Sot është dita e Çlirimit. E vendosur nga partizanët dhe e njohur dhe në Kushtetutën e vendit. Mirëpo është një pjesë që këtë datë nuk e njeh. Këta janë demokratët e Sali Berishës dhe pasardhësit e ballistëve. Dhe për këtë gjë, festimi për këtë datë bëhet i ndarë mes palëve.
E djathta e feston ditën e Çlirimit me 28 nëntor së bashku me Pavarësinë, ndërsa e majta dhe shumica e popullsisë e feston më 29 Nëntor. Ajo që të bën përshtypje në media është fakti se, ka më shumë se dy dekada që dëgjojmë të njëjtën histori. Lajmi është: “Dita e Çlirimit, politika feston e ndarë”. Është ky titulli në çdo media për çdo vit, çdo 28 dhe 29 nëntor. Tekstet e kronikave televizive por edhe atyre të shkruara janë të njëjta, sepse arsyeja nuk ndryshon.
Duket aq histori bajate. Një prej tyre është padyshim Sali Berisha. Edhe dje ai ka vepruar po njëlloj. Statusi i tij në Facebook shkruan: “Në shtëpinë e historisë tonë kombëtare! Gëzuar dhe një herë 102-vjetorin e pavarësisë dhe 70 vjetorin e çlirimit mbarë shqiptarëve!! Sb”. Në këtë pikë na mbetet të tregojmë dialogun e një amerikani dhe një shqiptari. – Përse ju shqiptarët e festoni të ndarë Ditën e Çlirimit?! – më pyeti një miku im amerikan. – Po ju pse e hani gjelin e detit sot dhe jo për Vit të Ri?! – i thashë, për t’i thënë diçka… Ky bashkëbisedim ka bërë xhiron e rrjeteve sociale ditën e djeshme.

Shume e bukur ajo e gjelit,kom qesh
Po ku merr vesh sali gomari,do ti dali e tija,se tha nje here me 28 Nentor,e nuk e kthen dot,e ka shum te veshtire,qe e hengert mortja,qe se ha.
bukurie: Te gjitha pjest i ke te bukura,po cilen ke m te vecant.
bukurie: Te gjitha pjest i ke te bukura,po cilen ke me te vecant.