Pele: Jam mirë, kam nevojë për qetësi

Dita

Braziliani Pele nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter” ka qetësuar të gjithë opinionin publik pas raportimeve të fundit se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Përshëndetje të gjithëve! Dëshiroj të shfrytëzoj rastin t’ju njoftoj se po ia kaloj shumë mirë. Nuk i jam nënshtruar një përkujdesjeje të veçantë sot, thjesht jam spostuar në një dhomë të veçantë brenda këtij spitali për më shumë privatësi. E vlerësoj shumë faktin që kanë ardhur shumë njerëz të më vizitojnë, por në të vërtetë kam nevojë që të mjekohem në qetësi të plotë. Ju falënderoj për mbështetjen dhe falënderoj Zotin që nuk është diçka serioze. Po mendoj t’i kaloj pushimet bashkë me familjen time dhe ta nis vitin e ri me një shëndet të plotë, me shumë udhëtime ndërkombëtare, faleminderit!”, shkruan Pele.

Pele është shtruar në spitalin “Albert Anshtajn” në Sao Paolo, Brazil, për shkak të një infeksioni në rrugët urinare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *