Vargjet e Arben Dukës

anazapta

Tash sharra në gozhdë
Ka mbetur në Fier

Thonë se një votim
Na nxjerr nga kjo gropë
Edhe na vërvit
Drejt e në Evropë

Po ja që kjo punë
S’qenka kaq e thjeshtë
Se s’voton PS-ja
Hiç në këtë vjeshtë

Jo ligje të reja –
me logjikë ne themi
Gjersa nuk zbatohen
Ligjet që i kemi

Këtu dhjetëra herë
Shumë ligje janë dhier
Tash sharra në gozhdë
Ka mbetur në Fier

Ka mbetur në Fier
Ka mbetur në Qark
Votës së qytetit
I ngrit’ Sala çark

Janë dy kryetarë
Njërin e votuan
Atë që poll’ Sala
Gjyqet ja rrëzuan

Prefekti Robert
I partisë së Metës
Doli shumë i sertë
Kundër së vërtetës

Unë e njoh Prefektin
Sot e njëzet vjet
Ka qenë i pavarur
Gjithmonë në pushtet

Ka qenë i pavarur
në kohë më të ligë
Duket ja kanë futur
Keq koqet në bigë

Kësaj rradhe qartë
PS-ja u thotë
Po s’zbatuat ligjin
Kot kërkoni votë

Uroj që të rrini
fort te ky qëndrim
Po qe për gënjeshtra
S’duam “integrim”

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *