Zbulohen planet e fluturimit të avionëve dhe foto-faktet nga Rinasi: Shqipëria ka thyer embargon kundër Libisë së kolonel Gedafit. Pikërisht kur rregjimi diktatorial ishte në grahmat e fundit në shtator 2011. Raporti i OKB-së, si funksionon skema: MEICO shqiptare e lidhur me sekserë ukrainas, armenë dhe arabë, ndihmohet nga oficerë të korruptuar moldavianë nën mbikqyrjen e serbëve si zakonisht. Korrespodenca: Qeveria e Berishës tenton të mashtrojë fillimisht OKB-në “me ndërrimin e kursit të fluturimit jashtë hapësirës shqiptare”. Pasi zbulohet e vërteta, Tirana i shkruan OKB-së se ka ndodhur… një “gabim njerëzor”!
Përsëri ‘gjeneral’ Imami kapet “rob” me thyerje embargoje të OKB-së ndaj Libisë. Skandalet me armët shqiptare në të katër anët e botës ndoshta nuk përbëjnë më lajm madje as në epokën e post Gerdecit. Por skandali i rradhës është i veçantë, sepse në këtë rast nuk kemi denoncim nga “deputetë të bezdisshëm opozitarë” si Braçe me vandakët me dokumenta sekrete të dikasterit Imami. Nuk kemi denoncim nga “letra higjenike e markës Neë York Times”, as filmime predhash shqiptare në Kongo nga një farë agjensie lajmesh e quajtur Reuters. Madje madje këtë rradhë nuk janë as Ëikileaks-at e zakonshme që u nxjerrin bojën “patriotëve shqiptarë”, që nga dashuria për Atdheun bashkëpunojnë me kontrabandistë famëkeq serbë armësh.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së
Vetë Këshilli i Sigurimit i OKB-së nëpërmjet një paneli ekspertësh ndër më të mirët të fushave përkatëse ka provuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm,me dokumenta, foto, letërpërgjigje zyrtare dhe intervista se Shqipëria ka thyer embargon kundër Libisë së Kolonel Gedafit, pikërisht kur rregjimi diktatorial ishte në grahmat e fundit në shtator 2011. Nëpërmjet firmave fantazmë, dhe sekserëve batakçinj, ukrainas, armenë, arabë nga Emiratet e Bashkuara, me ndihmën e oficerëve të korruptuar moldavianë nën mbikqyerjen e “vellezërve” serbë si zakonisht, Shqipëria e përfaqësuar nga ndërmarrja shtetërore Meico ka eksportuar me avion direkt nga Rinasi në Libi, 800 000 fishekë mitrolozi kundërajror kalibër 12,7X108mm.
Korrespodenca OKB-Qeveri shqiptare
Paneli i ekspertëve të OKB-së përbëhej nga: Salim Raad nën/kolonel libanez koordinator i panelit, eksperti ebre Simon Dilloëay, eksperti rajonal e komunitar anglez Theodore Murphy, ekspertja italiane Giovanna Perry dhe ekspertja franceze e armëve të vogla e të lehta Savannah de Tesseieres.
Ky panel pas muajsh pune të lodhshme, duke shfrytëzuar burime informacioni të hapura e të klasifikuara, duke vizituar vendet problematike përfshirë Shqipërinë (17-19 dhjetor 2012), duke dërguar letra zyrtare autoriteteve armene, ukrainase, arabe, moldaviane e shqiptare ka provuar thyerjen e embargos. Autoriteteve shqiptare si Meico, Ministria e Jashtme, Autoriteti i Aviacionit Civil apo edhe Ministria e Mbrojtjes u janë dërguar dy letra me kërkesë për shpjegime. Autoritetet shqiptare kanë dhënë shpjegime të pjesshme vetëm për njërën nga letrat. Autoritetet shqiptare janë kontaktuar në 30 prill 2012, (tema: thyerje embargoje), më 6 nëntor 2012 për të fiksuar vizitën dhe takimet me autoritetet shqiptare. Këtë korespondencë DITA e zotëron të plotë, për këtë mund të konsultohen faksimilet e dokumentave.
Operacioni për thyerjen e embargos u organizua me pjesëmarrjen dhe dijeninë e autoriteteve të ndryshme shqiptare si edhe me ndihmesën e sekserëve të ndryshëm të huaj. Historia e kësaj thyerja embargoje vijon si më poshtë:
Historia e thyerjes së embargos
Në 10,11 dhe 12 shtator 2011 nga Rinasi në drejtim të Libisë fluturuan tre avionë tip IL 76-TD (kapaciteti reth 45 ton ngarkesë) të prodhimit ish sovjetik. Avionët me ngarkesën me fishekë kundërajrori të prodhimit kinez, sovjetik dhe të Poliçanit i përkisnin kompanisë private armene AYK AVIA. Udhëtimet u kryen me nga një avion në ditë.
Kjo histori thyerjeje embargoje filloi në korrik 2011, kur firma gjysëm shtetërore armene DG Arms Corporation(me lidhje të vjetra me mafien e armatimeve në trekëndëshin Serbi -Mal i Zi – Shqipëri) kontakton Meico-n me ndihmën e sekserëve serbo-sllavë për të blere armatime të tepërta stok të ushtrisë shqiptare. Meico kërkon ndërhyrjen e firmave të tjera shtetërore nga hapësirat ish sovjetike. Në këtë moment shfaqet firma ukrainase UKRINMASH filial i firmës shtetërore ukrainase të armatimeve UKRSPECEXPORT. Kjo firmë me dokumenta rezulton si importuese e këtij municioni kundërajror, por me ndërmjetësinë e firmës armene DG ARMS CORPORATION. Firma ukrainase i bleu municionet me qëllim shitje në favor të firmës private International Golden Group, që ka kontakte solide me autoritetet e sigurisë të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Qeveria shqiptare mashtron edhe OKB-në
Nisja u bë nga Rinasi dhe avioni i parë me numër regjistrimi EK.76599 fluturoi drejt e në Libi duke bërë një ndalim në aeroportin e Zarzis-it në Tunizi. Dy avionët e tjerë bënë të njëjtin udhëtim në ditët në vijim. Më pas këta avionë shkuan në Moldavi (aeroporti i Kishinjaut), ku morrën një ngarkesë me armë,këtë rradhë për në Jerevan, në Armeni. Kjo histori doli në median moldave, dhe kryeministri moldav pushoi nga puna shefin e shtabit të ushtrisë moldave (shtator 2011).
Autoritetet shqiptare në fillim e justifikuan këtë shkelje embargoje,me ndërrimin e kursit të fluturimit të avionëve jashtë hapësirës ajrore shqiptare. Fatmirësisht ekspertët e OKB-së zbuluan planet e fluturimit të avionëve të depozituara pranë autoriteteve shqiptare në Aeroportin Nënë Tereza Tirana, ku shkruhej qartë, që destinacioni final i këtyre avionëve armenë nuk ishin Emiratet e Bashkuara Arabe por Libia.
Pas këtyre fakteve të pakundërshtueshme, autoritete shqiptare u justifikuan me të ashtuquajturin “gabim njerëzor”, si edhe me mungesën e vigjilencës së personave të veçantë për të vepruar në kohë, me qëllim që të pengohej kjo thyerje flagrante e embargos së Kombeve të bashkuara ndaj Libisë.
Autoritete shqiptare zyrtarisht u bënë të ditur përfaqësuesve të OKB-së, që kishin filluar një hetim të brendshëm për këtë shkelje embargoje. Deri tani askush nuk është ndëshkuar për këtë rast të shkeljes së embargos,madje episodi është mbulluar nga terri informativ. Kjo lloj “omertaje” mafioze është aq flagrante saqë edhe deputetët e Komisionit Parlamentar të Sigurisë nuk lejohen të kontrollojnë në “bunkerin” Imami. Një qëndrim i tillë të bën të mendosh se episodi i mësipërm është vetëm maja e ajsbergut të kontrabandës së armëve.
Episode të tjerë dhe anija e çuditshme
Episode të tilla si eksporti i predhave për bazuka kalibër 40mmdrejt Burkina Fasos apo importimi i minave kundër këmbësorisë nga SHIU në shkelje të Konventës së Otavës, ku ka aderuar vite më parë edhe Shqipëria, janë disa nga indiciet, që tregojne pse Ministri Imami, nuk lejon kontrollin civil mbi forcat e armatosura shqiptare. Priten edhe skandale të tjera ende nën hetim nga OKB-ja përsëri në kuadrin e thyerjes së embargos ndaj Libisë. Në këtë rastin e dytë embargoja është thyer me rrugë detare. Anija embargo-thyese është me flamur përsëri të Moldavisë, me pronar shtetas shqiptar, por grekofon minoritar, me ekuipazh të përzierë shqiptar.
Kjo anije ka qenë e përfshirë në procese gjygjësore me doganat shqiptare për kontrabandë me hekur ukrainas, gjë që për koincidencë nuk i është nënshtruar të ashtuquajturës analizë risku, që aplikojnë doganat shqiptare. Normalisht edhe në dy rejset e kësaj anije (korrik dhe shtator 2011) me destinacioni portin e Tarabullus-it (Tripoli) sekserët kanë qenë serbë.
Moldavia shkarkon, Shqipëria e NATO-s, jo!
Moldavia shtet thjesht shtet anëtar i Iniciativës “Partneritet Për Paqe” menjëherë shkarkoi shefin e shtabit të ushtrisë për thyerje embargoje të OKB-së përsëri ndaj Libisë, ndërsa Shqipëria vend anëtar me të drejta të plota i NATO-s nuk ndëshkon askënd për thyerje flagrante të embargos së vendosur nga OKB-ja. Në rastin e Shqipërisë me cinizëm mund të citojmë thënien e Kryeministrit Berisha, kur Shqipëria u pranua në NATO:
THIS IS A MIRACLE. Po, është një mrekulli! Një mrekulli korrupsioni, një mrekulli nëpërkëmbje të dinjitetit të shtetit shqiptar, një mrekulli ku peshku qelbet krejt mrekullisht nga KOKA!

Si eshte e mundur qe Sali Berisha, ky antishqiptar dhe agjent i Serbise, te qendroje ende kryeminister i Shqiperise dhe, pervec tradhtise se embargos, te beje edhe qindra krime te tjera e perseri te mos ndeshkohet nga drejtesia? Pergjigje mund te kete shume, por me kryesorja eshte, sepse ne Shqiperi nuk ka drejtesi te mirefillte
na lodhi ky sali baltovina.
http://www.youtube.com/watch?v=XjyS3lNE2wY
shtet karagjozash o DIta, krimet e ketyre nuk kane te sosur. Keta thyejn embargo vrasine presin dhe rrine ne pushtet, c mund te thuash ne keto kushte?? Depresion total
nuk e di si e mendojne ata djemte dhe vajzat qe kane detyren e prokuroreve dhe hetuesve shqiptare ne kohet e sotme, por denoncime te ketij lloji nuk mund te kalojne ne heshtje.. Nuk e di cfare deshmie duhet tjeter qe ketij vrasesit ordiner S.B. ti jepet ajo qe meriton nga drejtesia shqiptare???
Flm gazetes me trimeresh. Shpresoj se shqiptarët e Kosoves do të zgjohen nga gjumi Gruaja e Sali Berishës me emrin e saj të tredhur në shqip si Liri quhet Slobodanka Bulatović, e bija e oficeres famëkeqe të OZNA-s Milica Bulatović. Ajo nuk ka ndryshuar në emrin e saj, por vetëm e ka përkthyer drejtpërdrejtë nga serbishtja Slobodanka që në shqip do të thotë Liri ose Lirije. Mbiemrin Bulatović nuk e di se si përkthehet në shqip. Tek shqiptarët ka emra të gjinisë mashkullore Lirim, cili kur përkthehet në serbisht do të thotë Slobodan.
Sali Berisha është dhëndër i çetnikëve dhe tërë familjen e ka gjak të pastër serbo-çetnik. Por, Berisha me gruan e tij, Slobodanka, vajzën Argita dhe të birin Shkëlzeni, janë edhe më të zi se serbo-çetnikët. Këta strehojnë kriminelët e Klanit të Zemunit is Damir Fazlić dhe u marrin shqiptarëve edhe bukën e gojës për t’i pasuruar ata kriminelë (të cilët këta i quajnëm miq) që nuk i toleron as Serbia, sepse Klani i Zemunit është organizatë ndërkombëtarërisht e njohur si kriminale dhe terroriste, ndërsa Berisha e financon atë me pasuirinë e qytetarëve shqiptarë.
Sic thashe ne fillim shpresoj se shqiptarët e Shqipërisë do të zgjohen nga gjumi dhe ta kuptojnë se Shqipërinë më mirë do të ishte ta udhëheq Serbia se sa kriminelët e saj. Ndërsa për shumë shqiptarë të Kosovës, të cilët ende kanë simpati për dhëndrin e serbo-çetnikëve, Sali Berishën, tanimë dihet se këta nuk janë të sojit njerëzor.
Nuk e di çka po u duket befasi se Slobodanka Bulatović paguhet nga ambasada greke, kur kjo është has shkinë, madje çetnike, që punon kundër shqiptarëve.
keshtu e beri dhe me embargon e naftes ky. Dhe sekseret jane perhere te njejte: SERBET! Patrioti i b..thes
Edhe Moldavia shkarkon pergjegjesit, ketu ne Shqiperi rrumpalle hesapi. Keta duan prangat brenda 24 oreve nga Sali zgjyra tek mercenari i fundit. Plehra
kjo eshte hera e dyte qe nje qeveri shqiptare me ne krye Berishen thyen embargot e OKB. E para ishte ajo e naftes
Nje fakt,nese ka koh Ardian Thano le ta investigoi.
Individet private jan lejuar te shesin karburante(me shume zona e Shkodres dhe me pak ajo e Kuksit)per te mbuluar kontrabanden shtetrore qe behej me çisternat e trenave,prone shtetrore.Nendrejtori i atehershem i hekurudhave inxhinieri K.Doraci esht pezulluar nga puna sepse nuk pranoi te merrte pjese ne kete loje te ndyre,qe natyrisht e beri ai qe erdhi pas tij.Privatet kan fituar goxha,por ne krahasim me ate qe kan fituar birbot e politikes,ishin therrime.
Nje pike e forte per opoziten,per ta hedhur ne gjygj nderkombetar.
Opozita akuzonte Berishen per thyerjen e embargos,ai e mohonte.Kur dolen ne drite kujtimet e Bullatoviçit qe kompromentoni Berishen i cili e pranoi thyerjen e embargos,opozita heshti.
deshmi e forte. Prite kur ti sulen dhe OKB-se ta quajn marksist-leniniste se na shau carin Sali
Me vjen keq per ju, sepse nuk dini te nuhasni Dollarin….ketu bie ere Dollari….
esht kaatndisur shteti nje cope lecke ne duart e nje katundari nga Vicidoli. Mire qe ben qelbersilleqe pa fund, po ky nuk esht as i zoti ti mbaje sekret
Jeni per te ardhur keq,Dita qe flisni me fjalet me te uleta per Berishen.Mdiej neveri e keqardhje per ju.
Ane moj Ane mos je mesila doda ose argita moj…(e fshire per arsye etike)… qe te ardhka kaq keq per nje agjent serb ? Yyyyyyyy te…. (e fshire per arsye etike)… populli i ndershem suratin .
shum i bukur shkrimi, i pasur me informacion, analize dhe ironi. Bravo gazetarit, zakonsiht lexojm vete mediorkitete
Per shume tradhetira qe i verifikohen Sali Berishes,te gjitha populli i lexon,intelektualet i lexojne,te gjithe ata qe jane kuadro te larte te shtetit dhe te privatit i lexojne ishe presidentet Rexhep dhe Alfred i lexon ata qe e quajne veten opozitare i lexojne me e forta gjithe ajo trupe qe punon ne drejtesi,gjykata e larte ,gjykata kushtetuse e lexojne,edhe çobani ne mal i lexon edhe peshkatari i lexon shkurte i lexojne te gjithe.
Mua dhe shume te tjereve si une na habit fakti dhe bejme pyetjen: More ky Sali Berisha eshte vertete kaq i forte apo ky eshte kukulla dhe te tjeret japin urdhera te prere me ane te gishtit?
Perdorimi i kartes se komunizmit per te vrare,djegur,plaçkitur,rrenuare deri ne palce shqiperine ketij njeriu po ecen permrekulli.
Komunizmi si fjale dashnore e Saliut ne fakt te gjitha ato qe ka shkatrruare dhe po shkaterron shkurt dhe thjeshte eshte djersa e popullit shqiptar ,saliu akoma nuk i ka hyre nje gjemb ne kembe.More ky njeri vrau dhe po vrete,ndau dhe po ndan shqiperine çdo dite.s”ka lene asnje mekanizem shteti ne funksion,more kasaj makine shteterore qe quhet shqiperi tani nuk i punon asnje sistem per ta levizur,te gjithe po heshtin. More Ju drejtohem juve qe dini me shume se mua dhe kini marre pjese ne drejtimin e ketij shteti direkt çfar pergjigje jepni para ketij populli qe juve e kini kthyere ne leter pa vlere .
Duhen lene menjane zgjedhjet dhe te gjitha mbroçkullat politike gjoja, dhe duhet eleminuare Saliu i pari .Ne qofte se nuk del nje njeri qe te mbledhe ate shtet dhe ta fuse ne rrugen e Zotit shqiperija na ka lene amanetet rruge te mesme nuk ka.
Po thuaj se i lexojme te gjitha gazetat dhe ndjejme nje neveri te tejskajshme kur degjojme fjalen politike nga goja e super injoranteve qe tani kohet e fundit jane me shumice dhe pa pike turpi… Shqiperia populli shqiptyar gjithe kombi te therres ne skene nje PEPE shqiptar per ti treguare troç te gjitha bemat atij populli dhe me drejtesine e nje revolucioni ti thote shqiperise ,SHQIPERI.rruge te mesme kote mundoheni si qorri qe kerkon gjeperen ne kashte.
Politika e Mekembesit te Saliut dikur edhe kundershtar vazhdon te punoje nen urdherat e tij se ujku qimen e nderronpor zakonin nuk e harron e mbargon theu doktori embargon theu me urdher te doktorit i biri i tij dhe ministri i tij.Ne kete qeveri genjeshtqre nuk munde te presesh asnje lloj mase pvaresishte se edhe instituconet me te rendesishme nderkombetare shprehen qarte Saliu me banden e tij nuk duan tja dine dhe nuk bejne se nuk dine te bejne llogari se sjellin deme te pa llogaritshmevendit tone por se ata mendojne vetem per xhepat e tyre ,vende te tjera marrin masa te rrepta per te luftuar korrusionin ndersa tek ne asgje si thote nje fjale e popullit nga neri vesh hyne dhe nga veshi tjeter menjehere del sepse kjo qeveri genjeshtare nukmendon kurre per popullin
O SHQIPETAR. PER MUA -SALIUT I JAP DOREN BRAVO I QOFTE. FAJIN SE KA SALIU POR NE O SHQIPETARE. NE JA KEMI DHENE KETE TE DREJTE QE BEN SALIU SI MBRET, SDO TI A DIJE PER ASNJE. ME THONI JU O MILET SI KA MUNDESI QE NUK JANE HAPUR DOSJET E SPIUNAVE TE ENVERIT, CFARE KA QENE SALA NE DIKTATURE KUR MERRESH ME PANTALLONAT KAUBOJS DHE FLOKET E GJATA, E SA E SA TE TJERA KA BERE SALA DHE SE GJEN GJE SE DHE KRAHU I MAJTE ESHTE I NGATERRUAR ME BISNESET E SALES. KESHTU QE SKEMI HAJER AS NGA E DJATHTA ME NJE ANTISHQIPTAR SI SALA AS ME QENT E MAJT QE LEHI DHE NUK TE HAJNE.
MBI TE GJITHA UNE URREJ GRAMOZ RUCIN SEPSE AI I KISHTE NE DORE TE GJITHA DOSJET DHE NUK FLET. AI ESHTE ME I KEQI NGA TE GJITHE QE NUK I NXJERR TE PALARAT NE SHESH DHE KATANDISEMI NE SHQIPTARET SI NJERES PA KARAKTER DHE PA DINJTET.
Tre gjeneralë të lartë janë shkarkuar sa hap e mbyll sytë nga Givola sakati i presidencës. Tre pozicione tejet të ndjeshme e potente si Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, Komandanti i Brigadës së Mbështetjes Rajonale, dhe Komandanti i Forcës Ajrore.
Disa kohë më parë ishte propozuar nga zyrtarë perëndimorë që zgjedhjet e 23 qershorit të siguroheshin nga ushtarë të NATO-s. Dhe natyrisht kjo ishte tepër domethënëse për regjimin e Berishës.
Ushtria shqiptare është pjesë e NATO-s, falë SHBA-s, dhe tani që ky vend po pozicionohet hapur kundër Berishës, nuk përjashtohet mundësia edhe e veprimeve të tjera për të neutralizuar të çmendurin e Ballkanit që kërkon të mbaj pushtetin me çdo kusht.
Natyrisht Berisha i trembet NATO-s, dhe në këtë aspekt edhe ushtrisë sonë. Shkarkimi i tre gjeneralëve të lartë pikërisht tani në prag të zgjedhjeve nuk është rastësi, aspak rastësi, por ka lidhje kryekëput me procesin zgjedhor.
Përgjigjjuni