Sikur Berisha të dilte para pasqyrës

Dita

Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit është kthyer tashmë në një temë dite. Analistë, gazeta dhe televizione janë duke folur shpesh për këtë çështje, e cila në fakt ka më shumë se 20 vjet që rikthehet dhe nuk është bërë asgjë. Shumë politikanë aktivë kanë frikë nga hapja, se ndoshta i del ndonjë e palarë nga koha e Enverit.

Dhe më i frikësuari duket se është Sali Berisha, i cili në fakt ka qenë komunist i zjarrtë që nga viti 1968, pastaj edhe sekretar partie. Në Facebook-un e tij kanë vërshuar pyetjet në lidhje me dosjet dhe a është i implikuar ai në ndonjë spiunim? Një komentues i bën një pyetje Berishës që natyrisht nuk merr përgjigje. Ja çfarë shkruan ndjekësi i ish-kryeministrit në fb: “Doktor jam shumë kureshtar të të pyes nëse jeni i shqetësuar për hapjen e dosjeve.

Po të ishit përpara pasqyrës dhe mos t’u dëgjonte njeri do i thoshit vetes që mund të më dalë dhe mua ndonjë gjë?. Nëse ju del emri si një bashkëpunëtor i Sigurimit, do të kërkoni ndjesë që keni qeverisur gjithë këto vite? Edhe një pyetje të fundit, a ka më sens që të diskutohet muhabeti i dosjeve kur tashmë kanë kaluar 25 vite dhe brezi që ka qenë funksionar në atë kohë ose është plakur së tepërmi, ose ka vdekur? Përjashtim bëni vetëm ju që jeni aktiv dhe ndonjë tjetër që bën analiza nëpër studio...”.

Jo rrallë herë është përfolur madje ka dhe fakte se zoti Berisha ka dëshmuar në gjyq kundër Hysen Shoshorit, duke i kushtuar një burg goxha të gjatë këtij të fundit. Ç’paske qenë mo doktor, minierë je, çfarë nuk gjen për ty, po të kërkosh!

2

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Une do te thoja qe i vetmi qe nuk frikesohet nga hapja e dosjeve,nga radhet e te inkriminuarve,eshte Sali Berisha.Jo se ai nuk ka bere gje ne te shkuaren e tij,por ai e ka pastruar ose dosja e tij nuk ekziston me.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *