Dëshiron me çdo kusht të na hidhërojë

redaktor

Letër e nënshkruar

Preng Pjetri Lezhë.

 

Thënia proverbale e popullit “të vret natën dhe të vajton ditën” i shkon për shtat si kostumi dhëndërr Sali Berishës. Ndofta mund të jetë njeriu më i çuditshëm në rruzullin tokësor! Ose ndofta duhet diagnostikuar si njeri i sëmurë psikik ndryshe s’mund të jetë. Po si vallë e mori guximin dhe kurajon ky zotëri të shkojë tek busti i dëshmorit legjendar. Me ç’moral Sali Berisha vajti te busti i atij kollosi Adem Jasharit që vetë e burgosi në kohën kur pati pushtetin?!

Si ia bëri zemra, si ia tha mendja të ironizojë Legjendën me lulet ë vetëm lule nuk mund të quhen?! Ndofta mund të ketë mbishkrimin ajo palo kurorë “Unë të burgosa unë të nderoj SB. Jam penduar”.

Ja pra ku ka arritur pafytyrësia e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit tonë. Tenton të na hedhë hi syve në mes të ditës. Dëshiron me çdo kusht të na hidhërojë në ditët më të lavdishme. Tenton të na ndajë në çastet më solemne për popullin dhe Shqipërinë. Ky njeri është ogurziu i kombit tamam, “MALA GATA”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *