“Shakira e Greqisë” është shqiptare

Bledar Lumani

Këngëtarja seksi greke, Eleni Foureira, e cila njihet edhe si “Shakira e Greqisë”, është shqiptare.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë këngëtarja gjatë një interviste për “People Greece Magazine”.

Ajo tha se ka lindur në Shqipëri, por nuk e ka treguar këtë gjë për shkak të racizmit dhe paragjykimeve.

“Ata të gjykojnë për seksualitetin apo kombësinë tënde. Unë fsheha faktin se kam lindur në Shqipëri. E bëra këtë, sepse kur shkoja në fillimet e mia diskografike, ata nuk donin as të më dëgjonin nëse do të paraqitesha si shqiptare” ka thënë ajo.

Ajo shtoi se ndihet greke, pasi greqishtja është e vetmja gjuhë që di.

Eleni, ose Entela, aktualisht 27 vjeçe, ka lindur në Fier dhe është tepër e njohur në Greqi.

Share This Article
7 Comments
  • KA LINDUR NE SHQIPERI

    NUK KA DASHUR TE MESOJE GJUHEN SHQIPE

    NUK KA DEKLARUAR PUBLIKISHT DERI TANI SE ESHTE SHQIPETARE.

    NDIHET GREKE

    SA MUND TE QUHET SHQIPETARE KJO ZONJE (ZONJUSHE)????

    E HAPUR PER DEBAT.

  • JETOI NE PARIS ..DHE JAM KRENAR QE JAM ALBANAIS …FRANCEZI ITALIANI SPANJOLLI BELGU ASNJE NUK KA ASGJE ME TEPER SE NE ….VETEM ENVERI KOMUNIZMI NE BERI ME TURP … EUROPA E NJIHNIN SHQIPERINE SI NJE VEND MIZRABLE AKUZE TE KOMUNISTAVE ..SA GJERA ME TREGOJNE SHOKET E PUNES PER KOMUNISTAT ..HANIN 1 HERE NE DITE ..JETONIN 5 FAMILJE ME NJE BANJO PER TE BLERE NJE BLUZE DUHET TE PUNONJE 1 MUAJ .. DHE SHUME HISTORINA TE TJERA …

  • Ka manovruar bukur se ne qofte se grekrit do dinin qe esht shqiptare ajo akoma e sot do pastronte shtepite e afendikinave pensioniste qe din vetem parea neper kafene dhe qe ne fakt qeveria i a” uli” pensionin nga 1200 E. NE 1150 ne muaj por paret i paguan evropei ndersa shqipove ja i vodhi kontributet 20 vjecare me preteks se nuk jeni evropjane nderkohe qe paguajne taksa evropjane dhe marin ndihma sociale ata qe nuk kan as nje kontribut por thjesht se quhen JORGO NDAJ I JAP TE DREJTE KESAJ VAJZE QE E KA KUPTUAR KALIN E TROJES THJESHT HILEN

  • Ti “..albano…” ri aty ku je dhe bej qef.Mos u qaj hallin shqiptareve se “na paskan vojtur ne kohen e Enver Hoxhes.Ti as qe ke haber si ka qene Shqiperia kur u clirua me 29 Nendor 1944.Mos na fol nga Parisi po ajde te jetosh sot ketu dhe pastaj llafosemi bashke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *