“Mjaft!” – klithi Marjeta, teksa Agroni po i rendiste të pabërat e të jatit në grabitjen e pasurisë (jo publike, por socialiste për atë kohë) – skenë e njohur kjo, tek filmi ‘Hije që mbeten pas’.
Edhe pse e bindur në vërtetësinë e atyre çfarë po dëgjonte, ajo nuk po duronte dot t`i pranonte gjithë ato vjedhje të mynxyrshme. Do kishte dashur që babai të ishte një zgrapës i vogël, por jo një lubi që dhe asaj i kallte datën në një moment.
Kështu po ndodh dhe me hetimet karshi ish-drejtoreshës së Arsimit në Lushnjë, që veç moria e lajmeve nga politika, po e zbeh e po e lë në plan të dytë, ndonëse e meriton statusin e kryelajmit.
Ditë pas dite, po publikohen të dhëna hetimore që atë nuk e nxjerrin thjesht një abuzuese me postin për ndoca para – si fjala vjen, për t`u shtuar të ardhurave nga rroga dhe ndonjë 20 mijë lekësh – por një lubi të etur për miliona, të cilat duhet të kishin si “stacion” dhe lojrat e me seks.
Kushedi se ç’do dalë ditëve në vijim, por është më mirë të klithet “Mjaft!” kundrejt burimeve hetimore, ngase tashmë nuk është fjala për të denoncuar paudhësitë e një gruaje, por për të ruajtur sa mundet opinionin që mos pësojë “shock psiqik” nga ajo çfarë dëgjon, duke rënë në kthetrat e një gjendjeje fatale dëshpërimi ekstrem, se ndershmëria e ndjenja e lartë e detyrës ka vdekur me kohë në këtë vend.
P.S. Nuk është mirë që të qëmtosh në cenet fizike të tjetrit; nuk është mirë që të abuzohet me fate pamore, por në rastin e zonjës në fjalë, edhe sikur shitëse bulmetrash të ish emëruar, do ish menduar mirë, për të mos përçuar tek klientela një ndenjë antipatie gastronomike ndaj produkteve të qumështit; e jo më ta emërosh shef arsimi. “Mjaft!, se po na përzihet…”/Ermir Hoxha

” Mjaft se po na perzihet ” do thoshte sot Matilda Makoci po ti rendisje sukseset e qeverise se ish-burrit te saj Ed Rama duke filluar me viziten e suksesshme ne Beograd e duke perfunduar me rritjen e afert te cmimit te energjise elektrike.
Mjaft do thoshte dhe jot eme po te degjonte cfare idiotlliqe nxjerr nga goja i biri.
po albanen e vlores kur do ta hetoje prokuroria?