nuk ju gjejn qeverit pune more akademik.Kuptohet servilizmi i juaj per te majten qe ala mendo se do kthejn komunizmin o islamiku i thekur
Mark I Sali Fazliqit po na shkruan, nuk ia vlene te debatosh me nje piun te Sali Gerdecit siq je ti mark Fazliqi
@ Mark uk
Tani e mbushe kupen……..E tregove VETEN qe je vertete nj IDIOT me I te madhe Si ke goje e mend ti mor lapanjoz qe te shash e OFENDOSH nje FIGURE TE KETILLE si REXHEP QOSJA ? TI O INJORANT qe ndoshta ne jeten tende s´ke lexuar asnje liber duhet ne rradhe TE PARE te LASHE TRURIN ME SAPUN sapo te te vije ne ENDERR qe don te perdoresh apo mendosh kete EMER TE NDERUAR.Shume here te kam kritikuar per menyren QE NUK DI SHQIP por tani e TREGOVE VERTETE IIIIIDDDDDIIIIOOOOTTTTTEEESSSSIIIINNNNEEEE qe nuk ka uje lumi e deti ne bote qe t´a lan. DEBIL
Pergjigjen e ke te emri, Mark uk….
Pjese e deshtimit te “Republikes se Kosoves” dhe “Pavaresise” se saj eshte edhe vete Rexhep Qosiqi, prandaj ende s’i ka ra fytyra cope, si nuk i ra asnje “shqiptari” qe i sherbeu me devotshmeri Titos, Rankoviqit, Millosheviqit…
Hajde akademyk, hajde!…
DRENICA E KUQE
Ti nuk je Drenica e kuqe,por e ZEZE si katrani FASHIST!
Ne se Kosova paska deshtuar,o zagar serb,cfare pergjegjesie paska Rexhep Qosja,qe nuk ka qene asnje dite ne qeverisje???
A nuk jane te mjaftueshme ALARMET qe ka dhene ky NJERI I URTE per te gjithe BUDALLENJTE E “MENCUR” te Kosoves?
A nuk jane ndihgma edhe keto qe thote sot dhe qe ti dhe ZAGARET E TJERE TE ZGJEBOSUR po i hidheni mbi koke??
Cfare duhet te beje me shume ky BURRE SHTETI pervec se te thote te verteten???
Ju kosovaret jeni mesuar nder shekuj nen sundimin e BAJRAKTAREVE ndaj nuk mund te keni mendimin tuaj europian!
JU KURRE NUK DO BEHENI EUROPIANE,por do ngeleni pjese e ANADOLLIT TURKO-ARAB!!!
O langua-zagarqosiqi serb e jugosllav ‘ortes”, mos fyej, se populli thote “i shami, te shane”! A pak po te duket ty, “ortes” muti qe Qosiqi qe e “mbron” ti ka “qeverisur” Institutin Nallbanologjik te Prishtines per dekada te tera dhe gjate “qeverisjes” se tij e ka dhier fare, e ka bere me zi se Isa Mustafa komunen e Prishtines! Si ai (Rexhep Qosiqi), si Isa Mustafa, te njejtit zinxhir “shqiptar” te Titos e te Millosheviçit i kane takuar! S’ke per çka i dallon fare, vetem per nga paketimi, mut me mut, si ti “ortes”!…
DRENICA E KUQE
Interesant sa shpejt jemi gati ne shqipkaret tra etiketojme njeri tjetrin spiun te ketij apo atij shteti.Nese keni fakte cojini ne prokurori,nese skeni besim tek ajo botojini ne gazete.
DRENICA BLU —
Ne se Mark uk shkruan ashtu, se eshte analfabet dhe me kujton uK yMeRin nga Puka se dy klase fillore kishte dhe prandaj e shkruante ashtu emrin, kurse ti mund te kesh mbaruar dhe te mesmen,po shkruan ne kete menyre nga ligesia dhe se te ka shplare Saliu trurin.
Per “rrace qensh” dhe “xheJ eN Bi”! “Qente” e shpise nuk lehin rrejshem, e qenve te sokaqeve nuk u besohet mesa qenve te Titos e te Shen Ibrahimit tuj BLU. DRENICA ka qene, eshte dhe mbetet e KUQE! S’kemi pse ta etiketojme askend! Vetem duhet te themi te verteten. “Shqiptaret” qe kane qene ne sistemin pushtues anti shqiptar te Titos e te Fadil Hoxhes, ne nuk mund t’i fshefim as t’i “etiketojme”… Dhe nuk di pse shqetesohen aq shume per titistat ajo “rrace qensh” edhe “xheJ eN Bi”!…
DRENICA E KUQE
O “drenica CETNIKE”!
Ty te duket se po te fyej,o IDIOT FUNKSIONAL,por ti me siper ke fyer nje FIGURE NGA ME TE NDRITURAT E KOMBIT SHQIPTAR SIC ESHTE I NDERUARI REXHEP QOSJA!!
Ti kelysh serb ben punen e armiqve te shqiptareve se po te kesh fakte i nxjerr ne shesh e jo duke share para e mbrapsht!
Trego,o kelysh i Serbise se cfare detyre shteterore pasjka patur Qosja para 99-tes dhe cfare demesh i paska sjelle Kosoves???
Krahaso KRIMET DHE VJEDHJET E ISA MUSTAFES me PUNET E MIRA ATDHEWTARE TE QOSES???
Nuk ke se cfare te thush,o DELENXHI i pafytyre,o KERME e fashizmit me te zi anti shqiptar!
Kosoven e ka pushtuar FASHIZMI SERB,ndaj kete pune e ndreq vetem SHKUNDJE E FORTE E ATDHETAREVE TE ERTETE KOSOVARE,bijte e atyre qe LUFTUAN KUNDER PUSHTUESVE NAZIFASHISTE ne Brigadat Partizane dhe jo kelyshet e atyre qe formuan DIVIZIONIN NAZIST “SCANDERBEG”!!!
Per sa i perket Z. Rexhep Qosja , ai eshte nje figure historike per kombin tone ,ai eshte nje rilindas.
Me sa kam dijeni dhe per kete nuk jam i gabuar, kur filloi shperberja e Jugosllavise me fillimin e luftes me Sllovenie & Kroacine,Rexhep Qosja i ka thene I.Rugoves dhe LDK ” o sot , o kurre ” qe te ngrihemi ne nje front te gjere kunder sebeve, por ai ju kunderpergjigj qe te presim se cdo te ndodhe.
Ky pra eshte Rexhep Qosja.
“ortes” po dukesh se je nje maske e autorit te shkrimit qe mbron faqet e zeza te shqiptarise, pra je nje “figure” jo funksionale dhe ato “figurat e ndritura te kombit” merri çoji ne shtepi, se juve vetem kumbarite me si shkie ju duhen! Eshte mesuar Drenica e Kuqe me klyshe e me qene si t’Sinan Hasanit, t’Fadil Hoxhes, t’Ali Shukrise, t’Brahim Rugovs, e besa edhe t’Rexhep Qosiqit! Keta jane nazi fashistet “shqiptare” te regjimit t’Rankoviqit, t’Titos e t’Millosheviqit e besa edhe t’Ibrahim Rugove Titos tend, more faqezi si shkiesh t’Prishtines…
E ti “Gramoz”, mos u bafsh me t’pri Rexhep Qosiqi se ki me mbete si pyka n’lis t’vetin e s’ka me pase kush qe te nxjerre prej lisi, sikurse nuk po e nxjerre UÇK n prej “politikes” se Rexhep Qosiqit, qe po ben “lufte”… Dijeni vetem nje gje se anti shqiptar me te mdhaj se keta tipat qe po i lavdoni ju me maska t’shkieve nuk kane qene as Esat Pashe Toptani e as Ahmet Zogolli! Flasim me vone dhe e merrni vesh! O do e marrin vesh shqiptaret pas nje shekulli tjeterfare prej jush!…
Turp te keni, ndryresira te Kombit shqiptar!
DRENICA E KUQE
…Jeni aset per kombin dhe do te ngeleni i tille..
Qosja eshte proislamist dhe kurve e mendimit shqiptar
Student i Henri Cilietes apo i Kristalit ,je ti or bytheshpartalluar?
Po pse nuk ja tregove gjithe keto gjera Thacit o Qose . Ti e ke fajin qe Thaci si njeri i padjallezuar qe eshte e pranoi Isen ti zinte vendin . Vertet nuk i dinte Gjarpri gjithe keto gjera o Qose …
KOSOVA NUK MUND TE PROSPEROJE ME POPULIZEM MASHTURES ALLA ENVERIST
Prandaj edhe Akademiku i Titos Rezhep Qosja dhe ARMIKU i perbetuar i Ismail Kadarese duhet para se te sulmoje Ise Mustafen dhe Qeverine Demokratike te Kosoves po te kete nje gram MORALI qytetar, te kerkoje falje para kosovareve dhe shqyptareve qe ka qene per vite me radhe ITHTAR fanatik i Enver Hoxhes dhe perkrahes pa rezerva te ketij ANTIKRISHTI gjakatar qe mbushi lumenj me gjak njeriu ne vendin tone dhe falimentoi ekonomine ne vitet horror 80-90.
Pasi te kerkoje kete NDJESE publike para shqyptareve Raxhep Qosja mund te futet ne politike i lare dhe i shpelare per te qene i besueshem ne deklaratat e tij, ndryshe do ta kuptonim si Papa Pirati Porxhia qe thonte:
BENI SI THEM UNE, POR MOS NBENI SI BEJ UNE!
qe u duke ashoqare ne nje shkrim te tij ne DITA do kohe me pare kur kritikonte shqyptaret sot qe nuk dine te zgjedhin nje BOS me shkolle dhe me dipllome intelektuale duke harruar se Enveri nuk kishte ASNJE te tille.
Ama ka qene ishtar i Enverit , zoti Qosja ? Nuk e dija …..! Por kjo eshte prova me e madhe se zoti Qosja eshte PATRIOT 24 karat dhe nje SHQIPTAROMADH i garantuar !
Atehere te rroni dhe jetoni sa me gjate zoti Qosja ne te mire te Shqiperise dhe shqiptarve ! Ardhte sa me pare dita e llogarise per plehrat UDB-ashe Isate e Arvizute me kompani !
Te lumte Qose je burre shteti qe nuk terhiqesh para asnje kercenimi E verteta duhet thene ne sy ashtu sic eshte Kete te vertete e ke thene perhere edhe per shokun e bashkepunetorin e Isa Mustafes Sali Berishen te dy i bashkon nje gje ndihma qe i ka dhene Milloshevicit por edhe poshtersite e tjera koruptive si dhe vrasjet qe Saliu ka bere ne kohen kur ka qene ne pushtet dhe jashte tij. Nuk e di pse shqiptaret votojne keta plehra.
Z.Profesor.Vetedija e Kosoves nuk mund te filloje ne 1945 por 500 vjet me pare.Po kete nuk mund ta beni se jeni te gjithe kopila turq dhe nga jashte hiqeni sikur ju djeg xhani per shqiptarine por te gjithe e keni mendjen tek mama Turqia.Ndoshta eshte e kote te flasim per vetedije pasi tashme demet jane fatkeqesisht te pariparueshme pasi ju, ne vend te ngacmoni ate vetedije,cuditerisht perqafoni ekstremizmin.Ndersa emrat e pervecem si thaci,thuci,theci etj thjesht jane ca shushunja te rradhes qe i pijne gjakun Kosoves se mrekullueshme,por fatkeqesisht te perdhunuar nga historia.
Jepi Profesor i nderuar ! Grisua ftyrat e qelbura anti shqiptareve te tipit Rugova, Berisha, Bukoshi, Mustafa e te gjithe rriqnave fetyre pisa si keto delenxhinj. Zoti i vrafte keto krimba te plehut shqiptar! Jete te gjate e pende shkatrruese i nderuem profesor! Shyqyr qe ka disa pak burra si Ju.
Po po i iku udb-se shqiperia na duart me 8kjen e Saliut,kapen kosoven tani. Sa e dhimbshme dhe e frikshme.
Rexhep Qosja si gjithmone thote te verteta ne dobi te kombit shqiptar si askush tjeter gjate veprimtarise se tij.Populli shqiptar kudo qe eshte i pranon dhe pervehteson mendimet dhe keshillat e Rexhep Qoses,ndersa individe te vecante qe kan bere te keqija jane kunder Tij dhe padyshim anti shqiptar.Rexhep Qosja thote shume fakte qe barrosin dhe varrosin kryeministrin e ardhur me marifete te poshtra e antikombetare.Keto fakte qe tregon Rexhep Qosja ne dy reagimet e tij jane te tmerrshme dhe sikur njera te ishte e jo aq shume ky nuk duhesh te pranohesh kryeminister. Edhe Isa nuk e donte ne fillim krijimin e qeverise me Thacin,por mesa duket mori sinjalet nga Beogradi per tu bashkuar.Paralajmerimi i Rexhep Qoses per kete kryeminister prisni kur t’i dal tymi,sepse Isa Mustafa me gjithe ate barre mekatesh te se kaluares andej do ta drejtoje anijen Kosovare,andej nga burimi qe e rriti dhe e ngriti. Rexhep Qosja ka te drejte,Ai u referohet fakteve dhe faktet jane me Rexhep Qosen.Kush mendon e vepron si Rexhep Qosja,eshte ne rruge te mbare,ne interes te perparimit te popullit te Kosoves dhe mbare kombit Shqiptare.Lum si kombi shqiptare qe ka lindur nje te tille strateg te mendimit mbare kombetar si Rexhep Qosja.
Inderuari QOSE vazhdoni te jepni mesazhe per te kthjelluar mendjet e pa zhvilluara apo te djallezuara, se kombi ka nevoje per ju .Inderuari QOSE ketu ka faj dhe nje figure qe per mua i mungon intelekti apo dhe ajo eshte ne vallen e SERBISE Z .presidente ajo i sherbeu Sali Berishes kur quajti mbret te SHQIPETAREVE ,nje guverrnator te vendosur nga SERBIA.Nje tradhetar te kombit ….kujto jvargun e himnit te flamurit nga lufta vec ai largohet qe eshte lindur tradhetor kur u largua ZOGU nje hajdut qe mori arin dhe ikunje kreminel qe vrau 1 BAJRAM CURRIN LUIGJ GURAKUQIN HASAN PRISHTINEN AVNI RYSTEMIN ETJ.Tani per te ndimuar sali serbin planifikon nje vizite ne shqiperi qe sala te hyje pa u turpuruar ne publik ne parlamenPea SERBIA eshte ulur kembe kryq ne trojet SHQIPETARE .Dunt kohe te kthjellohen mendjet shqipetare.
Eshte trishtuse menyra si po promovojm figurat me te urryera te popullit tone Tradhetaret koloboracionistet kuislinget bashkepunetoret e pushtuasve etj.Po hidhet balte mbi ata qe dhane gjitcka per kombin .REXHEP QOSJA JE I MADH Cfado te thote ISIS Mustafa.
Fatkeqesisht Qosja mire e ka por zgjedhja e Isa Mustafes km eshte direkt vendim nga Berlini. Merkeli i ka ne dore dhe skemi qfare bejme duhet ta durojm.
Cudi se si Qosja di te thure lavde vetem per diktatoret:
http://www.lapsi.al/lajme/2014/12/14/elozhet-q%C3%AB-rexhep-qosja-i-b%C3%ABnte-titos-i-boton-gazeta-express#.VI3S8XuLXyM
Ti o trap uk kur te zesh ne goje zotin Qosja duhet ta disifektosh perpara gojen pastaj ta lyesh me mjalt.
Erion,
Mjaft me keto kalamalleqe se le nam! Kaq i paafte je per te artikuluar nje mendim ne menyre civile o njeri, sa versulesh si bagetia ne tufe ndaj kujtdo e mendon ndryshe nga ti.
O “drenica CETNIKE”!
Ty te duket se po te fyej,o IDIOT FUNKSIONAL,por ti me siper ke fyer nje FIGURE NGA ME TE NDRITURAT E KOMBIT SHQIPTAR SIC ESHTE I NDERUARI REXHEP QOSJA!!
Ti kelysh serb ben punen e armiqve te shqiptareve se po te kesh fakte i nxjerr ne shesh e jo duke share para e mbrapsht!
Trego,o kelysh i Serbise se cfare detyre shteterore pasjka patur Qosja para 99-tes dhe cfare demesh i paska sjelle Kosoves???
Krahaso KRIMET DHE VJEDHJET E ISA MUSTAFES me PUNET E MIRA ATDHETARE TE QOSES???
Nuk ke se cfare te thuash,o DELENXHI i pafytyre,o KERME e fashizmit me te zi anti shqiptar!
Kosoven e ka pushtuar FASHIZMI SERB,ndaj kete pune e ndreq vetem SHKUNDJA E FORTE E ATDHETAREVE TE VERTETE KOSOVARE,bijte e atyre qe LUFTUAN KUNDER PUSHTUESVE NAZIFASHISTE ne Brigadat Partizane dhe jo kelyshet e atyre qe formuan DIVIZIONIN NAZIST “SCANDERBEG”!!!
Keta nuk jane dallkauke,keta jane shejtan-budallenj,qe i veshin viktimes atributet e agresorit.Po si mund te jete islamik Qosja,kur Turqine e shpartalluan kosovaret,jo Haxhi Qamili nga Sharra?Si mund te jete i UDB Rexhep Qosja,kur te pakten,qe nga 1981 betejen intelektuale kunder shtetit policor serb e ka mbajtur mbi shpatulla Rexhep Qosja!
Ate shejtan komunistin tuaj,ate malok probatinin e Fasllicit,ate kurbatken,ate xhambazin e Bullatovicit,ate Vucidolin or Mark budalla,se ai di e ben jatri…..
LLOGJIKE E PERKRYER
Shqiptari nuk i shpeton dot psikologjise se bujkrobit !!!!
(Isa Mustafa +Sali Berisha) = Slobodan Milloshevic
Rexhep Qosja eshte KRENARIA e kombit shqiptar dhe PALACO te tipit Isa Mustafa tregojn me se miri se eshte koha e QELBESIRAVEqe kan marre pushtetin padrejtsisht dhe qe po shkatrrojn Kosoven dhe idealet shqiptare.
Qellon me fjale si MASKARA o Isa Millosheviqi
POETI KOMUNIST REXHEP QOSJA DUHET TE LEJE REHAT EKONOMISTIN PRAGMATIST ISE MUSTAFEN
Pse enveristet albaneze ne DITA jane hedhur te gjithe ne sulm per te mbrojtur ISTIKAMIN komunist te Rexhep Qoses? Kur as e njohin fare situaten ne Kosove, por kur edhe Akademiku i Titos Rexhep Qosja nuk ka fituar asnje vote per t’u dalluar ne jeten e tij politike? Sa ithtare ka pas vetes Qosja ne Kosove? Kjo eshte pyetja qe duhet t’i pergjigjen enveristet shqyptare para se te dalin ne DITA si gjela maje plehut per te mbrojtur me “PATRIOTIZEM” dallkauk kauzen e Rexhep Qoses qe jeton akoma me NACIONALIZMIN debil mashtrues te Kohes se Qepes te Enver Hoxhes? Pse kosovaret zgjodhen ekonomistin Ise Mustafen per LIDER dhe jo komunistin Rexhep Qosja? Prandaj edhe pergjigja intelektuale per te gjithe enveristet ne DITA eshte:
MBYLLNI SQUPIN DHE FUTUNI NE BRIMAT E MIUT O ENVERISTE FANATIKE SE KOSOVES NUK I DUHEN ME “PATRIOTE” KUSARE DHE VRASTARE, POR PRAGAMTISTE INTELEKTUALE.
