Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
E dhuruan jetën si një lule për ditëlindje.
Dhimbjen trupore e peshuan me dhimbjen e
atdheut.
Dhe pikën e gjakut deri në fund e falën me bindje.
Se janë dhe mbeten stërnipërit e Skënderbeut.
Mos i harroni asnjë çast të vetëm.
Ata na falën jetën.
Ne. Ju. Çdo moment t’i kujtoni e t’i nderoni.
Heronjtë tanë nga gjiri i ngrohtë i tokës vështrojnë.
Buzëgaz, paqësisht për paqe e vllazërim na ftojnë.
Kurrë buzëqeshjen mos t’ua lëndojmë!
Kujdes me ëndrrat, ëndrrat mos t’ua trazojmë!
