Ditën e sotme është ekstraduar nga Italia 22 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar në mungesë me 3.4 vite burg për “Prodhim, shitje të lëndëve narkotike“.
Ka qenë Zyra Qendrore Interpol Tirana ajo që ka mundësuar dhe ekstradimin e Robert Mulgecit.
Në gusht 2011, në Tiranë, shërbimet policore gjatë kryerjes së shërbimit në sheshin “Nënë Tereza”, kanë dyshuar tek dy persona se mund të shpërndanin lëndë narkotike, të cilët janë larguar me shpejtësi duke përfituar edhe nga errësira sapo është afruar policia për kontroll.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
