Ish-kryeministri Pandeli Majko nderon kujtimin e dëshmorëve të atdheut dhe të gjithë atyre që luftuan kundër pushtuesit nazi-fashist. Deputeti socialist rrëfen edhe një histori në kafenetë e Kuvendit midis shkrimtarit të madh Dritëro Agolli dhe një deputeti, familja e të cilit ka pasur lidhje me Ballin Kombëtar gjatë luftës.
“Dikur në kafen e Kuvendit, në orët e vona të tij, u zhvillua një debat “historik” midis Driterë Agollit dhe një deputeti, “ballist” nga origjina. Rakia kishte bërë të vetën dhe nuk ishte pirë pak. -“Tani, ju komunistat duhet të dorëzoheni…” – thoshte deputeti “ballist” me mirëkuptimin e avujve të rakisë – “Pranoje, Dritëro që edhe Balli ka luftuar… Të mos ja u lëmë trashëgim këtë punë pasardhësve tanë!…”
Driteroi ngriti kokën e bardhë dhe me gjuhë të ngadaltë iu përgjigj -“Më thuaj një kenge…qoftë edhe vetëm… njëçkë këngë që ju është kënduar juve Ballit për luftërat që keni bërë… Dhe unë dorëzohem!”
“Këngëëë?!”- bërtiti deputeti debatues…Pastaj e uli zërin dhe përsëriste me vete duke pyetur edhe veten me mërmërimë “Këngë?!”… Pas pak heshti. Dhe iku…
I përshëndes sot për të gjithë atë që kujtojnë familjarët e tyre pjesëmarrës në Luftën Nacional Çlirimtare. Lavdi të dëshmorëve të Luftës që ranë për çlirimin e vendit”, thekson Majko.
Përmes një postimi në facebook, deputeti i PS-së sqaron edhe lidhjen e familjes së tij me luftën. “Festën e Çlirimit të Shqipërisë nga okupatori nazi-fashist po e përkujtoj me foton e xhaxhait tim, Spiro Majko. Ai doli partizan që në moshën 14 vjeç (fotoja është bërë në 1947-n). Pushkës së parë që mbajti iu desh t’i priste qytën e drunjtë pasi ishte më e gjatë se trupi i tij. Pasi u kthye nga lufta veç plagosjes që pati, ju desh të operohej nga stomaku…”plaga” e fundit e luftës që ndoqi deri në ndërrimin e jetës. Dy hallat e mia po ashtu ishin të lidhura me “Luftën”…siç thuhej në atë kohë. Babai im ishte fëmijë 7 vjeçar dhe i vetmi akt “pjesëmarrës”, siç thoshte vetë me shaka, ishte nderimi fshehtas me grusht…
29 nëntori 1944 është një datë dhe përvjetor që ka ndërgjegjen e vet. Tek të majtët ai nuk përfaqëson vetëm “gjermanin e fundit” që u largua nga Shqipëria, por një respekt ndaj kujtimit të një brezi të rinjsh antifashistë që bënë luftën për çlirimin e vendit. Në Luftën për çlirimin e vendit, ata të rinj, i ngriti dashuria për atdheun dhe jo lakmia për pushtetin”, shprehet Majko.

ME falni sapo lexova pergjigjen tuaj se duhet te ul ritmet e komenteve une jame lexues i regullte i gjithe gaazetave edhe tek juve shoh qe injejt i lexues jep disa opinione per te njejtin problem Gjare jetes time jam munduar te jem direkte duke e ditur se juve i merni te gjitha te dhenat kjonuk eshte problem per mua por mos veproni duke mosi botuare se une deshiroj te korrigjoj karakterin e politikaneve te sotem si dhe te paksoje sherbetoret dghe servilat qe i ndihmojne ne punet e tyre te mbrapshta deshiroj tme kthesh pergjigje ni email tim dhe une do tju dergoj adresen time oso mund tju takoj edhe ne tirane
Lavdi LNCL !!! dhe luftes heroike te partizaneve shqiptar me komandantin e tyre legjendar
E. H. ne krye !
;Ne lufte ishin per te luftuar apo kenduar? Po te kendonin partizanet i degjonte armiku dhe nuk besoj se ju dilte me qar.Kesshtu i bije qe partizanet qendronin larg armikut dhe kendonin dhe nuk luftonin.fakti qe gjermanet iken ku kapitulluan tregon pse kshin mundesi te kendonin.Patizanet komuniste luftuan ne luften e dyte ssi UCK e Kosoves.Majko mashtrues
Mire ja e the , lufte apo kenge .?
Kurse ne Balllistat dhe zogistat ,
Edhe luftuam por edhe ishim punesuar tek Gjermoni .
Pulat dhe qingjat e njome kur na degjonim qe afroheshim afer Kotecave dhe stallave Kakarisnin dhe Blegerinin .
Vetem muaj nendor nuk na i pagoj Gjermani , se ata Komunistet erdhen diten qe do merrnim RRogat .
Pensionet ne Ballistat duhet yja kerkojme Gjermanit per vitet e punes.
Balli kombetar i shqiperise edhe sote duhet denuar per vella-vrasje.
Bravo, Gjino, edhe sot, pas 70 vitesh vijoni luften e perçarjen vellavrasese. Deri kur?
Lavdi luftes po edhe me pension te mire por drejtuseve tradhtareve jo edhe mizorive dikush tjeter udhehiqte luften edhe tjeter komandat mori meritat ,,,ah mjere shqipnia qe edhe 25 vjet demokraci njesoj si serbia qe beson rrenat edhe jostifikon genocidet e veta sipas vraseve fashiste te klikes serbe .ah