Durrës, arrestohet 24-vjeçari që goditi efektivin e policisë rrugore

Dita

Një efektiv i policisë rrugore është goditur për shkak të detyrës në qytetin e Durrësit. Gëzim Guza është goditur nga një 24-vjeçar, pasi nuk ka pranuar gjobën e vënë.

Pasi ka ushtruar dhunë ndaj efektivit të policisë, 24-vjeçari Denis Grabovari është larguar me automjetin e tij. Ngarja ka ndodhur pranë Pallatit të Sportit në qytetin bregdetar.

Vetëm disa minuta më vonë patrulat e policisë kanë mundur të arrestojnë 24-vjeçarin në zonën e ish-kënetës, ndërsa nuk ka bërë rezistencë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *