Dëshmia e dy çobanëve: Nuk rezistuam dot kur e pamë vajzën të zhveshur

redaktor

Policia e Fierit arrestori dje Endri Gogën dhe Shaban Skejën për grabitjen dhe përdhunimin e një çifti të fejuarish.

Ata e kanë pranuar këtë ngjarje, por kanë thënë se kanë përdhunuar vetëm vajzën.

Sipas tyre, ata kishin qëllim vetëm grabitje, por kur e kanë parë vajzën të zhveshur, nuk kanë rezistuar dot.

Dolëm si edhe herë të tjera të shikonim për ndonjë që lëvizte aty për t’i marrë lekët. Kjo ishte mënyra jonë e jetesës.

Nuk kemi zgjidhje tjetër. Me bagëtitë nuk ka asnjë fitim dhe duhet të sigurojmë bukën.

Kur kishim dalë në një pjesë të pyllit, pamë makinën e çiftit.

Ne u afruam për t’u kërkuar paratë. I gjetëm në momente intime dhe as ne nuk rezistuam dot kur pamë vajzën e zhveshur.

Pasi u morëm lekët, i lidhëm dhe me vajzën kryem marrëdhënie duke e kërcënuar me armë. Pastaj u larguam dhe i lamë të lidhur”, janë shprehur dy të arrestuarit në polici.

Në fakt, në ngjarjen e ndodhur një muaj më parë në pyllin e Semanit të Fierit, fillimisht u raportua se përveç vajzës, u përdhunua edhe i fejuari i saj.

Por, më pasi djali e tërhoqi denoncimin se ishte përdhunuar edhe ai, gjë që mendohet se ka ndodhur për shkak të turpit.

Për këtë arsye, atij nuk iu bë ekspertiza mjeko-ligjore për të parë nëse ishte përdhunuar./b.l

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *