Ashtu si çdo vit, edhe këtë radhë politika ke festuar e ndarë 28 Nëntorin.
Opozita nuk ka marrë pjesë në festimet e organizuara nga qeveria në Vlorë.
Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, së bashku me Berishën dhe deputetët e tjerë, e kanë përkujtuar 28 Nëntorin në Tiranë tek “Dëshmorët e Kombit”.
Ata kanë përkujtuar po sot, edhe festën e çlirimit.
Presidenti Bujar Nishani ndërkohë, i është bashkuar kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta në Vlorë.
Në mënyrë simbolike, flamuri këtë vit është ngritur nga Daniel Godelli dhe Romela Begaj, dy peshëngritësit që u shpallën kampionë bote pak ditë më parë.
Ndërkohë, mazhoranca ka programuar festime të shumta edhe ditën e nesërme, me rastin e 70-vjetorit të çlirimit.
Ditë që opozita e ka festuar sot.
