Fier, 2 përdhunuesit mbrohen për përdhunimin

Dita

Endri Goga dhe Shaban Skeja kanë pranuar para Policisë së Fierit përdhunimin e çiftit të të fejuarve dhe grabitjen e tyre në pyllin e Semanit, duke nxjerrë si alibi epshin seksual dhe jo hakmarrjen për përplasjen fizike që patën pak jave më parë me të dëmtuarin V. M., 28 vjeç në qytet. Burime zyrtare thanë se të rinjtë që punonin si barinj pasi kishin zbritur me familjet në Seman nga rrethi i Dibrës, janë përpjekur të lehtësojnë pozitat e tyre, megjithëse nuk i mohuan akuzat e rënda. Ata rrezikojnë jo më pak se 20 vite burgim për përdhunim dhe grabitje. Madje ata kanë mohuar përdhunimin e të riut, por pohuan vetëm abuzimin me vajzën, pasi e panë të zhveshur dhe nuk rezistuan dot. Goga dhe Skeja pretenduan se kanë pasur qëllim grabitjen e çiftit, të cilit i kanë marrë 10 mijë lekë, por më pas u joshën nga lakuriqësia e 30-vjeçares. Pozita e tyre lehtësohet sipas policisë, pasi 28-vjeçari V. M., është tërhequr nga denoncimi për abuzim seksual edhe me të, duke refuzuar edhe ekspertizën mjeko-ligjore, kurse vajza i ka qëndruar denoncimit të saj. Gjithsesi burime zyrtare konfirmuan se pak javë më parë mes Gogës dhe 28-vjeçarit ka pasur përplasje fizike, ndaj nuk përjashtohet hakmarrja.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *