Itali, 11 të vdekur nga vaksina kundër gripit

Dita

 Mjekët në Itali kanë dhënë alarmin se si pasojë e përdorimit të vaksinave kundër gripit, është rritur në 11 numri i të vdekurve, që dyshohet të kenë vdekur nga ky medikament.

Agjencia e Farmacistëve Italianë ka vendosur përdorimin e vaksinës ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion një linjë emergjente ku mund të merret informacion për rastet e dyshimta.

Prokuroritë e Sienas dhe Pratos kanë hapur hetime në lidhje me rastet e vdekjeve në këto qytete. Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Konsumatorit ka bërë kërkesë në prokurori që të nxjerrë paralajmërim për ndalimin e fushatës për vaksinim nga Ministria e Shëndetësisë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *