Kush ishte Karl Paç?

redaktor

I nderuar lexues! Karl Paç ishte arkeolog e historian austriak. Deri më 1918 drejtor i Muzeut Krahinor të Bosnjë-Hercegovinës dhe i Institutit për Hulumtime Ballkanike në Sarajevë, prej 1921 profesor në Universitetin e Vjenës dhe drejtor i Institutit Ballkanik aty. Hulumtimi sistematik i Bosnjë-Hercegovinës, trevë e banuar prej ilirëve, e bëri Karl Paç një nga themeluesit e arkeologjisë ilire, dhe të zgjeronte rrezen e interesave të tij shkencore edhe mbi Shqipërinë. Rezultatet e kërkimeve të tij arkeologjike dhe etnografike në terren, me një përshkrim themelor të vendgjetjeve dhe monumenteve të krahinave të Vlorës, Beratit, Apolonisë, Bylisit, Orikut e Amantisë, Karl Paç i dha në librin gjermanisht “Sanxhaku i Beratit”. Në vitet 1922-1924 punoi në Shqipëri, ku ndihmoi në përpjekjet për ngritjen e një muzeu kombëtar. Më 1926 botoi në gjermanisht edhe një përshkrim gjeografik të Shqipërisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *