Dy fjalë Ilir Hoxhës

redaktor

Dërguar me sms
në numrin e redaksisë

M’u rrënqeth mishi kur lexova artikullin tënd o Ilir. Unë që po të shkruaj mbase më ke harruar… po ta kujtoj unë, jemi rritur në një sistem, kemi kaluar pushime ndoshta në të njëjtin vend në fëmijëri. Desha të të jap një këshillë, ti në daç dëgjoje, në daç jo. Isha dikur shoqja e motrës tënde. Po si nuk u erdhi pak mëshirë kur merrnit vesh që ne na zhduknin çdo natë nëpër gërxhe pa lejuar që mos mblidhnim as leckat e trupit, nëpër këneta e moçale, larg familjarëve e njerëzve të dashur? Si nuk u kujtuat për ne që u rritëm bashkë për vite e vite? 17 vjet më groposët atje ku kisha vetëm të drejtë të shoh diellin e hënën. Si bën vaki që tani ti ngre zërin e mbron atë që vrau njerëz, ndjenja, jetë, mijëra, mijëra djem e vajza si unë? Bën mirë të heshtësh, dhe mos u duk para nesh. Ne jemi shumë tolerantë me familjen tuaj, por as tani ju nuk respektoni, bëheni agresiv e nervoz me një ambasador që tregon të vërtetën e babait tuaj. Ule zërin, më mirë rri në qoshe dhe ha një copë bukë se dhe atë e ke tepër. Nga Zana Bekteshi.

Share This Article
2 Comments
  • Megjithatë babai juaj (S. Bekteshi) filloi ti servilosej me të madhe pushtetit të ri dhe ishte në cdo mbledhje e tubim ushtarakësh përkrah zhulalit tuaj të dashur!!??? Pse të kujtohej ilir hoxha kur ai nuk dinte asgjë nga piruetat e prindit tuaj? Mos kërce sepse edhe kur saliu vrau e preu gjatë pushtetit të tij nuk u ndjetë gjëkundi kundër tij përkundrazi…? Eh moj zana…ka shumë zanati..!?

  • ??? !!! ??? !!! Megjithatë babai juaj (S. Bekteshi) filloi ti servilosej me të madhe pushtetit të ri dhe ishte në cdo mbledhje e tubim ushtarakësh përkrah zhulalit tuaj të dashur!!??? Pse të kujtohej ilir hoxha kur ai nuk dinte asgjë nga piruetat e prindit tuaj? Mos kërce sepse edhe kur saliu vrau e preu gjatë pushtetit të tij nuk u ndjetë gjëkundi kundër tij përkundrazi…? Eh moj zana…ka shumë zanati..!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *