Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e Bledar Bejaj, 26 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Bejaj është nga Selenica e Vlorës dhe ishte dënuar në vitin 2009 me 16 vjet burgim në mungesë nga gjykata e Rrethit Vlorë.
26-vjeçari akuzohet për vrasjen me thikë të kryer në Greqi në vitin 2007, kur Bejaj ishte 19 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me thikë shtetasin Gazmend Bega, në Greqi.
