2278 vende të lira pune në mësuesi, ndarja sipas profileve

redaktor

Shpallen vendet e lira të punës në arsim. Pas verifikimeve të kryera në 13 drejtoritë arsimore të vendit, autoritetet e arsimit kanë përcaktuar vendet e lira të punës në shkollat e arsimit parauniversitar sipas profileve përkatëse lëndore. Në total bëhet fjalë për 2281 vende vakante, pjesa dërrmuese e të cilave u përkasin shkollave në rrethe, ku dhe abuzimet e zbuluara në to kanë qenë më të mëdha.

Bashkangjitur shkrimit gjeni të detajuar vendet e lira të punës për 24 profilet e mësuesisë, të cilat do të plotësohen me arsimtarët e rinj që do të rezultojnë të suksesshëm në provimin e muajit dhjetor.

Gara për të fituar një vend pune në mësuesi parashikohet të jetë e ashpër pasi deri më tani bëhet e ditur se numri i aplikuesve në portalin e arsimit ka mbërritur në 7445.

Mësuesit e Edukimit Fizik duket se do të kenë më shumë hapësira për punësim.

Në këtë profil janë raportuar më shumë vende vakante, përkatësisht 576 vende të lira pune, të cilat kanë ardhur si rezultat i largimit të mësuesve të punësuar pa arsimin përkatës, si dhe atyre që ishin marrë në punë jashtë profilit të lëndës për të cilën janë diplomuar.

Numër i lartë vendesh vakante shfaqen edhe në profilin e mësuesit të arsimit fillor, ku mijëra kandidatë do të hyjnë në garë për të fituar një nga 440 vendet e punës të mbetura bosh pas largimit të mësuesve që ishin pa arsimin e duhur për të dhënë mësim në këtë cikël.

Matematika dhe gjuha angleze janë dy profilet e tjera lëndore, që kanë më shumë vende vakante për mësues të rinj, përkatësisht 278 dhe 232. Në tabelën bashkangjitur shkrimit gjeni të plotë listën me vendet e lira të punës për të 24 profilet e mësuesisë.

Referuar afateve të vendosura nga dikasteri i arsimit, dita e djeshme ka shënuar edhe fundin e aplikimeve online në portalin e arsimit për të gjithë mësuesit që duan të testohen në provimin e dhjetorit, në mënyrë që të sigurojnë një vend pune në shkollat e arsimit 9-vjeçar, si dhe në gjimnaze.

Do jenë pikërisht rezultatet e provimit kombëtar që do të vendosin për punësimin e mësuesve të rinj. Lidhur me aplikimet, kryeqyteti vijon të kryesojë sa i takon kërkesave për punësim, pasi janë regjistruar rreth 2000 kërkesa.

Fluks i lartë aplikimesh shfaqen edhe në drejtoritë arsimore të Elbasanit, Korçës, Beratit dhe Durrësit. Testimi i të gjithë kandidatëve për testim do të jetë në përputhje me profilin e tyre. Orientimet në lidhje me testimet sipas profileve do të behën publike në ambientet e këtij portali.

Listimi i fituesve do të bëhet në përputhje me rezultatet e mara prej tyre në provim, e detajuar për çdo drejtori arsimore në vend, si dhe profilit sipas preferencës së parë të zgjedhur. Gjatë regjistrimit në portal mësuesit kanë përzgjedhur deri në tre preferenca ku duan të japin mësim.

Preferenca nënkupton dëshirën dhe mundësinë e individit për t’u angazhuar si mësues jo vetëm në vendbanimin e tij, por edhe në zona të tjera.

Vitin e ardhshëm, të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar do t’i nënshtrohen në maj provimit shtetëror, ku në bazë të pikëve që do mbledhin do të pajisen me licencën profesionale.

Gjatë aktivitetit për ndarjen e vlerësimeve për shkollat më të mira, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mënyra e re e punësimit të mësuesve dhe krerëve të drejtorive arsimore do të jetë një hap i jashtëzakonshëm për të përcjellë tek të gjithë një mesazh shprese.

Rama ndërkohë shprehu rezerva edhe për nivelin e mësuesve në profilin përkatës, i cili nuk është në lartësinë e duhur. Por, e gjithë kjo kategori gjatë vitit të ardhshme do t’i nënshtrohet testimeve për të fituar licencën profesionale.

Deklaratat e kryeministrit janë bërë gjatë aktivitetit të zhvilluar pasditen e djeshme mbi vlerësimin e shkollave më të mira publike e private, ku sipas raportit të Maturës Shtetërore, shkolla e mesme “Ismali Qemali” mori vendin e parë, në vend të dytë “Sami Frashëri” dhe në të tretin shkolla “28 Nëntori”.

Share This Article
2 Comments
  • Aq mend sa ke o ujku mark tregon vet se je me shkollen e markes made in sali vicidoli,ne mos me keq.Po nuk te rrihet pa futur hundet kudo ku behen pune te mira ? Fundja fare ky eshte zanati yt ,zanati I mizes ne bythe te kalit,,,!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *