Tani që ka filluar fushata, në selitë e partive gjen shumë njerëz. Ka aty njerëz të ndershëm që kanë sakrifikuar për respektivishtpër partitë e tyre, kanë bindje dhe karakterin e qytetarit që beson tek partia e tij dhe i gëzohet me ndershmëri pushtetit të ardhshëm. Por gjen këto ditë pranë këtyre selive edhe sharlatanë që bëjnë akrobacira, hanë në dy sahanë e ulen në çdo lloj sofre që u pëlqen gjella. Këta janë ata tipa që nuk kanë as ideal dhe as parti, as bindje dhe as zemër. Partia e tyre është paraja, përfitimi material, sigurimi i vetes dhe i tarafit e farefisit të tyre.
SMS në DITA në 06890 73730