Shumë populistë të djathtë evropianë bëjnë shpesh komente pro-ruse. Front Nacional në Francë akuzohet se merr kredi nga Rusia në vlera milionëshe. Partia e ekstremit të djathtë në Francë, Fronti Nacional (FN) ka kundërshtuar një raport të medias se ka dashur të marrë hua 40 milionë euro nga një bankë ruse. “Kjo është e sajuar, është çmenduri”, tha kryetarja e partisë Marine Le Pen: “Ne kemi kërkuar nëntë milion euro dhe kemi marrë nëntë milionë euro.”
Front Nacional ka nevojë për mbështetje financiare ndër të tjera për organizimin e një kongresi, që do të zhvillohet në Lion. Fronti Nacional akuzohet prej kohësh se mbështetet me para nga Rusia. Shefi i bankës është një person i besuar i Putinit. Nëntë milionë janë dhënë ndërkohë.
Marine Le Pen flirton me Putinin
Përsa i përket financimit të partisë Front Nacional ndodhet në vështirësi, sepse me sa duket nuk merr më kredi nga bankat franceze. Mbështjetja ruse vjen si me porosi. Sipas deputetit të FN në parlamentin evropian JeanLuc Schaffhauser kredia prej nëntë milionësh është aprovuar, sepse kryetarja e partisë Le Pen ka marrëdhënie të mira me udhëheqësin rus Vladimir Putin.
Marine Le Pen ka kritikuar fort sanksionet evropiane kundër Rusisë. Ajo vazhdimisht thekson në intervista: “Unë e admiroj Putinin” dhe akuzon BE, se po nxit një luftë të re të ftohtë. Le Pen ka kritikuar ashpër edhe qeverinë franceze, për mosfurnizimin e Moskës me një anije ushtarake të porositur për shkakun e krizës së Ukrainës.
Le Pen kritikohet.
“Është shumë e çuditshme, që nga toka mëmë e lirisë, një parti merr financime nga mjedisi i afërt i Putinit, armiku më i madh evropian i lirisë”, thotë Reinhard Bütikofer, eurodeputet i të Gjelbërve, për Deutsche Welle. Putini lufton me të gjitha mjetet vlerat evropiane. “Por që tani armiqtë e lirisë evropiane në Moskë bashkëpunojnë me të djathtët radikalë evropianë, kjo është një cilësi e re”, thotë ai. Sepse në Parlamentin e BEsë jo vetëm Marine Le Pen dhe anëtarë të tjerë të Front Nacional janë bërë avokatë të Putinit, por edhe Nigel Ferage i United Kingdom Independence Party (UKIP) në Britaninë e Madhe. Edhe në partinë “Alternativa për Gjermaninë” ka deputetë, të cilët kanë bërë komente pro-ruse.
Miqtë e Rusisë në Parlamentin Evropian
Nëse më parë zërat pro-rusë gjendeshin kryesisht në partitë e krahut të majtë në Parlamentin Evropian, sipas një studimi të Policy Research Instituts Political Capital në Hungari nga 24 partitë e djathta populiste 15 janë të hapura për Rusinë. Stili nacionalist dhe autoritar i Putiniit nuk gjen admirim vetëm nga Front Nacional. Partia hungareze Jobbik dyshohet të mbështetet nga Kremlini. Ajo është një admiruese e hapur e lojërave të Putinit për pushtet. Referendumi i Krimesë konsiderohet nga anëtarët e partisë si “shembullor”. Në këtë mënyrë edhe minoritetet hungareze në Sllovaki dhe Rumani do të mund të ndryshonin kufijtë, thonë anëtarët e saj.
Pasojat juridike të mundshme
Radikalët e djathtë të Europës nuk e fshehin se duan ta dobësojnë BE. Më këtë qëndrim ata arritën të fitojnë vota në zgjedhjet e fundit evropiane. Skandali për financimin milionësh i vjen Front Nacional në një moment shumë të papërshtatshëm. Në fundjavë Marine Le Pen do të rizgjidhet si kryetare partie. Kredia nga banka ruse mund të ketë edhe pasojë ligjore: Gjykatësit francezë po zhvillojnë hetime për shkak të mundësisë së financimit të paligjshëm të partisë Front Nacional. Ndoshta së shpejti ata do të interesohen të hetojnë edhe për paratë e marra nga Kremlini./DW

Po keshtu bene edhe me hitlerin te djathtet e europes, dhe hitleri ja veshi te gjitheve pa dallim feje, krahine, apo politike. Keshtu do te dndodhe edhe me puntinin, se te arrije atje ku do t’ja beje erupes me keq se hitleri se edhe ai si hitleri urren cdo njeri, dhe per me shume cdo europian
Ky Putini ju ka ngec ne gryk grykesve te ter ruzullit ! Ajo hije e zez qe kurdis kriza e luftra kudo qe te destabilizoj dhe te shkel me kemb cdo popull e ti kthej ne dele per tu pasuruar ne kuriz te tyre ,ka nevoj edhe per nja dy tre Putina qe tju ver fre planeve me te erta per shfrytezimin e eger e te pameshirshem brezave qe vijn ! Hapni syt e shikoni cfar krimesh e gjak qe derdhet mes popujsh per ti sakatuar e renuar qe ti shkelin me kemb e tju marin edhe shpirtin ! Pse vall putini i vuri flaken ter lindjes se mesme ? Nuk me thoni kta kryeministra e presidenta qe dalin e qe zgjidhen kush i financon ? Ata qe nuk i pershtaten qellimit perfundojn ne litar, si Sadam Hysein,te rezatuar si Ugo Caves e te terhequr zvarr si Kadafi e Mubaraku me shok apo si Asadi qe spo e fusin dot ne dor e u mbyt Siria ne gjak! Ktij Putinit akoma spo ja gjejn “ilacin” e ju a prish gjumin ksaj kaste qe po dominon boten e mjer femijt tan kur tja arijn qellimit perfundimtar !Prandaj mir esht qe “medaljen” ta shikosh nga te dy anet per te nxjer konkluzion
@tomsjeri, putini eshte hitler i dyte dhe mos fol si e ema e Zeqos ne maj te thanes
MOS JA FUTNI KOT … NUK ESHTE E DJATHTA FRANCEZE QE MERRE BORXHE …ESHTE MARINE LE PEN QE ESHTE NJE RRACISTE ..NATIONALISTE .. PARTIA E SARKOZIT AS QE JA PERFILL PUTINIT ..PRANDAJ MOS I NGATERRONI GJERAT ..NE FRANCE KA DJATHTAS ..DHE PARTIA NATIONALISTE QE THOTE ..CDO GJE PER FRANCEZET .DHE DON ME I MBYKLLE KUFIJTE …E DJATHTA NE FRANCE ESHTE NJE PARTI DEMOKRATIKE ..LIBERALE ….JO RACISTE ..DHE ASNJEHERE NUK I KA KERKUR LEKE PUTINIT …PERKUNDRAZI E MAJTA SE MAJTES ..PARTIA KOMUNISTE …JEAN LUC MELANCHON ..SOCIAL KOMUNIST ESHTE DAKORD QE FRANCA TI JAI 2 ANIJET E LUFTES QE PO NDERTOHEN ..POR HOLLANDE NUK ESHTE DAKORD SE I QUAN PUSHTUES NE UKRAINE … I QUAN TE PA DREJTE QE E BENE RREMUJE UKRAINEN ???? JA REALITETI ..