Nga ana tjeter Ise Mustafa nuk ka pse te pezmatohet kaqe shume me brockullat pa dogane te Rxhep Qoses qe e ka treguar edhe me Ismail Kadarene qe di te flase vetem BADIAVA, pra Ise Mustafa duhet te lere menjeane justifikimet per te spjeguar figuren e tij “patriotike” anti-serbe alla vetvendosje sepse sot ne Kosove askujt me nuk i plas se kush eshte me “patriot” se tjetri, nderkohe qe presioni i BE-se eshte duke u rritur tejet mase per nje dialog te qendrueshem me Serbine.
POETI KOMUNIST REXHEP QOSJA DUHET TE LEJE REHAT EKONOMISTIN PRAGMATIST ISE MUSTAFEN
Pse enveristet albaneze ne DITA jane hedhur te gjithe ne sulm per te mbrojtur ISTIKAMIN komunist te Rexhep Qoses? Kur as e njohin fare situaten ne Kosove, por kur edhe Akademiku i Titos Rexhep Qosja nuk ka fituar asnje vote per t’u dalluar ne jeten e tij politike? Sa ithtare ka pas vetes Qosja ne Kosove? Kjo eshte pyetja qe duhet t’i pergjigjen enveristet shqyptare para se te dalin ne DITA si gjela maje plehut per te mbrojtur me “PATRIOTIZEM” dallkauk kauzen e Rexhep Qoses qe jeton akoma me NACIONALIZMIN debil mashtrues te Kohes se Qepes te Enver Hoxhes? Pse kosovaret zgjodhen ekonomistin Ise Mustafen per LIDER dhe jo komunistin poet Rexhep Qosja? Prandaj edhe pergjigja intelektuale per te gjithe enveristet ne DITA eshte:
MBYLLNI SQUPIN DHE FUTUNI NE BRIMAT E MIUT O ENVERISTE FANATIKE SE KOSOVES NUK I DUHEN ME “PATRIOTE” KUSARE DHE VRASTARE, POR PRAGMATISTE INTELEKTUALE.
Nga ana tjeter Ise Mustafa nuk ka pse te pezmatohet kaqe shume me brockullat pa dogane te Rexhep Qoses qe e ka treguar edhe me Ismail Kadarene qe di te flase vetem BADIAVA, pra Ise Mustafa duhet te lere menjeane justifikimet per te spjeguar figuren e tij “patriotike” anti-serbe alla vetvendosje sepse sot ne Kosove askujt me nuk i plas se kush eshte me “patriot” se tjetri, nderkohe qe presioni i BE-se eshte duke u rritur tejet mase per nje dialog te qendrueshem me Serbine.
skam tjeter shka te shtoj un bashkangjitem krejt atyre qe jan perkras te profesorit te nderuer se na shqiptaret nji njeri qe thot te vertetat e ulim e iperkrahim idjotet.
Nje i ashtuquajtur studenti perdor siglen e nje tjetri dhe nxjerr brenda nje rreshti qelbin e nje komenti se “Qosja eshte islamist dhe kurve” meqenese nuk eshte nenshtruar kurre.”Qosen e vene midis te marreve se u rendit ne krahet e çlirimtareve” e urrejne ata qe jane permjerre,i jane shitur pushtuesit perhere, militante-spiunet e Sllobodanit,hileqaret e vatanit,qe imitonin kohen e Gandit,anetaret e ish-lidhjes komuniste,qe u bene gandistet e lidhjes demokratike,me institucionet hije te deliranteve,vodhen parate e emigranteve.Injorantet nuk lexojne veprat por ushqehen me genjeshtrat,mbeshtetetesit e Ises e te Salarukut shkojne pas klithmave te ujkut sepse jane llumi i Kosoves ,i Shqiperise,jane pjelle e shpellarise kunder se vertetes e diturise. Faleminderit gazetes qe hap rrugen e se vertetes!
I madhi Rexhep Qosja.
Ti je rilindasi I kohes sone.Faleminderit per mendimet e tua.