Nën presion nga statistikat e publikuara të enjten, që sinjalizojnë një rritje prej 43% të emigracionit në Britaninë e Madhe dhe si pasojë mospërmbushjes së premtimit të Qeverisë se do ta ulë atë para përfundimit të legjislaturës, David Cameron ka njoftuar një sërë propozimesh për të reduktuar emigracionit europian.
Si një premtim fushate përpara zgjedhjeve të majit, kryeministri konservator ka propozuar t’u japë qytetarëve të BE-së një afat kohor prej 6 muajsh për të gjetur punë dhe nëse ata dështojnë duhet të largohen nga vendi.
Për Cameron çdo emigrantë duhet të qëndrojë në Britani për 4 vjet që të kualifikohet për të përfituar nga ndihmat sociale, të tilla si përjashtimet nga taksat, ose strehimi social.
Propozimi i Cameron gjithashtu ka qëllim të përshpejtojë kthimin e kriminelëve të dënuar me origjinë nga vende të tjera të BE.
Në fjalën e tij Cameron shmangu propozimin për vendosjen e kuotave për të frenuar rritjen e emigracionit dhe “frenimin emergjent” për të ruajtur përkohësisht trendin, që u kërkua nga sektorët më radikalë të partisë së tij.
Konservatori tha se “nuk ka dyshim” që propozimet e tij do të kërkojnë reforma të traktateve europiane.
Cameron shpreson që heqja e përfitimeve sociale shërben për të ndaluar që punëtorët europianë më pak të kualifikuar të vendosen në Mbretërinë e Bashkuar.
Në të njëjtën kohë, propozimi do të kënaqë kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, të cilët paralajmëruan kryeministrin britanik se nuk do të tolerojnë kalimin e vijës së kuqe të principit të lëvizjes së lirë brenda Unionit.
Propozimi, megjithatë, nuk do t’i japë fund kritikave të partisë populiste antieuropiane, UKIP, dhe as sektorit më radikal në radhët e konservatorëve, për të cilët masa nuk është e mjaftueshme për të frenuar emigracionin.

TE DALSHIN TRUTE O GAMORI DHE QEN I INGLIZIT
Fashisti Holand! Njerezit duan te jetojne o fashist! Nuk do behen kryeministra ne francen tende ato te shkeretet, por te pastrojne plehrat tuaja moderne. Lerini te jetojne jeten e tyre te mjere o fashist!