Dy anëtarët e opozitës bojkotojnë AMA-n

redaktor

Dy anëtarët në Autoritetin e Medias Audiovizive, Suela Musta dhe Sami Neza deklaruan sot se nuk do të marrin pjesë në asnjë mbledhje të institucionit pa u kthyer ligjshmëria.

Përmes një letre, dy anëtarët e votuar nga Kuvendi kanë shprehur të gjithë qëndrimin e tyre.

Duam t’ju vëmë në dijeni për pezullimin që do i bëjmë pjesëmarrjes tonë në mbledhjet e ardhshme të Këshillit të AMA-s, për shkak të cenimit të integritetit të këtij Këshilli. Gjykojmë se pjesëmarrja jonë në Këshill nuk mund të kthehet në alibi për paligjshmërinë e krijuar gjatë procesit të zgjedhjeve të dy anëtarëve të rinj, e më pas të kryetarit të AMA-s”, shkruhet në letrën e dy anëtarëve.

Sipas tyre “kjo paligjshmëri startoi me procedurat e përzgjedhjes në komision në shkelje të neneve 9 dhe 10 të ligjit 97/2013 për mediat audiovizive të Republikës së Shqipërisë. Si një institucion rregullator për mediat elektronike AMA e ka të vështirë të kryejë veprimtarinë duke siguruar ndërkohë edhe sigurinë e publikut si një institucion i pavarur nën drejtimin e një këshilli me konstatim të qartë ligjor dhe etik.

Mediat në shoqëritë e lira janë një pushtet me fuqi avantazhuese dhe nuk mund të monitorohen dhe aq më pak të mbështeten nga një autoritet i cenuar në legjitimitetin e tij përmes procedurave ekstraligjore”, shkruhet në letër.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *